• |
ide | kryesore

Pse duhet votuar masivisht VV

-Instant, 1, Arkiva, Ide

Sot do doja të isha shqiptar i Kosovës për të votuar për Vetëvendosjen. Si shumëkush këtej nga ne, në anën tjetër të kombit, që e ka provuar mbi shpinë frustrimin e të mos shkuarit në zgjedhje, për shkakun e thjeshtë se preferenca jote nuk ka vlerë për të prodhuar ndryshim, unë e shoh me zili mundësinë që ka çdo kosovar për të bërë histori këtë 14 shkurt. Sepse ata që do të shkojnë përpara kutive të votimit këtë të dielë, kanë shancin e madh të një zgjedhjeje të tre fishtë. Ata kanë në dorë njëkohësisht një votë ndëshkuese, një votë inteligjente dhe një votë shprese.


Le ta shohim me vëmendje këtë trekëndësh të papërsëritshëm që ofron këtë herë përzgjedhja e listës së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.


Përkrahja pro tyre është së pari një ndëshkim për kastën e vjetër që e rënoi këtë vend në gjendjen ku është sot. Ajo është një përpjekje për t’i dhënë fund shtetit të kapur, përfitimeve të një pakice financiare nga pasuria publike, emërimeve në administratë sipas modelit të “klanit pronto”. Ajo përbën një sfidë për t’i nxjerrë nga loja parti si ato që çlirimtarët i shndërruan në zaptues, që rugovistët i përdhosën si servilë dhe gjakun e derdhur në rrafshin e Dukagjinit e përdorën si liçencë për të vënë gjoba.

Së dyti, kjo përkrahje është edhe një zgjidhje inteligjente. Sepse së paku prej vitit 2017, partitë e vjetra kanë bërë të gjitha akrobacitë e mundshme për ta penguar Vetëvendosjen. Fillimisht ato gatuan një koalicion të sforcuar për të mos e lënë të dilte e para. Dy vjet më pas, ndonëse mori mandatin e popullit në 6 tetor, ndonëse krijoi një qeveri që rridhte nga klithma për ndryshim, sërisht e gjithë kasta u bë bashkë për ta rrëzuar. Nuk e lanë të gëzonte as dy muaj legjitimitetin popullor dhe organizuan një puç që pataksi shumëkënd anembanë globit.

Tani, së fundi, shpikën një arsyetim ligjor për t’i penguar Albin Kurtit kandidimin dhe për ta përdorur nesër si alibi, se ai që nuk mund të zgjidhet deputet, nuk ka moral as për të qenë kryeministër.

Të gjitha këto përpëlitje të viteve të fundit kanë pasur në thelb një qëllim: t’i shndërronin votimet në një farsë demokracie, të mos lejonin ushtrimin e vullnetit sovran të njerëzve, të ruanin status quo-në dhe të kthenin në të pa imagjinueshëm çdo lloj ndryshimi. Prandaj vota e kësaj të diele, aq sa është një votë që buron nga protesta, po aq është edhe fryt mënçurie. Ajo duhet të jetë zgjimi inteligjent i një shumice që nuk pranon ta lërë të ardhmen e saj peng, vetëm në disa duar.

Por, për të mbërritur këtu, duhet kapërcyer një cak. Për të prodhur ndryshimin kërkohet një mobilizim plebishitar në mënyrë që lista Kurti- Osmani, të mos varet nga askush në parlamentin e ardhshëm.

Kjo hipotezë që në pamje të parë duket e frikshme (pra një votë që për herë të parë në historinë e Kosovës do të kalonte pushtetin tek një forcë e vetme, duke ngjallur fantazmat e një pushteti autoritar), është në fakt e kundërta e saj. Ajo është mbi të gjitha një votë shprese.   

Natyrisht, të gjithë i kemi dëgjuar këmbanat e rreme që duan të na friksojnë me ngjalljen e një diktatori të ardhshëm, me shfaqen e versionit kosovar të Hugo Chavezit apo Evo Moralesit.

Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se në një rajon si i yni, zë kollaj rrënjë fara e autokratëve të rinj.

Të tërë jemi kalamendur sa e sa herë mes dilemës për të zgjedhur kaosin e padrejtësinë, përpara kufizimit të lirive dhe shtypjes personale që vjen nga lart.

Por, këtë herë, nuk janë aspak këto dilemat që shtrohen përpara zgjedhësve kosovarë.

Ankthi ndaj një autokrati imagjinar është një prodhim i fantazisë së atyre që i friksohen ndryshimit. Ai është i vetmi argument që u ka mbetur për të ruajtur gjendjen aktuale dhe statusin e të privilegjuarit në shoqëri. Shprehja e kësaj kategorie “Albini do kontroll”, është në fakt alibia për ta pamundësuar përsëri transformimin.

Së paku dy palë zgjedhje me radhë na kanë shërbyer për të kuptuar se e reja nuk ndërtohet dot mbi patericat e botës së vjetër. Se si, herët apo vonë, përfaqësuesit e së djeshmes, sado armiq të dukeshin në sipërfaqe, bëheshin gjithmonë bashkë për të ruajtur të njëjtën kënetë lidhjesh, pazaresh, përfitimesh, klientësh, nga e cila e kishin të pamundur të ndaheshin.

Pra, çdo përpjekje për ta kontrolluar ndryshimin është në thelb kamuflimi i dëshirës për ta vrarë atë. Atë që predikojnë frenimin e Albinit në të ardhmen, duan në fakt të garantojnë të shkuarën e tyre.

Pikërisht për këtë, vota plebishitare pro Vetëvendosjes është arma e vetme e zgjedhësve të 14 shkurtit për ta flakur tej këtë manovër të fundit të kastës së vjetër. Dhe për këtë shkak, ajo ka mundësi që të shndërrohet në një votë shprese.

Kjo është dhe arsyeja kryesore që, personalisht, do të kisha dashur të isha një mes qindra mijëra emrave të listave zgjedhore në Kosovë. Sepse vetëm kush e ka provuar frustrimin e përsëritur përballë zgjedhjeve që nuk pjellin ndryshim, di ta vlerësojë si duhet rastin e artë të një vote që ngjall shpresë.

©Lapsi.al

27 Comments

  1. Na cave karin me vv. E para u provua qe ky tipi albini esht tipiku shqiptarit komptent e arrogant qe i di te gjitha, ndaj e zbythen vjet dhe do e zbythin prape po erdhi rasti se ai i con vet situatat ashtu qe ti bej ter armiq. E dyta kjo bullica vjosa e drodhi sa nje krah ne tjetrin sic e ka zakon shqiptari. E treta ti gazetar je shume naiv dhe mafishe qe bie pre e ktyre mortjeve. Dhe e katra me e rendesishmja as na plas trapi se ca ndodh atje.

    1. Meqe ste plas trapi mos u djersit te shkruash debilizma. Ti rilindiot i thekur pezmatohesh se Albini “i di te gjitha”? Ti dhe soji juaj qe i lepini fundin e kurrizit narçizit te Surrelit?
      Ti dhe soji yt spo te pelqen ” bullica” se e drodhi? Kur ne politiken shqiptare nuk eshte pare njeri me jokoherent se padroni i brigadierit tend Fuga . Laj gojen para se te flasesh se qelbesh ere.

      1. Po komunistat per komunistat do bejne tifo.
        Dhe Albini bar do haje por imperializmit amerikan nuk ja shtrin doren. As social imperializmit rus.

  2. Ardhja e Albinit dhe Vjoses ne pushtet eshte po aq e rendesishme per Kosoven sa edhe per Shqiperine

    do te jete nje ogur i mire qe edhe ketu me 25 Prill ti jepet fund kesaj qeverisje me hajdute,bandite e

    trafikante qe e kane cuar Shqiperine buze humneres

  3. E di perse sduhet votuar vv apo cilado parti qe del kunder ligjit? Sepse kjo vv para 2 javesh dolen kunder vendimit te gjykates per moskantidimin a udheheqesit te saj me motivacionin se ‘i do populli’ kur vete kjo parti kishte propaganduar konceptin e moskantidimit te personave te ‘denuar nga gjykatat’. Pra kur u doli vendimi kunder interesit te tyre u treguan hipokrite e meskine, pra shqiptare tipik qe me tinzari e skutheri perpiqrn te na hiqen si te paster.
    Dhe skuthi e tinzari nr 1 eshte ky palo gazetar qe hiqet sikur si sheh keto gjera. Mut andej e kak ketej.

  4. YMER GELBAZA KELLIRA ,EDI RAMA DHE KOL SALLAKU SKYPE DO TE NGORDHIN NGA INATI ... thotë:

    KJO DESHIRE ZOTI BUSHATI DO TE PLOTESOHET KETE TE DIELE ,BILES PER TE VENE QERSHINE MBI TORTE DUHET TE ZGJIDHET DITMIR BUSHATI PRESIDENT I KOSOVES DHE VJOSA OSMANI KRYETARE E PARLAMENTIT

  5. Po o Bushat kështu na the dhe në 2013 për EDrogën dhe ja shiko ku jemi tani! Sa për Albin Karin ai është ndër të paktët që ka dalë nga burgjet e Serbisë dhe i vetmi shqiptar i burgosur që ka dalë më i shëndoshë se kur hyri, shikoni kronikat kur u arrestua dhe doli.Sa për atdhetar dhe gruan se ka shqiptare dhe nuk I ka mësuar asnjë fjalë shqip, dhe sa u bë ky shkërdhata kryeministër e hoqi taksën Haradinaj për Serbinë! Ky është këlysh i serbëve dhe i Sorrosit që po luan pjesën siç e luajti këtu Blushi .

  6. Bushat pse nuk shkon ne Kosoves,shko se Po te presin.
    Ketu ne Tirane e ndrite Bushat,shko dhe ne Kosove se ndoshta ben ndonje trekendesh tjeter
    Albini eshte nje anarshist I dale boje.
    Ka shku nana me mesue notin me nje pukjan.
    Eksporto Shkulqepen ne Prishtine,se ka ngel keq.

  7. Bushati ke fillue te mesosh gjeometrine letrare psh .trekendesh,binom,polinom ndoshta nuk ja di kuptimin,.Eshte puna jote qe ke qene fyell ne atithmetike dhe prandaj mbarove per Italisht.
    Kosova ka pena shume me te kualifikuara se pena jote dhe nuk besoj qe votuesi nga Gjilani te njeh ty apo shkultrurin,ndoshta ti e ben per te perfituar dicka nga byreku i VV.Eshte zakoni yt qe ne fund e perdredh penen sipas fituesit.
    Neise VV edhe mund te fitoje dhe jo prej trekendeshit te mendafshte qe ti na e jep si formulen e Pitagores.
    Kurti e ka treguar vehten gjer tani qe nuk njeh shtetin dhe rregullat.Ju deshen 100 dite qe te krijonte nje qeveri koti dhe ndejti 51 dite ne fuqi.Pa asnje horizont,zemerak,inatci dhe tund shume karten e korruptimit.
    Robespieri i tmerrshem,i pakompromentueshem rrinte prezent ne gijotinen qe priste rreth 200 koka ne dite,Fjalimet e Rrobespierit jane dhe sot absolute por te pazbatueshme.
    Edhe sot ne France nuk gjen ndonje shkolle,rruge,apo qender komuniteti qe te kete emrin e tij,.E harruan,i prene koken dhe e harruan fare,por ama askush nuk e do.
    Trekendeshi YT Bushat nuk zgjidh asgje sepse vota jo gjithmone eshte zgjidhja qe duhet.
    Edhe Franko,Hitleri,Musolini,Hoxha erdhen ne fuqi me vota por pastaj pollen lufte dhe sherr.
    Uroj nje votim te mbare dhe pa probleme.
    Do rrojme dhe do shohim.

  8. PD nuk ka reaguar ende për deklaratën e sotme. As Basha. Nga kush kanë frikë?!

    Fakt është se Sali Berisha dhe Petrit Vasili janë përmendur publikisht se nuk mund të marrin vizë për të udhëtuar drejt SHBA. Pra janë të padëshirueshëm në SHBA.

    Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të PS i kanë sfiduar të dy për një udhëtim në tokën e demokracisë, duke mos marrë asnjë përgjigjie bindëse nga ana e ish kryeministri demokrat dhe numrit dy të LSI. Ku ky i fundit nuk lë rast pa folur, vetëm për këtë rast hesht.Paska zbritur prap shpellkari me emrin berat per te komentuar marksistin albin,mos e hiq Prasin e tritanit nga bytha deri per zgjedhje të duhet per te fluturuar o shpellkar berat

  9. Z. Bushati. Mendimet tuaja ne lidhje me VV jo detyrimisht jane me te mirat. Ky artikull, ngjan i dale nga zyrat e Fuges per propaganden e rradhes. Di shume pak per Albin Kurtin per te patur nje mendim te plote ne lidhje me te. Ama di qe eshte i majte radikal dhe nuk eshte se pelqej te majten, aq me teper e majta nacionaliste e cila ka gjithmone tendencen te kthehet ne diktature. Vjosa per mendimin tim eshte dicka krejt tjeter. E larguan nga LDK estabilishmenti i kesaj partije, por eshte e sigurt qe rrenjet dhe bindjet e saj jane te qendres se djathte. Natyrisht qe per Kosoven eshte e rendesishme te largohen nje numer i madh politikanesh qe e kane demtuar shume keto 11 vite te te qenurit shtet i pamvarur, por nese qeverisja e Kosoves do vije nga e majta, nuk te bind se gjerat do permiresohen shume. Vec kesaj, ajo thirrja ne titull qe shqiptaret e Kosoves te votojne te gjithe VV, e thene me terminologjine e km shqiptar, t’i japin VV edhe timonin edhe tepsine, nuk ben sens ne shek. XXI. Vende me demokraci te brishte si Shqiperia, Kosova dhe vendet e tjera te rajonit, kane domosdoshmeri qe te kene qeveri koalicioni. Ne jemi popuj qe nuk jemi mesuar aq te prirur per te pervetesuar demokracine dhe na duhet se s’ben te qeverisemi nga koalicione dhe jo nga parti te vecanta, perndryshe nuk do arrijme te ecim perpara. Albin Kurti duhet provuar ne pushtet, pasi ne opozite eshte shume me e lehte te kritikosh dhe te gjesh difekte. Shpresoj qe shqiptaret e Kosoves do te tregohen aq te zgjuar sa te mos i japin timonin dhe tepsine nje njeriu te vetem, por njekohesisht te rrezojne edhe estabilishmentin sepse nje pjese e mire e estabislishmentit e ka bere balte. Kjo do na bente te shpresonim se edhe ketej nga ne, mund te ndodhin ndryshime te rendesishme.

  10. OR ZOTI BUSHATI PO SI NUK KA TURP BATON HAXHIU ,KUR JUVE ZOTI ANDI E POSHTERONI DHE E DEMASKONI EDHE VETEN QESH SI ZAGAR I DHJERE NE BREKE-NUK ME PRITET KUR JENI BASHKE NE EMISIONE ,ZAGARI NUK MUND AS TE NGE SYTE LARTE thotë:

    HAHA HAHA ,YMER GELBAZA KELLIRA SHKRUAN KETU ME POROSI TE EDI RAMES DHE ORGANIZTES

  11. Qe klasa vjeter e politikes kosovare me kokcepsha si haradinaj apo fshatar si thaci duhet zhdukur kjo eshte e qarte. Po ashtu ama sbind as ky albini, shume tip arrogant e inatci. Tipik shqiptar qe se le zemerimi te beje politike me menfuri e surim sic duhet. . Ju duhen alternativa te reja se kto qe kane jane varikarin

  12. Shkrim i goditur. Une e shoh VV dhe aleancat e saj me figura karazmatike te politikes kosovare si nje front kunder te keqes qe ka kapluar gjithe kombin shqiptar. Uroj nje fitore beblishitare qe ky front te kete mundesine te ndaloj te keqen qe s’ka fund. Fitorja e fontit kunder te keqes ne Kosove do shtrihet ne te gjitha trojet ku banojne shqiptaret.”Une e votoj nga Tirane kete front!”. Qytetare te Kosoves dilni masivisht e votoni te ardhmen tuaj por dhe te ardhmen tone. Na ndihmoni!

  13. Edhe pse PD p.sh, akuzon Ramën përditë se nuk po merr asnjë masë për parandalimin e përhapjes së Covid, vetë shkojnë e bëjnë takime me dhjetëra persona dhe pa asnjë masë sigurie.

    Jorida Tabaku e Grida Duma një ditë më parë, janë kthyer në përhapëse me qëllim të virusit, pasi kanë mbledhur në ambiente të mbyllura dhjetëra persona, pa maska e pa asnjë masë sigurie.Votoni marksistet o shpellkaret e salihut dhe lulzimes

  14. Forca VV, poshte bandit hajdute te PDK, LDK, AAK, te cilat vetem e kane vjedhur popullin e Kosoves.

    Ndryshimi me Shqiperine eshte qe atje nuk shiten se bagetia votuesit.

    Une jam I djathte por po te votoja ne Kosove voten do tia jepja Kurtit e Vjoses.

  15. O Andi lere kosoven e kosovaret se e dijne vet cfare te bejne. Beju thirrje shqiptareve ketu te mos votojne edi ramen se na morri lumi per fare.

  16. Basha është njeriu që shkatërroi opozitën dhe e përgjysmoi në numra në mandatin e parë, sipas saj ai i dhuroi qeverisë të gjitha mandatet e deputetëve opozitar, si dhe i fali të gjitha këshillat bashkiak e bashkë më ta të gjitha bashkitë e mandatit të dytë. Ajo shtoi se Basha është ai që për 8 vite nuk rreshti duke thënë se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën e që tani po hynë si pa te keq ne zgjedhje pikërisht me ER.Ti i ores 13:04 duhet te jeshe projektuar nga shurra ne mengjes

  17. Pas shumë largimeve nga LSI drejt PS-së, duket se tashmë kanë filluar largimet edhe në radhët e demokratëve.

    Djali i xhaxhait të kryedemokratit Lulzim Basha, Altin Basha, ka vendosur të anëtarësohet në Partinë Socialiste, duke u pajisur edhe me kartë anëtarësimi.

  18. Prandaj, në 25 prill, shqiptari normal dhe jomilitant do të pyes veten: Duhet të votoj për ata që dhunuan zgjedhjet e majit 1996, 2009 dhe 2011 apo për ata që akuzohen si mohues të lirisë së zgjedhjeve prej të parëve? Duhet të votoj për ata që e çuan Shqipërinë në katastrofë kombëtare dhe në konfliktin më të gjerë dhe më të thellë shoqëror, politik e ushtarak që nga themelimi i shtetit shqiptar, apo për ata që armën kryesore ndaj kundërshtarëve kanë ironinë; për ata që kanë rrahur e burgosur kundërshtarët politikë, apo për ata që i tallin kundërshatrët e tyre; për ata që kanë vrarë kundërshtarët politikë dhe janë penduar që s’kanë vrarë më shumë, apo për ata që përdorin gazin lotsjellës, si kudo në Evropë, ndaj kundërshtarëve protestues; për ata që iu është vërtetuar korrupsioni 230 milion euro nga Komisioni i Kontrollit të Shtetit dhe Prokuroria dhe që janë kapur me zë e figurë duke planifikuar përvetësimet e fondeve shtetërore, apo për ata që dyshohen për korrupsion

  19. Nje i deshtuar, qe nuk din te qeverise veq 50 dite mbajti qeverine. Ky eshte i pari per demonstrime ne rruge, me djege kantenjeret e mbeturinave…. e me ba zhurme.

  20. nuk ndryshojne adpak mga te vjetrit, beq i kalojne ata me keqeperdorime, leta nuk bejne ndryshimin thotë:

    nje komentues me larte i quajti kari zmatike figurat e VV. ku sheh njeri karizmatizem tek tipat si H abazi, keqeperdorues, sfeqla arrogant vitia tender kusari para gjykate ky i podujeves grushton njeriun ai i mitrovices shane. kurti egoist e i deshtuar pati qeverine nuk diti ta mbaje vjosa tha manipulohem lehte. Edhe nje hajgare me shume ne emer te ckapjes se shtetit kapje tipike. vjosa me veturat e rojet e presidences del ne fushate. Po po si te gjithe te tjeret

  21. bushati shume po nxit revolucion ne kosove. Me mire te beje ndonje pune te menqur atje ne Shqiperi. A Kurti nje i deshtuar e per gjynah veq 50 dite KM. Vjosa qesharake dhe e manipuluar. Pritjet shkme te vogla qe keta te bejne ndryshimin per te mire. Veq keq kan mi bere Kosoves se jane egoist te medhenje e te pa ditur

  22. As të tijët, të cilët kanë kurajon të mohojnë dhe xhaxhallarët e Lulit të cilët lehtësisht gjenden në listën e gjendjes civile. Pa folur pastaj që djali i xhaxhait ka zgjedhjet e tij në jetë. Që Lulzim Bashën nuk e voton djali i xhaxhait apo që mund të shkojë me PS, kjo nuk është një çudi sepse Lulzim Bashën nuk e voton as gruaja e tij. Lulzim Bashën nuk e votuan 230 mijë demokratë në vitin 2017. Votë e pastër për PD që ishte hedhur në 2013, në 2017 nuk iu dha Lulzim Bashës.

    Lulzim Bashën nuk e kanë votuar për kryetar të PD as në 2013 dhe as në 2017, në të dyja rastet ka pasur manipulime të zgjedhjeve. Në garën me Olldashin pati dhe mbështetjen e Berishës, në garën e dytë bëri një ngrirje formale, kishte frikë edhe nga vota e Eduart Selamit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu