• |
ide | kryesore

Video/ Josa tërbohet me arbitrin: Kukësi ndëshkohet nga Kastrioti dhe nuk i afrohet kreut

-Instant, Sport, Video



“Nuk dua t’i futem problemeve me arbitrimin. Do të ishte një justifikimi nëse merrem me arbitrimin, nuk dua të justifikoj humbjen. Lojtarët tanë, sidomos ata që ishim mesfushorë, ku bëmë ndryshime, erdhën ta marrin topin jo në thellësi, por shumë mbrapa dhe aty u bë çdo gjë më e lehtë për Kastriotin”. Në fjalët e teknikut të Kukësit Mirel Josa ndihet zhgënjimi për një mundësi të madhe të humbur, për të rikuperuar pikë kryesuesve të kampionatit. Pas 3 suksesesh radhazi, skuadra veri lindore u mposht nga Kastrioti me rezultatin 0-1 në sfidën e zhvilluar në “Loro Boriçi”. Blutë dështojnë ti afrohen Vllaznisë, por ndërkohë kanë parë ti largohen edhe pretendentët e tjerë, të gjithë fitues në javën e 18 të Superiores.

Sulmuesi brazilian De Silva, shënoi golin vendimtar që i dhuroi 3 pikë krutanëve, me golin e realizuar në minutat shtesë të pjesë së parë. Kukësi nuk arriti të përfitojë, për të marrë qoftë edhe një pikë, edhe kur, prej minutës së 73-të, Kastrioti luajti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Shkallës: “Nëse do i shikojmë faullat e parë, arbitri duhet t’i ndërpriste me karton, në mënyrë që lojtari ta dinte për herën tjetër çfarë do të ndodhë – tha Josa -. Ky ishte gabimi i arbitrave mendoj. Megjithatë unë të gjithën e kam te vendosmëria. Ka shumë gjëra për të diskutuar, të cilat do i diskutoj me skuadrën”.

Ky ishte suksesi i dytë ndaj Kukësit në këtë sezon për Kastriotin, që edhe në fazën e parë triumfuan me rezultatin 1-0, falë golit të Patrik Bardhit. Me këtë fitore, skuadra e Ndreut u ngjit në kuotën e 24 pikëve, 2 më pak se verilindorët dhe Tirana që mbajnë vendin e 5-të dhe 6-të respektivisht në klasifikim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *