• |
ide | kryesore

Dalin SMS-të e infermieres së Covid 2 me Tiren: Do pimë kafe me familjarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sidorela Çela është një nga infermieret e arrestuara bashkë me dy kolege të saj në lidhje me skandalin në ‘Shefqet Ndroqi’, ku sanitarja e spitalit, Tire Alldervishaj merrte para te familjarët e pacientëve përmes mashtrimit. 28-vjeçarja që punonte si infermiere tek Covid-2 akuzohet për “Shpërdorimit te detyrës” dhe “Mashtrim”. E reja, sipas hetimeve të prokurorisë, si dhe zbardhjes së tabulateve telefonike, kishte biseduar shpesh herë me Tiren për mënyrën se si do të ndanin paratë me njëra-tjetrën.

BISEDA E ZBARDHUR NE DOSJE

Në datë 26/09/2020 shtetasja Tire Alldervishi ka komunikuar me numrin e telefonit 0693025877 të rregjistruar në telefonin e saj me emrin “Sidorela Kat 3”. Nga verifikimet ne sistemi “DeepSee” rezulton se numri telefonik celular “0693025877” nuk gjeneron të dhëna për personin në posedim të tij, por sipas dokumentacionit të administruar me proçesverbal “mbi kqyrje dhe marrjen e dokumentave” nga spitali “Shefqet Ndroqi” Tiranë, rezulton se shtetasja Sidorela Çela figuron në listën e infermjereve të këtij spitali, me numër celular 0693025877. Nga verifikimet ne sistemin “DeepSee” rezulton që shtetasja Sidorela Remzi Çela figuron e punësuar në spitalin “Shefqet Ndroqi” Tiranë. Përmbajtja e bisedës së zhvilluar mes tyre është si më poshtë:

15.21, 26/09/2020- Tire Alldervishi: E pe mojsa me dha Nj 10

15:21, 26/09/2020 – Sidorela Kat 3: Kur ta dha

15.23, 26/09/2020 – Tire Alldervishi: Ma futi ke canta kortonit

15:23, 26/09/2020 – Sidorela Kat 3: Mua sme dha

15:53, 26/09/2020 -Sidorela Kat 3: Haha ika jam te tuneli me autobuz … vlsa pa ic

Ndërsa përmbajtja e një tjetër bisede të zhvilluar mes tyre në aplikacionin WhatsApp është si më poshtë vijon:

30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: Tire

30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: Ca ben

30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: Tlutem ma bej hallall e me shko cik atje

30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: T sigurova 20 mi

30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: Mos u ndiej me askend

30/08/2020, 22:21 – Sidorela Kat 3: Dhe vec 20 sa lek harxhove

30/08/2020, 22:21 – Sidorela Kat 3: Mthuaj

30/08/2020, 22:21 – Sidorela Kat 3: Dhe pyete sa e ka oksigjenin gezimi

30/08/2020, 22:21 – Sidorela Kat 3: Tlutem

31/08/2020, 10:55 – Tire Alldervishi: Nuk me ngretlf

31/08/2020, 10:55 – Sidorela Kat 3: Ja ta mar un njeher

31/08/2020, 10:58 – Tire Alldervishi: Nr vjollcec numer tjeter

06****

31/08/2020, 22:53 – Sidorela Kat 3: Vajte

31/08/2020, 22:53 – Sidorela Kat 3: Atje

31/08/2020, 22:53 – Tire Alldervishi: Ne Gzimi kishte vajtur te interesohet nje infemjere me emrin Edlira

02/09/2020, 17:43 – Sidorela Kat 3: Ku je ti

02/09/2020, 17:44 – Sidorela Kat 3: T t jap cik nr e goces s gzimit tia nxjeresh nkamer

02/09/2020, 17:44 – Tire Alldervishi: Don Gzimi me fol me gruan

02/09/2020, 17:44 – Sidorela Kat 3: Se mtha do i jap tires ndonje lek

02/09/2020, 17:44 – Sidorela Kat 3: Ok

02/09/2020, 17:44 – Sidorela Kat 3: Ja t t jap nr

02/09/2020, 17:45 – Tire Alldervishi: You deleted this message

02/09/2020, 17:45 – Sidorela Kat 3: Kush e ka kte

02/09/2020, 17:45 – Sidorela Kat 3: Nr

02/09/2020, 17:45 – Tire Alldervishi: Lidhu me kte numer

02/09/2020, 17:46 – Sidorela Kat 3: Kam frik mos me hapin ndonje problem

02/09/2020, 17:46 – Tire Alldervishi: Quhet Lume

02/09/2020, 17:47 – Sidorela Kat 3: O tire prit t mar ntel

02/09/2020, 17:47 – Tire Alldervishi: Jam mikesha Tited ti thot

05/10/2020, 19:14 – Sidorela Kat 3: Ferzi ymetllari

05/10/2020, 19:14 – Sidorela Kat 3: Ma gjejcik

05/10/2020, 19:14 – Sidorela Kat 3: Esht kushuriri I babit

05/10/2020, 19:14 – Sidorela Kat 3: Esht nga alarupi

05/10/2020, 19:15 – Sidorela Kat 3: E ma thuj si eshte dhe do takojm ata familjaret t pim lafe

05/10/2020, 19:15 – Sidorela Kat 3: Kafe

05/10/2020, 19:15 – Sidorela Kat 3: ?

Nga analizimi i listës së pacientëve të shtruar në spitalin ”Shefqet Ndroqi”, të marrë nga ana jonë me proçesverbal të ”kqyrjes dhe marrjes së dokumentave”, rezulton që personi i cituar më sipër me emrin ”Gzimi” është pacienti i shtruar në spital, shtetasi Gëzim Lemnushi dhe personi që ka mbajtur kontakte me Tiren është bashkëshortja e Gëzimit, shtetasja Fatime Lemnushi përdoruese e numrit të telefonit 0692450511. Ndersa, Ferzi Ymetllari që citohet më sipër është shtetasi Ferzi Hymetllari i cili gjithashtu nga analizimi i listës së pacienteve, ka qenë pacient në spitalin ”Shefqet Ndroqi”.

Gjithashtu, rezulton që në një tjeter episod shtetasja Tire ka komunikuar me numrin e telefonit +355696545815 të cilin nuk e ka të rregjistruar në telefonin e saj. Përdoruesi i këtij numri interesohet për shtetasin Agim Allgjata të shtruar në atë spital, gjithashtu i thotë që Elona nuk i përgjigjet por e ka falenderuar për porosinë. Biseda është si më poshtë vijon:

20:00, 12/12/2020 – +355696545815: Po paté ndonje mundesi me pacientin Agim Allgjata ka 2 dhoma 5 kirurgjia torakale. Si esht si gjendje dhe oksigjenin sa e ka. Aesht i qet. Se kjo elona nk me prgj. Vetem thjesht me falenderoj per porosin
08:04, 13/12/2020 – +355696545815: Mgjesi. Dini gje sot kush esht ne sherbim ne kat dyt ke agimi
08:15, 13/12/2020 – Tire Alldervishi : Mgjesii Te shoh Te them Mbr skish baderi
08:16,13/12/2020 – +355696545815: Ska gje
08:19, 13/12/2020 – +355696545815: Fola me sidorelen tani dhe me tha qe ishte ajo tani diten Rrofsh.

Në lidhje me episodin e mësipërm, është pyetur shtetasi Mariglen Allgjata i cili është nipi i shtetasit Agim Allgjata i cili sqaron se: ka pasur të shtruar në spitalin ”Shefqet Ndroqi” xhaxhain e tij shtetasin Agim Allgjata i cili ka qenë shtruar në datë 29.11.2020 dhe ka qëndruar në katin e dytë dhoma 5, kirurgjia tarakale. Në datën 16.12.2020, xhaxhai i tij ka ndërruar jetë në spital. Marigleni pohon që e ka njohur shtetasen Tire Alldervishi në derën e spitalit kur ka qënë duke dorëzuar ushqimet për xhaxhain e tij. Aty ka parë Tiren dhe i ka kërkuar si nder që ti dërgonte ushqimet lart tek xhaxhai i tij pasi nuk kishte mundësi që të vinte në orën 18:00 kur ishte orari i përcaktuar për të dorëzuar ushqimet. Marigleni i ka dhënë asaj një pesëmijë dhe dhjetëmijë lekësh të ri. Marigleni pohon që ka pasur kontakte vetëm me infermierët Ai ju ka dhënë atyre, nga një dhjetë mijë lekësh të vjetër. Infermieret të cilëve ju ka lënë nga një dhjetë mijë lekësh, kanë qenë shtetasja me emrin ”Elona” përdoruese e numrit 0698528517 dhe ”Sidorela” përdoruese e numrit 0693025877.

Sidorela që përmendet më sipër rezulton të jetë shtetasja Sidorela Cela, siç është sqaruar dhe më sipër, me detyrë infermiere e spitalit dhe ka kontakte të vazhdueshme me Tiren.

LEXO EDHE: Përgjimet E PLOTA të grupit të Tires së Sanatoriumit/ “Do ti ndajmë të gjitha bashkë”



4 Comments

  1. “Cfare kemi bere ne per mjekesine nuk eshte bere ne 30 vjet. Pale njehre me ato qe ishin 8-vite me pare as qe kemi te krahasuar”- cit Ramazoni. Dhe ska faj ne fakt se ne kohen e Ramazanit pastruesja spitalit eshte “manaxhere dhe infermiere” njekohesisht.

  2. Mjer ne ne cfar vendi jetojme. Ku eshte korrupsioni ktu nuk po e kuptoj, njerezit vet ia kane dhene leket, nuk ja ka kerku njeri. Sic kane mar lek kto infermieret marin 99% e stafit mjekesor ne Shqiperi. O hajde ti arrestojme te gjithe o asnjerin, nuk mund te zbatojme dy standarte.
    Kto infermieret po arrestohen vetem per 1000 Lek, po doktorrat qe marin minimumi 30 000 Lek per cdo operacion pse nuk i arreston njeri?

  3. Kjo s’ka faj, i duheshin leket. Nuk eshte kollaj te besh buzet dhe vetullat. Duket ne surrat cfare malli eshte. E ka zgjedhur Perlati me doren e vet. Ka sy ai, jo per gje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *