• |
ide | kryesore

Dështon rinovimi i Hysajt, e konfirmon menaxheri: “Vitin tjetër do shkojmë diku tjetër”

-Instant, F1, Sport



Mes Napolit dhe Elseid Hysajt tani është vetëm kontrata që i mban akoma bashkë. Aventura nën Vezuv për kapitenin e Shqipërisë ka përfunduar në momentin që cështja rinovim dështoi. E konfirmoi këtë Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysaj, që foli për të ardhmen e të asistuarit të tij. “Lajmet për rinovimin? Diskutimi është mbyllur. Ne e dimë që, nga viti i ardhshëm, do të jemi diku tjetër, qëllimi i Napolit është të shohë në drejtime të tjera – ka thënë ai për Radio Punto Nuovo -. Ne po flasim me klube të tjera, siç është e drejtë të bëjmë, duke pasur parasysh që Hysaj do të bëjë detyrën e tij deri në qershor “.

Një situatë e pritshme, në fakt, me Napolin që prej muajsh nuk i është përgjigjur kërkesave për tu ulur në tavolinë nga menaxheri i lojtarit e tani duket se situata do të përfundojë me parametër zero. “Ka dy vjet që vrapoj pas Napolit për rinovimin. U lodha. tani është e drejtë që të vlerësoj propozimet që vijnë” kishte shprehur hapur Giuffredi disa javë më parë.

Hysaj e kishte kuptuar, por vitet e kaluara në Napoli e kanë bërë të shpresonte deri në fund për një zgjatje të bashkëpunimit. “Duhet të respektoj kontratën deri në fund të sezonit e pastaj do të mendoj për të ardhmen time. Shpresojmë ta mbyllim këtë kampionat në mënyrën më të mirë. Jam shumë i përqendruar tek Napoli, jam këtu prej shumë vitesh e nuk më vjen të mendoj tjetër”, pati deklaruar kapiteni i kombëtares së Shqipërisë për mikrofonët e ‘Rai’ pak ditë më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *