• |
ide | kryesore

Java që vjen sjell sërish stuhi dhe rrebeshe shiu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak kanë parashikuar se javën që vjen moti do të jetë ndryshe nga java që lamë pas. Mbizotëruese do të jenë reshjet dhe rrebeshet e shiut, ku në qarqet e Shkodrës dhe Gjirokastrës reshjet do të arrijnë përkohësisht intensitet të lartë.

Në ditën e mërkurë do të kemi një ndërprerje të shiut, për t’u rikthyer sërish ditën e enjte me intensitet të ulët e lokalisht në formën e shtrëngatave. Në majat e maleve do të ketë sërish reshje bore.

“Ditë pranverore trokitën në vend këtë fillim shkurti. Moti me diell i këtyre ditëve do të pasohet nga ditë me reshje shiu dhe rrebeshe. Reshjet do të përfshijnë vendin dy ditët e para të javës me intensitet mesatar. Në qarqet Shkodër e Gjirokastër reshjet do të arrijnë përkohësisht intensitet të lartë.

Ndërprerje e përkohshme e tyre parashikohet ditën e mërkurë, për tu rikthyer sërish ditën e enjte me intensitet të ulët e lokalisht në formën e shtrëngatave. Në majat e maleve reshje bore.

Situatë krejtësisht e ndryshme do të vijë ditën e premte, pasi pritet depërtimi i rrymave të ftohta. Këto do të sjellin mot të kthjellët por me ngrica në zonat malore e ato kodrinore.

Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme përgjatë bregdetit dhe zonave luginore. Ditën e premte do të mbizotërojë erë veriore. Valëzimi këtë javë pritet të arrijë deri në forcën 6 ballë me lartësi vale deri në 2.5 m në brigjet detare”, – shkruan SHMU. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *