• |
ide | kryesore

Yjet e Hollywood që u transformuan për hir të rolit

-Instant, Paparazzi, Slider



Famë, para dhe shumë admirues; duket si puna e ëndrrave, por në të vërtetë aktrimi kërkon përpos talentit, edhe shumë mund e sakrificë. Charlize Theron-it iu desh të shtonte afro 23 kilogramë për të luajtur rolin e një mamaje me tre fëmijë, e ndërsa Matthew McConaughey mori 21 kilogramë plus për rolin e tij në filmin “Gold”. Lidhur me sekretet e shtimit në peshë, për hir të një projekti kinematografik hollywood-ian, të shumtë kanë qenë artistët, të cilët kanë rrëfyer dietën e pazakontë ushqimore që kanë ndjekur.

Kështu, George Clooney tregon se për pjesëmarrjen e tij në filmin “Syriana” iu desh të konsumonte 9 vakte në ditë. Jared Leto, për të luajtur rolin e Mark David Chapman-it, vrasësin e John Lennon-it, në filmn “Chapter 27” piu sistematikisht një përzierje të padëgjuar lëngjesh: akullore e shkrirë, vaj ulliri dhe salcë soje. Nga ana tjetër, aktori irlandez Colin Farrell, në “The Lobster” konsumoi rreth 4 mijë kalori për vakt. Saktësisht, që në orën 10 të mëngjesit hante 2 hamburgerë me djathë, patate të skuqura, Coca-Cola, 2 feta tortë me çokollatë.  Hilary Swank, për performancën në “Million Dollar Baby” konsumonte ushqim çdo një orë e gjysmë, ku ndër të tjera pinte të bardhën e 8-12 vezëve.

Një artikull i BrightSide tregon ndryshimet që aktorët kanë pësuar, për t’iu përshtatur roleve specifike

Rooney Mara në filmin “The Girl with the Dragon Tattoo”

Nicole Kidman në filmin “The Hours”

Tom Cruise në filmin “Tropic Thunder”

Matthew McConaughey në filmin “Gold”

Ben Kingsley në filmin “Gandhi”

John Travolta në filmin “Hairspray”

Charlize Theron në filmin “Tully”

Renée Zellweger në filmin “Judy”

Tom Hardy në filmin “Capone”

Steve Carell në filmin “Foxcatcher”

Demi Moore në filmin “G.I. Jane”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *