• |
ide | kryesore

Zgjerimi i Greqisë në det/ Rama: Politikanë maskarenj nga Shqipëria dhe Kosova i frynë zjarrit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Nga bisedimet në Sarandë, Edi Rama është ndalur edhe tek çështja e detit me Greqinë, duke theksuar se shteti helen është në të drejtën e vet të zgjerohet.


Rama i konsideron “maskarenj” të gjithë ata që e kanë akuzuar për shitje të hapësirës detare, duke shtuar se midis dy qeverive është vendosur zgjidhja e çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.


“Për këtë arsye, ata të cilët kanë një përgjegjësi publike, që janë liderë partish, që janë përfaqësues partish në Shqipëri e Kosovë, dhe që flasin me publikun duke i fryrë këtij zjarri, janë maskarenj. Nuk di asnjë fjalë tjetër, përveç fjalës maskara! Qenie të ulëta, të padenja, që nuk meritojnë asnjë respekt. Por fatkeqësisht ka një pjesë, gjysmëanalfabetësh, që i dëgjojnë dhe i japin vetes pamjen e patriotit. Dua t’iu them atyre që shqetësohen për këtë, që është absurditet. Marrëveshja e vjetër ishte problem dhe në dëm të Shqipërisë, që e bënë ata që sot flasin, që sot i fryjnë zjarrit, që iu thonë peshqve sot të hidhen përpjetë se u shit deti.” – tha mes të tjerash Rama.

Sipas kryeministrit Rama, është absurditet të thuhet se Shqipëria po i shet det Greqisë, duke sqaruar se “12 miljet janë një e drejtë e gjithsecilit shtet”. 

“Vendimet e Greqisë, që këtu janë keqinterpretuar masivisht, janë vendime që nuk kanë lidhje me cështjen e detit mes nesh dhe Greqisë për një arsye të thjeshtë, sepse këtu nuk janë miljet e nevojshme për t’u shtrirë 12 milje. Që Greqia të shtrihet 12 milje duhet të vendosë kufirin në Memaliaj dhe pastaj gjithë ekonominë e detit ne duhet ta spostojmë në Virua. Nuk di sa herë duhet ta përsëris. Nuk ka mundësi që as Shqipëria të shtrihet 12 milje nga këtu e në Greqi dhe as e kundërta.

Nëse Greqia shtrihet 12 milje i bie që ne këtu në Sarandë dhe ti atje, të flasim nga Greqia. Është një absurditet i gjithi. Që ta sqaroj dhe njëherë tjetër, 12 miljet janë një e drejtë e gjithsecilit shtet. Greqia ka ushtruar të drejtën e vet. Deti Jon nuk fillon në Butrint, një pjesë e konsiderueshme e këtij deti është matanë dhe matanë ka Greqia hapësirë për t’u shtrirë 12 milje në raport me Italinë. Pra, në atë pjesën që ata u morën vesh me Italinë. Edhe Konventa e thotë shumë qartë, që kjo e drejtë ushtrohet aty ku është mundësia fizike. Asnjë shtet nuk mund ta ushtrojë këtë të drejtë arbitrarisht, nuk e bën dot. Shqipëria e ka ushtruar këtë të drejtë në vitin 1990 me 6 milje.

Aty ku kjo e drejtë nuk ushtrohet dot, për arsye se nuk ka vend, duhet bërë marrëveshje. Ne do të shkojmë në gjyq, se nuk kemi marrëveshje, nuk jemi marrë dot vesh, pikërisht se nuk ka hapësirë. Dhe ideja që deti mund të shitet si kos dhe shitja mund të bëhet fshehurazi është një ide komplet absurde, por keqardhja e madhe është që ka kaq shumë peshq me dy këmbë, sidomos në rrjetet sociale, që këtë absurditet e marrin për të mirëqenë. Për këtë arsye, ata të cilët kanë një përgjegjësi publike, që janë liderë partish, që janë përfaqësues partish në Shqipëri e Kosovë, dhe që flasin me publikun duke i fryrë këtij zjarri, janë maskarenj. Nuk di asnjë fjalë tjetër, përveç fjalës maskara! Qenie të ulëta, të padenja, që nuk meritojnë asnjë respekt. Por fatkeqësisht ka një pjesë, gjysmëanalfabetësh, që i dëgjojnë dhe i japin vetes pamjen e patriotit. Dua t’iu them atyre që shqetësohen për këtë, që është absurditet. Marrëveshja e vjetër ishte problem dhe në dëm të Shqipërisë, që e bënë ata që sot flasin, që sot i fryjnë zjarrit, që iu thonë peshqve sot të hidhen përpjetë se u shit deti. Ajo marrëveshje është zhbërë. Unë jam shumë krenar që arritëm të vendosnim gjuhën e komunikimit me Greqinë. Marrëdhëniet me Greqinë janë absolutisht shumë pozitive”, tha Rama.

15 Comments

  1. Nuk po flas per “te drejten” e Greqise per zgjerim..Ajo qe me shqeteson eshte mbrojtja e flakte qe Kryeministri Shqipetar i ben “te drejtes” greke

  2. Po perse e çove ne gjykat keshtetuse kur ishte 6 milje dhe sote me 12 milje thua ka te drejt shite se ta ka len kristaqi

  3. Pas humbjes iku përgjithmonë dhe nuk qëndroi duke gjetur një dordolec si “Luli” në PS, që ta komandonte në hije nga Gjiri i Lalzit.

    Dorëheqja si institucion e bën diferencën mes një qytetari që ka profesion politikën dhe një provinciali që e ka biznes familjar. Ai iku 15 vjet më parë, tjetri zvarritet ende.Tipik shpellkar emu,nuk po i ben mbrojtjen greqise o cecene kamikaze,kete të drejte e ka dhe shqiperia si cdo shtet tjeter ne bote,Kico konvenete dhe mbylle ate Halene se qelbet gjithe shpellkaret e lapsit

    1. Pyetja qe bera eshte: Perse valle mbron me kaq ” flake” interesin e Greqise? Here tjeter o derdimen i “SELISE ROZE” meso te shkruash e te shash se do na lesh pa opinionin tend “te vyer”..

      1. Problemi o doç, me ty eshte… se ti i quan maskarej te gjithe ata qe te dalin kunder…… dhe kur te gjithe ata “maskarej” i ke kunder, maskarai dhe tradhetari je ti, o qenje e perdhosur!!! Nese e anulloj pegjiegjen i thone te kete çensure! Po te pergjigjeshi ti monitor”po” e anulloj!

  4. Ky psikopat do edhe nje mandat qe te shes gjithe shqiperine.ky eshte nipi i felliqesires me te yrryer ne gjithe historine e kombit shqipetare.pilo shkerdhata.

  5. Kur flasin per shitjen e detit nuk diskutohet se jane “maskarenj”, por kur flisnin per ndarjen e Kosoves

    qe ti harxhove aq mund e djerse per ta realizuar cfare jane ? “Supermaskarenj”. po ka edhe “maskarenj e

    shkuar maskarenjeve” qe flasin per lidhje me boten e krimit, per vjedhje votash, per shembje shtepish,

    per futje ne burg te hallexhinjeve per 30 mije leke te fatures se energjise nderkohe qe ju e sera juaj

    dendeni ne hotele e lokale luksoze duke shperdoruar pa meshire taksat e popullit, ka nga ata “maskarenj”

    qe thone se gjithe tenderat po jepen pa gare dhe nje rrethi te mbyllur e me shifra mbi kostot reale

    bile ka nga ata “maskarenj” e “gojecthurur” qe jane gati te bejne be se tenderi i Unazes se re u fallsifikua

    per te derguar ne ofshore 40 milion eur dhe shkojne deri atje sa thone se u fallsifikua firma e Sekretarit

    te shtetit te Delawere ne SHBA

  6. ITALIA dhe TURQIA i kane mbrojtur dhe i mbrojne me pergjegjesi, me qendrueshmeri, me dinjitet interesat e veta.

    DETI JON dhe DETI EGJE jane dete te ngjashem ku perballe TOKES KONTINENTALE ka ishuj dhe mikroishuj grek.

    NE SHQIPËRI KEMI PATUR DHE KEMI PUSHTETARË ANTISHQIPTARË, TË SHITUR, MASKARENJË, VEGLA TË SHOVINIZMIT GREK.

  7. Ore nje pyetje, pse para 8 vjetesh Greqia donte te zgjeroj me 6 milje e jo me 12???? Realiteti ndodhi qe as ato 6 milje nuk u zgjerua, kurse tani me Ramazanin jo vetem zgjerohet 12, po ky KM ben avokatine e Greqis. Ore kush eshte tradhetari dhe maskarai ne kete mes?! Ti o KM do mbahesh mend si KM me pleher qe ka pas Shqiperia ndonjehere.

  8. @[TIMONIER MASKARA PESHK ME DY KEMBE]

    Marreveshjen antishqiptare te Qeverise Berisha, per kufirin detar shqiptar, e ka hedhur poshte me kohe Gjykata Kushtetuese e Shqiperise.

    Pse qeveria jote, o maskara, o zedhenes i Greqise, rifilloi pa ligjshem qe ne mandatin e pare negociatat te fshehta me Greqine per kufirin detar shqiptar???

    Pse qeveria jote, o maskara, o zedhenes i Greqise, dergon paligjshem ne Gjykate Nderkombetare, kufirin detar shqiptar te percaktuar perpara 95 vjetesh, per rindarje sepse e kerkon Greqia???

    Pse qeveria jote, o maskara, o zedhenes i Greqise, nuk ka hedhur poshte asnje harte greke gllaberuese per zgjerim grek ne pjesen veriore dhe verilindore te detit Jon???

    Pse qeveria jote, o maskara, o zedhenes i Greqise, nuk veproi as si Italia qe nuk i merr parasysh mikroishujt grek, as si Egjipti qe kufizon edhe ishullin e madh te Kretes, as si Turqia qe nuk lejon absolutisht zgjerim grek 12 milje???

    Shqiperia dhe Shqiptaret me Greqine kane shume Probleme te tjera te rendesishme per te zgjidhur, madje per vonesen dhe refuzimin grek duhet t’i kishim çuar ato me kohe edhe ne Gjykata Nderkombetare, por qeverite antishqiptare (PS&LSI&PD) prej 30 vjetesh jane zbatuese te axhendes se Greqise dhe Zedhenese te Shtetit Grek.

  9. Do tja degjoni krismen edhe kesaj katrahure qe beri palloshi me detin .
    Urithi sapo eshte fut nen toke , kur te dale do shihni bemat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu