• |
ide | kryesore

FOTO/ Vritet me thikë prostituta shqiptare në Milano

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 47-vjeçare shqiptare u vra me thikë në mes të ditës këtë të diel në një nga rrugët e Milanos. Sipas medieve italiane bëhet fjalë për Luljeta Heshtën që punonte si prostitutë dhe që kishte disa precedentë të vegjël me policinë.

Ajo është qëlluar të paktën 5 herë me thikë nga një person duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Dëshmitarët thanë se e panë autorin që po e ndiqte me vrap viktimën në rrugën mes San Giuliano dhe Melegnano.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes, por gjeti vetëm gruan e pajetë ndërsa autori kishte mundur të largohej. Gruaja kishte 2 plagë në këmbën e majtë dhe 3 në shpinë. Sipas dëshmitarëve autori ishte veshur me të zeza dhe nuk ka marrë asgjë nga ato që viktima kishte m e vete. Edhe arma e krimit nuk është gjetur. ©LAPSI.al

Image result for luljeta heshta Image result for luljeta heshta Image result for Omicidio a San Giuliano Image result for Omicidio a San Giuliano

 

 



2 Comments

  1. Dhe ju vemje qe i publikoni emrin dhe foton. Ku eshte lajmi ne keto te dhena. Mjaftonin dhe inicialet. Njerez qe s’keni respekt as per te vdekurit.

  2. Nje popull i vuajtuar qe dergon bijte dhe bijat qe te punojne rrugeve te Evropes. Miliarderet as qe e lexojne kete lajm, ata jane te interesuar per tenderin apo kullen e rradhes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *