• |
ide | kryesore

Video/ Ibra e Rebic shënojë dygolësha: Crotone pëson dy në 60 sekonda

-Instant, F1, Sport, Video



Operacioni për parakalimin e Inter i suksesshëm dhe një javë tjetër në krye të renditjes për Pioli në +2. Në një pasdite të ftohtë dhe të lagësht, Milani nuk shprehu të gjithë potencialin e tij, por ishte mjaftueshëm për të marrë më të mirën kundër të fundit në renditje, Crotones. Brilant në fraksione loje ekipi kuqezi paguan ende mungesat (Bennacer dhe Tonali) dhe një gjendje forme jo optimale, por sigurisht që u tregua solid, efektiv dhe kompakt.


Ritme të ulëta për 90’ minuta, por me ndjesinë e të qenit në kontroll të plotë të veprimeve. Pikërisht në këtë aspekt, skuadra e Pioli ka bërë një kapërcim në cilësi, duke u shkëputur nga e kaluara. Edhe në një ditë, jo nga më të mirat, Ibrahimovic dhe shokët e tij të skuadrës morën me lehtësi tre pikë, thelbësore për vazhdimësinë. Suedezi vendosi ndeshjen me dy gola: fillimisht në të 30 pas një trekëndëshi të bukur me Leaon e më pas në asist të Theo Hernandez. Zlatan bën gjithçka në këtë Milan: dikton kohën, motivon, fyen, por mbi të gjitha shënon. Një lider i vërtetë.


Hapësira të mëdha dhe pesë minuta perfekte, i bënë kuqezinjtë të fluturojnë me një poker të pamëshirshëm ndaj Crotones. Meritë edhe e rikthimit të Calhanoglu, në fushë pas Covid-19, duke marrë në zotërim lojën e Milan. Dy asist që Rebic i shfrytëzoi në mënyrën më të mirë, duke dalë nga anonimati i një pasdite gri. Pastaj administrim normal me Mandzukic i cili mori më shumë minuta në këmbë për të gjetur formën. Kështu, ky Milan ka ende shumë potencial. Ndërkohë fitoi 4-0 me qetësi dhe kaloi zikaltrit në krye të renditjes, ndërsa në ndeshjet e tjera Benevento frenoi në 1-1 Sampdorian e Udinese shënoi dy herë në portën e Hellas.

ITALY – SERIE A
Benevento 1 – 1 Sampdoria
AC Milan 4 – 0 Crotone
Udinese 2 – 0 Hellas Verona



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *