• |
ide | kryesore

Tabaku: Rama shpall ndërtimet imagjjnare të porteve dhe aeroporteve sa herë dështon

-Instant, Lajme, Të fundit



“Rama nuk ka nje bilanc te qeverisjes, pas 8 vite deshtimesh ai ka dalë nëpër Shqipëri duke sulmuar opozitën. Sepse ky është dhe plani i vetëm që ka. Sa herë dështon Rama shpall ndërtimet imagjjnare të porteve dhe aeroporteve”.

Kështu deklaron ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku teksa i përgjigjet sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj programit ekonomik të PD.

Tabaku thekson se pas çdo dështimi Rama nis të sulmojë planin e PD. “Ndërkohë angazhimet tona janë konkrete dhe të realizueshme. Ne do t’i ofrojmë 650.000 pensionistëve jo më lëmoshën Rama, por një pension dinjitoz dhe mbi të gjitha një rritje të pensioneve çdo vit minimalisht 5%. Do t’i rrisim pagat për arsimin me 60% dhe nga kjo politikë do të preken së paku 36 mijë arsimtarë. Do të rrisim pagat e 4500 mjekëve në 1200 euro ndërkohë që pagat e 14 mijë infermierëve do t’i çojmë në 700 euro”, shkruan Tabaku.

Ajo deklaron më tej se “ne jemi angazhuar se do të marrim vendime të vështira dhe do të zhbëjmë abuzimet 8-vjeçare korruptive me kosto për buxhetin e shtetit. Janë milionat e eurove korruptive që gjenden në buxhet dhe keqpërdoren nga qeveria”.

Shqipëria fiton kur shqiptarët jetojnë më mirë, kur buxheti i shtetit nuk vidhet. Edi Rama humbet kur praktikat korruptive që i kushtojnë shqiptarëve 7.2 mld euro do t’i rikthehet familjeve të shqiptarëve. Prandaj në 25 prill shqiptarët do të votojnë për një Shqipëri që Fiton”, deklaron Tabaku.



5 Comments

  1. Huqi del me shpirtin . I gjati ine po riciklon genjeshtrat e disa viteve me pare . Me sa duket edhe genjeshtrat i kane mbaruar . Koha qe te ngopesh njerez me lugen bosh mbaroi , biles me sakt koha jote dhe e propagandes tende te peshtire mbaroi . Koha jote eshte bitisur me vakt , i vetmi qe se ka kuptuar apo qe nuk do ta kuptoje je ti o i gjati ine , Vetem meshirimimi ka ngel per monstra si ty o i gjati ine .
    Largimi yt eshte domosdoshmeri por kurrsesi zgjidhja perfundimtare .

  2. .. perse nuk flisni per betonin qe po pushton e shkaterron Tiranen ?
    Perse nuk permendni emrat e pronareve te medias qe po zene cdo hapesire te mbetur ne Tirane me kulla deri ne rruget e mbi rruget e qendres ??
    A e dini sa po vdesin nga kancerat si pasoje e ndotjes cdo dite ? – me shume se nga covidi
    Cfaj kane femijet e shkrete qe jetojne ne shkolla te rrethuara nga bare pijanecesh e ty makinadh ??
    Apo nuk jua shohin syte keto se merrni haracin dhe ju ?

  3. .. perse nuk flisni per betonin qe po pushton e shkaterron Tiranen ?
    Perse nuk permendni emrat e pronareve te medias qe po zene cdo hapesire te mbetur ne Tirane me kulla deri ne rruget e mbi rruget e qendres ??
    A e dini sa po vdesin nga kancerat si pasoje e ndotjes cdo dite ? – me shume se nga covidi
    Cfaj kane femijet e shkrete qe jetojne ne shkolla te rrethuara nga bare pijanecesh e tym e bloze makinash ??
    Apo nuk jua shohin syte keto se merrni haracin dhe ju ?

    1. Voto lalin ti qe jep leje per kulla e beton, dhe ta ka fajin Jorida. Ta ka permend me emer e mbiemer firmen Fusha per te cilin per here te pare ne histori te shtetit u be ligj per lete firme qe ti jepej per “te ndertuar teatrin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *