• |
ide | kryesore

Nano e “këshillon” sot/ Me cilat epitete skandaloze e përshkruan atë Rama tek “Kurbani”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Dalja e fundit në publik, e liderit historik të PS, Fatos Nano po mban gjallë polemikat në shtyp lidhur me piruetën 180 gradë që ai bëri në favor të kryeministrit aktual, Edi Rama. Përpos lavdërimeve për pjekurinë dhe forcën në ushtrimin e detyrës së kryeministrit, Nano tërhoqi vëmendjen edhe me pohimin se, herë pas here, ai e këshillonte pasardhësin e vet. “Unë kam fatin se të kam ty, kurse kur ti ke qenë në vendin tim, nuk ke pasur me këtë të këshillohesh” citoi Nano, Edi Ramën.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Nano, sharlatani që kemi merituar

Po sa qëndron ky pohim dhe sa beson Edi Rama në aftësinë, përgjegjshmërinë dhe kapacitetin e Fatosit për ta këshilluar?

Mënyrë më të mirë për të kuptuar sinqeritetin e kësaj lidhjeje është ti referohemi atyre që vetë Rama thotë në librin e tij “Kurbani”. Kjo për faktin se ai është shkruar në vitin 2011, pra 6 vite pasi Nano kishte dhënë dorëheqjen, dy vjet pasi ai nuk ishte më deputet dhe një rival në jetën aktive politike.

Pra skicimi që Rama i bën tek “Kurbani”, është i zhveshur nga krahasimet me Robert Çamçakizin, personazhin qesharak të një filmi të realizmit socialist, që vërsillej me duar në xhepa si parazit në kantjer. Ai nuk ka më konotacionin ditor të luftës politike që shpesh i bënë protagonistët të thonë edhe ndonjë fjalë më tpër sesa mendojnë.

E megjithëatë edhe nga këtu, nga ftohtësia e njeriut që hedh në letër kujtime që është shumë e ndryshme nga ajo e sfidantit që ndodhet në betejë, Edi Rama i vizaton një portret tallës, denigrues dhe me aspak vlerësim, Fatos Nanos.

Memet për Nanon/ Ç’tha për Ramën, Berishën dhe Metën

Në “Kurban” Nano përshkruhet si një njeri “me natyrë prej aventurieri gjysëm romantik e gjysëm marifetçi, i dashuruar me veten si askush…i pa lexuar, i vetësigurtë në shfaqe e i luhatur në brendi… i zellshëm për të mos dëgjuar asgjë serioze, sa i dhënë pas pushtetit të tij mbi të tjerët, aq i papërgjegjshëm për shpërdorimin e pushtetit të marë nga të tjerët” (faqe 61).

Duke shtuar se brendja familjes së madhe të socialistëve, ai vetë, Rama pra, e ka të vështirë të gjejë ndonjë kritik më të fortë sesa vetja kundër qeverisjes së Nanos (faqe 247) ai bën një krahasim mes dy liderve historikë të partive të mëdha: “Qeveria e Fatosit mblidhte urrejte ngaqë nuk dinte ti bënte gjërat siç duhet, por nuk mbillte urrejtje, ndërsa qeveria e Saliut mbledh urrejtje ngaqë nuk i bën gjërat siç duhet” shkruan ai në një paragraf ku shton se Fatosi ia punoi keq vetes dhe Shqipërisë.

Kur përshkruan përdorimin që Sali Berisha në pushtet i bëri Fatos Nanos, kundër Ramës dhe gjithë socialistëve kryeministri aktual nxjerr gjithë mllefin, cinizmin dhe përçmimin e tij për paraardhësin. Ao flet për “perversitetet e kthyera në instrumenta të luftës politike”, që në fillim ia zbehën respektin të cilin ia rrënoi përfundimisht “flirti i tij mendjelehtë e zvjerdhës deri në shpërfytyrim me Saliun, që e çoi në pikën e hallit, ku s’di të ketë përfunduar ndonjë herë ndonjë nga liderët e dy forcave politike të një vendi, duke parë syhapur ëndra me këna e krëhër në dorë, para pasqyrës së qenefit të kundërshtarit politik” (Faqe 59).

Pikërisht ky Nano, që përfundoi si “karrem në harremin politik të Saliut”, që krijoi një “të majtë që s’ishte e majtë, por hibrit mes të majtës e muhabetit për muhabet” ,një narciz që rregullon ato pak flokë të lyera me krëhër para pasqyrës, aventurier, marifetçi, i palexuar, e e me luhatje të brendëshme, është Fatosi që përshkruhet si personazh tek “Kurbani”.

Pandaj, vetëm duke iu kthyer këtij libri të shkruar në 2011, ne mund të kuptojmë më lehtë se sa e sinqertë dhe reale është dashuria e sotme mes dy politikanëve socialisë. Prej këtej mund të zgjidhet kollaj edhe dilema, se me sa seriozitet i pret Rama këshillat e paraardhësit, apo thjesht e përdor “si karrem për harremin” e vet, ashtu sikurse thoshte dikur për Berishën.

©Lapsi.al



27 Comments

  1. YMER GELBAZA JA PUBLIKOJ DOSJEN E TURPIT FAM TE EDI RAMES ,KURSE FATOS NANO E ZBULOK SE EDI ISHTE HAJDUT IKONASH thotë:

    EDHE YMER GELBAZA KELLIRA BJA PUBU DOSJEN EDI RAMES KUR KRISTAQ RAMA JA PALLOJ GRUAN DHE E POLLI GREG KRISTAQ RAMEN TANI YMER GELBAZA KELLIRA NJE BYTHLEPERS I QEL BUR I EDI RAMES DHE ORGANIZATES

      1. hahah dhe i thote nje trap qe cdo fjale e ka me gabime dhe ka kurajon i thote tjetrit “ik ne shkolle dhe pastaj hajde te shkruash shqip”:)))
        Ik o Agron kllufi lexo abetaren per vete njehere pastaj sygjeroji te tjereve cfare te bejne??

          1. O Agron kush ta shpon qe bythen ta acaron:) E para, nga bodrumet shkruajne centrifugistet si puna jote. E dyta, i thuhet PIDH e jo PITH o kokpidh:). E treta, leje celularin e shih lopet se te hyne ne jonxhe:)

            E cna myten analfabetet funksional te Rilindjes.

            Me fal, dhe e katerta: te fala mamit:)

  2. Të gjitha ato epitete për Nanon si vese e karakter ky i ka më keq akoma.Ai librin Kurban sikur e ka bërë për vete sepse ashtu është gatuar.Por të gjithë trashigimëtarët e bllokut i kanë të përbashkëta këto vese.

  3. Rama shkroi aty per Meten ¨ si muti mbas kepuces¨..pra ketu perputhen Rama me Nanon.
    More Rama ka guximin dhe aftesine qe shkruan dhe te jep mundesine qe te pjerdhesh cfare te duash.
    Si tja besh me keta gomeret e tjere si Meta,Basha,Berisha qe nuk ja thone fare .
    Po presim qe Meta te botoje ndonje liber per hajdutin patriot dhe Bash per gallofin lakuriq.

  4. Qe te dy mbeten njerez te vegjel qe ne kohe te ndryshme u ulen ne karrike te medha.

    Pinjolle te bllokut , qe ne rinine e tyre shikonin me zili pushtetin apsolut te “Zeusit”

    dhe as qe mund ti lejonin vetes te mendonin se ne dite do t’i zinin vendin, e moren

    dhurate Partine Komuniste te shenderrruar ne PS me qellimin qe kjo organizate e

    madhe te mbetej perseri ne dore te bllokmeneve. Por ndryshe nga bllokmenet e vjeter

    qe ne rinine e tyre jo vetem qe kishin luftuar por edhe kishin ideale, keta ne rinine e tyre

    kishin gjithecka te siguruar dhe jetonin si veshka mes te dhjamit dhe gjithe lufta dhe idealet e

    tyre ishte te harboheshin te shijonion rinine. Keshtu qe kur u ra dhurata nga qielli dhe u ulen ne

    karrigen e KM, ata mbeten perseri ata femijet e llastuar nga fati dhe pushtetin e perdoren per te

    kenaqur ambicjet dhe veset e veta qe i kishin me teprice.

  5. A ka mbete ndonji shqiptare politiqen me fytyre??!!
    Te gjithe nji mut i ndare ne grimca.

    1. Po sikur në vënd të politikanëve që janë të gjithë sipas teje grimca m….., të të propozonin ty që të qeverisje Shqipërinë, mos mendon se Shqipëria do të bëhej kopësht i lulëzuar i socializmit në botë ?
      Po a e ke vrarë mendjen o birbo se edhe politikanët janë njerëz si të gjithë, po dikush është më i zgjuar dikushë më budalla. Dikush është më i ditur e dikush injorant. Dikush është më i ndershëm e dikush hajdut. Dikush është njerëzor e dikush kriminel.
      Puna është që ti dhe të tjerë si ti duhet të keni zgjuarsinë minimale që të zgjidhni më të mirët e politikanëve për të qeverisur, e kjo mvaret me një veprim të thjeshtë që mund ta bëjë kushdo.
      Hidhe votën për ate që të duket më i miri.
      Po t ë doli vota huq se e ke dhënë për një maskara, herën tjetër matu ta hedhësh votën e mos e shit për 5 mijë lek

  6. Bëhet ‘i gjallë’ Basha: Unë do të sjell shpresën bashkë me Xhelal Mziun, Vokshin, Palokën, Flamur Nokën dhe…Dy kambere kane ngelur ne nje dere qe quhet pd

    1. Vallaji aty aty jane me Spiropalin, Frrokun, Roshin, Sadri Abazin, Gjushin, Frrokun,Termetin, Balluken, Tualet Pallen etj etj.

  7. Kur ka humbur betejat elektorale Sali Berisha, e dimë se si ka reaguar. E dimë si ka reaguar kur ka humbur zgjedhjet e 26 Majit 1996 (sepse i fitoi me banda), e dimë se si ka reaguar kur ka humbur në 2001, e dimë se si ka reaguar kur humbi në 2013 dhe 2017, por nuk dimë se si do të reagojë Basha (beniamini i tij) pas 25 Prillit. Gjithçka që ka ndodhur deri sot,ka gjasa të ndodhë edhe pas humbjes, dhe ndoshta nuk mbetet të themi se “Lulzimi do të pranojë qetesisht humbjen”. Partia Demokratike në traditën e saj elektorale , dihet se vepron me metoda dhune, dhe ka gjasa që ajo të ngjasë edhe pas humbjes së zgjedhjeve të reja. Natyrisht ky do të ishte fundi i pashmangshëm i Lulit.Beje krahasimin o loqja e majte e salihut o tt

    1. Injoranca eshte tek spirokari e doganes tek erion fiku ty o I pa emer te pelqen edge te vjedhin popullin edge t,ju thone shqiptareve se cunat shqiptar Jane zdromsa she ketu Ai nuk beri perjashtim me shume e tha per ato qe i shkojne pas ripjelljes se po te thoshte per te djathtet ja kishin bere Ajolen. te fala gorillas Ramavirus Tualet palles pithlopes Belinda dhe asaj theatres qe u gdhi ne mengjes te pallati isajmirit

  8. O Rilinds, mua sme rruhet hajdari fort per Ramen, per Lulin e as per ty. Une nuk jam si ti qe i jep nga ditet e tua Liderit dhe partise. Sali Berisha i mire i keq, humbi zgjedhjet dhe iku ne pune te vet e ke duke lujt domino ne pension politik tani. Sala ashtu i keq po ama la ca gjera qe numerohen, dhe sa per ilustri te hoqi vizat o klusg kurve qe rrije si klysh kurve rreth e rrotull ambasadave per te gjet noj seks me te blesh vizen me lek. Kur iku Sala kishte 3 kushte dhe tani pas 8 vjetesh shoku Ramazan ka 15 a me kushte per te plotesuar per associm ne BE.
    Sala ne 8 vjet ta rriti rrogen e mesuesit nga 270 mije ne 495 leke. Ne 8 vjete Ramazani e rriti nga 495 milje ne 520 mije leke.

    Kshu o loqe e majte apo e djathte e Rames apo e Sales (zgjidhe e merr), krahasimi behet me cfare perfiton ti si qytetar, pra te eshte permiresuar jetesa dhe ekonomia ty. Ty nese me Ramazanin jeton me mire, vazhdo votoje, ska problem.

    Dhe per mbyllje, vazhdo jepu te kuqve te zemres per incerci nga ditet e tua sepse shoket jugosllave e fitojne lirine me gjak dhe me gjak e mbrojne.

  9. Ama , mos rensh ne goje te Rames , se ta qendis. E vleresoj per aftesine qe ka per te ofenduar tjetrin deri ne mjerrim.Po ishallah del ndonje qe t’ia ktheje me te njejten menyre.

  10. Po i qendis kur flet vetem para ERTV-se ose kur eshte i rrethuar nga Ahmetaj Spirokari e kompani si entourazhi i Kim Jong Uni-t me blloqe ne dore dhe nga gezetare qe kene frike me i bo pyetje tamam se i heqin nga pune.
    Ky, po ta pyese noj gazetare me bole ai ajo Ambrozia Meta , ky shfazohet komplet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *