Këngëtarja Kylie Minogue së fundmi konfirmoi se është fejuar me partnerin e saj, Paul Solomons.
Kylie e ndau lajmin me fansat përmes rrjetit të saj social,Instagram. Ajo postoi një foto ku dukej dora e saj e majtë dhe unaza e fejesës.Kylie dhe Paul, drejtori i “GQ Magazine” e nisën romancën e tyre në vitin 2018, teksa muajt e fundit përflitej se çifti është gati për martesë.
Ishte njerka e tij, Gloria, e martuar me të atin e Paul-it prej 41 vitesh, e cila tepër e emocionuar tregoi për “MailOnline” se ata po planifikojnë të martohen.
