• |
ide | kryesore

Basha në instagram duke gatuar/ Kujt i duhet imazhi i burrit të mirë?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ndonëse në imazhet e shfaqura në Instagram, Lulzim Basha dëgjohet duke i thënë bashkëshortes “Mos e hidh në instagram”, duket qartë se pamjet e tij në kuzhinën e vilës duke gatuar një të shtunë për familjarët e vet, janë një operacion i kalkuluar marketingu. Së pari, kjo “rrjedhje e padëshiruar” në rrjetet sociale po bëhet në prag të fushatës elektorale. Së dyti, ky nuk është rasti i vetëm që lideri i opozitës shfaqet me profilin e një babai dhe burri shembullor.

Lexo më tej:

Basha shfaqet ndryshe, në kuzhinë duke gatuar: Mos na e hidh në Instagram (VIDEO)

Për vitin e ri ai ai uroi me një foto përkrah vajzave dhe Aurelës duke mbajtur në sfond bredhin e zbukuruar të krishtlindjeve. Më pas u shfaq me një foto në në kravetain e së bijës duke i lexuar përralla përpara gjumit. Dhe tani së fundi me një video në instagram duke gatuar.

Résultat de recherche d'images pour "basha me vajzat"Résultat de recherche d'images pour "basha krevat"

Pra nuk është aspak rastësi, por një këmbëngulje që tenton ti veshi Bashës imazhin e një familjari shembullor.

Nga këndvështrimi i teorive të marketingut politik gjithçka duket si një taktikë e huazuar nga librat shkollorë të strategëve të fushatave elektorale. Kandidatit, për të fituar zgjedhjet, për ta bërë më të pranueshëm për publikun, i skicohet pamja e një lideri familjar, të butë, të pranueshëm që mund të futet kollaj në vatrën e shtëpisë së gjithkujt. Në këtë kuptim nuk është çudi që kjo të jetë një shpikje e këshilltarëve të tij izraelitë.

Por, problemi me Bashën është se imazhi i tij nuk mund të rindërtohet me skema të gatshme të përzgjedhura nga manualet e fushatave, por me realitetin shqiptar dhe me anti propagandën që kanë përgatitur kundërshtarët e tij.

Në këtë kuptim, nëse rivalët e pikturojnë si një njeri që “fle më shumë sesa punon” nuk dihet se sa produktive është fotoja në krevat duke i lexuar përralla të bijës.

Nëse kritikët brenda PD e akuzojnë se mendon më shumë për interesat e familjes së vet biologjike, sesa për ato të asaj politike, fotoja duke u përpjekur për të ushqyer të vetët në rastin me te mire pa efekt.

Pra, nëse ka një gjë ku Basha nuk ka nevojë për ndihmën e strategëve të marketingut politik, ajo është ndërtimi i portretit të tij prej babai shembullor dhe familjari model.

Résultat de recherche d'images pour "basha vajzat" Résultat de recherche d'images pour "basha vajzat"

Promblemet e tij në perceptimin publik janë se sa forcë ka për ti qëndruar vendimeve që merr, sa i vendosur është për të luftuar me kundërshtarët, se sa mund ti rrezistojë presionit të oligarkëve, sot në opozitë dhe nesër nëse fiton zgjedhjet.

Prandaj, për ti shërbyer imazhit që i duhet në zgjedhje, ai ka pak nevojë për tu dukur burrë i mirë, përpara urgjencës për tu shfaqur si lideri i fortë.

Fjala nuk është për tu shfaqur si Berisha duke thyer rekorde noti apo duke ngjitur maja malesh, as në palestër duke ngritur pesha, apo duke vrapuar maratonë, por ama një gjë kuptohet lehtë, ai nuk ka më nevojë për foto mbi krevat dhe pranë tiganit.

©Lapsi.al



39 Comments

  1. KUR NUK JANE NE PUSHTET TE GJITHE BEJNE BURRIN GRUA
    KUR VIJNE NE PUSHTET KTHEHEN NE PERBINDSHA
    NUK ESHTE FAJI I TYRE , ESHTE FAJI I SISTEMIT QE I JEP PUSHTET TE PAKUFIJSHEM .
    NDRYSHONI SISTEMIN DHE GJITHÇKA QE DOBSON FORCEN QE I KTHEN NE PERBINDESHA
    HIQUNI PUSHTETIN QE I KTHEN NE SUNDUES
    NESE DUAM PROSPERITET DUHET TI JAPIM FORCEN E NJE DREJTUESI DHE MENAXHERI TE MIRE.

  2. Mendimi im qe e kam shprehur dhe here tjeter eshte qe PD-ja ka probleme me grate ne aspektin elektoral.
    Keto lloj pamjesh terheqin publikun femeror qe per te qene te sinqerte ne Shqiperi si kudo pergjithesisht nuk ka as interesin me te vogel per politiken ne kuptim te programeve apo te ndjekjes te zhvillimeve te perditshme sic bejne burrat. Gjithashtu ka ik prej kohesh ajo kohe kur grate votonin si burrat keshtu qe duhen targetuar ne menyre specifike. E vetmja gje qe i terheq vemendjen jane keto karlliqe qe Rama me Veliajn kane kohe qe i bejne me shume sukses ne fakt.

    1. E kuptoj komentin tend.. por te pakten femijet ti kursente. Dihet shume mire se kundershtaret e tu do te shfrytezojne cdo ‘ gabim ‘ tendin kunder teje. Dhe ky rrocka po i nxjerr vete femijet ( me pamje ) ne tregun e poshter politiko-mediatik. . Neser nuk do te kete te drejte te thote se po perdorni femijet e mi per te me sulmuar. Eshte njesoj si puna e atyre VIPAVE te rrjeteve sociale qe perfitojne sa munden nga jeta private qe e shpalosin vete ne internet , dhe kur ndjeksit fillojne dhe i shajne , fillojne bejne te ‘ indinjuarin’ sepse gjoja po ju preket privatesia , po ju shkaterrohet jeta etje etj .
      Une mendoj se eshte nje veprim mediatik jo i menduar mire.

    2. Shko mer kar me kshu karlliqesh. Duke bere sikur po gatuar veze do e mundi te gjatin ky? Pale ka veshur dhe kepuce ne kuzhine. Pallosh komplet ?

  3. Nje gjoja politikan qe do te na mbushe mendjen se eshte burre i mire. Lulushi e beri PD si nje OJQ, ben pazare per interesa personale. PD nuk eshte me PD ne saje te Sali Berishes dhe te kukulles se tij Lulzim Basha.

  4. I vertete konstatimi, ngjan me shume si nje organizim i llogaritur.
    Basha nuk duhet te marre e te zbatoje plotesisht keshillat dhe sugjerimet qe i vijne nga pr dhe marketingu qe me shume gjase i pershtaten ndonje realiteti europian dhe stonojne me ate tonin.

    Kur Shqiptareve nuk u ka bere pershtypje Rama qe i ka rrahur e dhunuar te gjitha grate qe ka pas vetem sepse nuk u dukej veper arti muti qe bente ne mes te tavolines, nuk besoj se do u interesoje a eshte njeri familjar Basha apo jo.

    Edhe pse jep nje fryme normaliteti, ka shum pak kohe deri ne zgjedhje dhe duhet te fokusohet dhe ti shpenzoje energjite te gjerat qe jan probleme thelbesore per vendin e te zhbeje mjegullnajen e propagandes.

  5. Eshte e vertete qe kjo video e Bashes te nxit nje buzeqeshje per naivitetin e mesazhit qe kerkon te percjelle, por mos te behemi hipokrite dhe mos te harrojme qe ne keto tete vjet ne jemi qeverisur dhe qeverisemi vetem me video te tilla, shume here me te shemtuara, te servirura ne te gjitha menyrat nga propaganda e pushtetit,

  6. Eshte pak a shume e njejta skene me ate te Ramazonit ne Vlore ku hyri ne lokal duke gatuar. SI duket kush ka mbaruar kursin e e Sorros shtirjen dhe propaganden e paska si lende kryesore

  7. Ky lul koqja se kupton qe sa me shume nxjerr keshtu fotosh aq me toc kuklle del. E nisi me sheget e teta veres pastaj gjoja lexon libra tani gjasme guzhinier qe tna pelqej ne. Ik o kar ik. Pallosh

  8. Lulzim po me the ne cilen shtepi po gatuan do te jap voten
    Te shpia ne lalz?
    Te shpia te rolling hills?
    Apo te shpia te stadiumi?

    Bythqir

  9. Një sfaçiate e vërtetë nga sorroisti i PD. Ndyresite qe mund te shohësh tek video dhe fotot e këtij njeriu te shtirë jane:

    – Perdorimi i familjareve të vet per axhendën e tij politike.
    – Fotografimi i fëmijve ne ambiente dhe momente private.
    – Përdorimi i praktikave fallco dhe te qelbura per retushimin e imazhit të tij, alla-perendimorshe.
    – Reklamimi si vlerë i fallcitetit dhe hipokrizise ne publikun e gjere.
    – Moskokëçarje totale ndaj problemeve te mprehta të vendit (ka kohe edhe te gatuaj lideri yne)
    – Karshillëk injorues ndaj varfërisë totale të popullit.
    – Shkëputje nga realiteti ….
    Etj etj etj ….

    Nëse Berisha e nisi shkatërrimin e PD, ky njeri e palloi fare opozitën.

    P.S. O Luli, fatkeqësia jote është se je shume robotik, nuk ke ndjenjë njerëzore, je fallco. Nuk mund t’i gënjesh dot njerzit ne planin ndjesor, ata instinktivisht të vlerësojnë sa njeri je, sa zemër ke.
    Por Zoti te ndihmoftë!!

  10. Po si e doni k.m e doni tu qeveris me projekte 3 d e, PPP ,me deputet e kryetar bashkish me precedent penal , me nje shqiperi te mbushur nga jugu ne veri me kanabis ,me 2 ministra te brendeshm te lidhur me lloi lloi trafikandsh te vertetuar e shkarkuar, per nje k.m qe ka ber nje politik anti kombetare me largimin e rinis ?APO LULZIM BASHA QE SHFAQET NE NJE VIDJO DUKE GATUAR . QENKA E KEQA

  11. Ky eshte njeriu i duhur i Shqiperise Europiane. Kemi nevoje per nje karakter te tille ne drejtimin e vendit. Mjaft me me figura te fortesh qe na i vjedhin parate tona dhe te ardhmen tone. Kam besim te plote se Berisha ka projektuar njeriun e duhur per kohet qe na presin perpara, kryesisht aftesia per pershtatjen me familjen europiane dhe NATO.

      1. O Ad mos fry syte, po kerkoi llogari per milionet e eurove PPP a 20 milion euro Km i asfaltit te gjatit. Apo ne kete rast syte jane te cfryra?!

  12. Bëhet ‘i gjallë’ Basha: Unë do të sjell shpresën bashkë me Xhelal Mziun, Vokshin, Palokën, Flamur Nokën dhe…O Shpellkare lexoni stalinin me emer dhe pa emer si ja lepin loqet dhe bythen lulzimes qe gatuan me kepuce llustrafin per ta kuptuar sa fallco dhe i sforcuar eshte ky kopili politik i Dobicit salih karaxhic berisha

  13. Po normale qe i prisja keto gabime nga PR i gabuar si Desada Metaj, kjo eshte mendja qe e keshillon kete idiot mashkull kur fare thjesht mund te sillet si burre qe kupton halle e shqiptareve dhe jo si dikush qe perpiqet ti pelqeje Desades. Ka qene dhe zenvendesja e Fevzos kjo, ja paskan lene si dobic ne dere qe te humbe pike pamfleti.net/bledi-mane-zbulon-skandalin-ne-universitet-kurvllek-dhe-budallallek-desada-metaj-dhe-vajza-e-fahri-balliut-pedagoge

  14. Bravo Basha prij drejt fitores. Shembe kete felliqesi qe ka zene jeten e shqiptareve . Beje kete popull te buzeqeshe. Mos u the para krimin dhe propagandes. Me cdo mjet. Ktheju njerezve dinjitetin qe u ka neperkembur kjo tufe hijenash.

  15. O zot deri ku arrin marrëzia paragjykuese shqiptare.
    Të përgojosh një politikan se bën një jetë normale familjare.
    Dhe pse ?
    Sepse kundërshtari politik i tij, një horr i pamoralshëm do ta komentojë me gjuhën e tij të ndyrë se “Luli fle”
    E pra meqë si kryeministër kemi një harbut e një burrë të dhunshëm ndaj grave, që mezi krijoi familje në moshën 50, vjeç, ede kjo jo një familje normale, qenka mëkat i madh që familja Basha paska publikuar disa foto që e tregojnë modelin e një familje normale
    Kësaj i thonë ti trembesh normalitetit e ti bësh propogandë anormalitetit.
    Dhe për ta bërë edhe më të dyshimtë këtë anormalitet, aludohet se qenkan izraelitët që e paskan marë më qafë Bashën që ta bëjë këtë për fushatë elektorale.
    Sa për kujjtesë, izraelitët janë kombi që ndonëse historia i shpërndahu në gjithë botën, është pikërisht bulza kompakte e shoqërisë njerëzore, familja, që ata e respektojnë aq shumë, që i bëri të rindërtojnë një shtet të fuqishëm të niveleve të larta kulturore dhe ekonomike.

    1. Po dhe ti me kete komentin tend , nuk po e paragjykon ate ‘horrin e pamoralshem ‘ ?
      Kushe eshte ‘normaliteti’ per ty ? Mos je gje ‘ruajtesi njesise matese’ te ‘normalitetit’ ?
      Sa per Izraelitet… ata mund te jene te sukseshem ne fushatat elektorale ne USA dhe Izrael.. por ne Shqiperi po deshtojne dita dites. Nese ke marre persiper organizimin dhe propaganden e nje fushate elektorale , duhet te kuptosh ne filim mentalitetin e popullit ( votuesve) . Ajo gje qe funksjonon ne USA ose Izrael nuk funksjonon ketu tek ne.

      1. Normat e moralit janë të njohura për të gjithë kurse për politianët këto norma duhet tjenë dyfish më të larta.
        1- Një qytetar edhe nëse del nudo në ambient publik, e shumta mund të qeshet me te, por një kryeministër apo kryetar bashkie të cilit i publikohen fotot nudo në media, mund të votohet vetëm nga njerëz pa moral.
        2- Një qytetari edhe mund ti lejohet të bëjë shakara të trasha e batuta ordinere, po një kryeministër që komunikon me të gjithë me fjalor të ndyrë e banal e me arrogancë me të gjithë , kjo i kalon caqet e normalitetit.
        3- Ju ndodh në jetë shumë njerëzve që të bëjnë zgjedhje të gabuara bashkëshortore e të ndahen për të krijuar një familje të re. Por përse shqiptarët duheshka të zgjedhin për kryeministër një njeri që ka ndruar 5 gra e nuk ka qenë i aftë të “qeverisë” një familje normale ?
        Kur dikush nuk është i aftë të qeverisë një familje, si mund të qeverisë një shtet ?
        4- Mund ti ndodhë gjithkujt që të krijojë shoqëri me njerëz me të kaluar kriminale, pa e ditur se me kë ke të bësh, por nuk mund ti lejohet kursesi një lideri të lartë shtetëror që të angazhojë në politikë e qeveri të tillë persona, pasi i kanë të gjitha mundësitë për ti kontrolluar të kaluarën e tyre.
        5- Do të më dilte një listë e gjatë e gënjeshtrave që i janë verifikuar Ramës, që nga premtimet elektorale, e deri tek trajtimi i pandemisë.
        Kudo në botën e qytetëruar demokratike, një kryeministri që i del në publik qoftë edhe një gënjeshtër, jep dorheqje.
        6- Në raportin Rama – Basha, nëse flitet për sjellje normale e familje normale, nuk ka vënd për ta cilësuar si “paragjykim” kontrastin e madh midis tyre.
        7- Për një lider shtetëror që shkel normat e moralit qytetar e më keq akoma shkel ligjet e Kushtetutën e vendit, nuk mund të bëhet fjalë për “paragjykim” sepse normat e moralit janë të njojura, ashtu si edhe ligjet.

  16. Ka komentues te pa emancipuar, por dhe injorante krokodile pas politikes, e sidomos keta kelyshet e kuqaleve qe keto ne kete shkrim e komentojne ne shume forma jasht realitetit te veprimevete kryetarit te opozites.Po marr shembull se perse na gatuaka, e nuk u dashka, e thumbojne me fjalor te genit te tyre kanibalesk, apo perse na i lexoka vajzes nje perralle, apo perse na del me familjen, e keshtu mund ta perfolin, ashtu sic e perfolin cdo dite nen shpifjet e trillimet e bllokut te tyre kuqalist. Kete kane menyren me te mire keta guake, qorra, horra, drogmene, bandite e hajdutet, sepse me pak mend ne ato qe shihet Basha tregohet emancipim familjar, koherent me jeten e perditeshme. Ju horra , morra kuqale, shihni e programoni punet e idiotit Rama, si ne perspektive, ashtu edhe ne te shkuaren banale te tije, e pastaj beni krahasimin. A e dini sa larg jane njeri tjetritme pastertine kualifikuese shkencore dhe me shkolla qe kane bere, njeri bojaxhi, qe shkollen e mbaroi me shkelmat e te jatit, tjetri me shkolle europiane si dhe me eksperience ne te, keshtu, qe ju, gomere te gjerizit rilindas, lepini gjerizet sa te jetoni me servilizmin e rreme per horrin kryeminister qe kemi. JU qofshi , qe se kuptoni se crrace arkaike ini, sot ne kohen e demokracise qe ju e keni pushtuar.

    1. Po ti ca race je ti? Ti qe i ben fresk kti palloshit qe gjoja gatuan me kepuce per te ber show. Edhe ti si ata qe shan je mos me keq

  17. Po te kishte Basha ndonje foto me kerbac ne dore ose me ndonje kobure apo me ndonje kurve edhe mund ta pranonim.
    Basha si nje palluqe duket qe eshte per person qe jeton ne lluks dhe idiot,nje hipokrit dhe humbes,
    Poplli yne do raki,kurva,hajdute,vrases dhe fitimtare,ky model na pelqen.
    Si tha Ai..kush ishte i zoti cau ferren dhe iku..
    Shqiperi te kam dhjere
    S¨ẗe kuptova asnjehere.

  18. Edhe ky për timonin e vet lufton se për popullin shqiptar asnjë gjë…zoti vëntë dorë për të gjithë këta të babëzitur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *