• |
ide | kryesore

Shtimi i rasteve me COVID-19 kërcënim për zgjedhjet? Meta tregon nëse do të ketë shtyrje të datës

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta hodhi poshtë mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve të 25 prillit, pas pyetjes që iu drejtua nga gazetarët lidhur me një skenar të mundshëm të rritjes së shifrave dhe viktimave nga pandemia COVID-19.

Ai theksoi se qytetarët prej kohësh po e presin momentin e zgjedhjeve.

Po afrohemi drejt fushatës elektorale. A mund të jetë një alternativë shtyrja e datës së zgjedhjeve nëse pandemia përkeqësohet?

Meta: Nuk ka asnjë shans dhe asnjë skenar për të rishikuar datën e zgjedhjeve. Pasi Shqipëria ka pasur nevojë ulëritëse për zgjedhje prej kohësh. 25 Prilli është vendosur pas konsultimeve me konsensus. Shqiptarëve iu duket data e zgjedhjeve shumë larg prej kohësh.

Dekriminalizimi, thirrjet e ambasadores amerikane Yuri Kim

Meta: Fakti që ne kemi miratuar një ligj për dekriminalizimin, tregon që është një problem shumë serioz. Sekush i ka promovuar dhe se kush i merr në mbrojtje kjo dihet. Unë u bëj thirrje të gjitha forcave politike të distancohen nga personat që kanë pasur probleme me dekriminalizimin, të promovojnë sa më shumë figura të reja dhe me integritet. Populli shqiptar do të jetë shumë i qartë për ti ndëshkuar me votën e tij të gjitha që do të marrin në mbrojtje persona të tillë, direkt ose indirekt, për disa vota më shumë. Ndëshkimi do të jetë shumë i rëndë, jam i sigurt, me një votë mbarëpopullore, pasi unë jam tepër besimplotë se 25 prilli do të jetë një referendum edhe për ringritjen morale, institucionale, dhe ligjore të vendit.

Nëse mazhoranca rikonfirmohet. A ka rrugë bashkëpunimi mes Ilir Metës dhe mazhorancës?

Meta: Besoj se kam qenë dhe jam tepër i qartë se 25 Prilli do të jetë një referendum i qartë i mbarë popullit për të ardhmen e tij evropiane, dhe unë jam shumë besimoplotë për këtë. Shqipëria ka humbur shumë vite, nuk ka për të humbur më asnjë sekondë. Treni i integrimit është nisur dhe mjer ai që i del përpara, nuk ndalet më jo në 25 prill por edhe pas 25 prillit.  Është koha që të mos humbasim asnjë sekondë, dhe kjo fillon nga mbajtja e zgjedhjet të lira dhe të ndershme. Jam i bindur që shqiptarët janë bindur te fuqia e votës së tyre, do dinë të gjithë ta mbrojnë dhe të tregojnë që janë qytetarë të denjë shqiptarë dhe evropianë.



2 Comments

  1. Po të shikohet me kujdes intervista e Nanos, ai ka qenë mjaft luajal me atë pjesë të politikës shqiptare që sot të paktën në dukje është në krye. Nuk e sulmoi Lulzim Bashën, as Monika Kryemadhin, e nuk se bëri ndonjë hosana për Edi Ramën.

    Ai thjesht ishte mjaft kritik ndaj Sali Berishës, si dhe e “trashi” me Ilir Metën. Berisha, nëse është larguar, nuk ka përse mos e priste, kurse Meta nga ana tjetër me Fatos Nanon kështu ka qenë gjithmonë herë grurë e herë breshër.

    Atëherë përse është sulmuar aq shumë Nano nga qarqe pranë Presidentit dhe liderit historik të PD-së? Çfarë prisnin ata nga Nano sot? Në vitin 2006, 2007, 2009 dhe 2011, Fatos Nano ishte në pozicion kritik me Edi Ramën, pozicion që dukshëm i leverdiste si Sali Berishës ashtu edhe Ilir Metës.

    I leverdisi në fushatën elektorale të vitit 2007 për bashkinë e Tiranës, i leverdiste në vitin 2009, për zgjedhjet parlamentare dhe në 2011-n për bashkinë e Tiranës, kur për herë të parë u bë një bashkim i madh forcash kundër Edi Ramës: 3 kundër një njeriu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *