• |
ide | kryesore

Gjesti i bukur i Ronaldos e Georginës: paguan kurat e një fëmije të sëmurë me kancer

-Instant, Sport



Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez iu përgjigjën thirrjes së një nëne të dëshpëruar për ndihmë për të qenë në gjendje që djali i saj Tomas, një fëmijë 7-vjeçar portugez, ti nënshtrohet disa operacioneve të shtrenjta për të mposhtur neuroblastomën, një tumor që buron nga qelizat e sistemit nervor simpatik. Fenomeni i Juve dhe partnerja Georgina, ashtu si ka bërë të ditur e motra e saj Ivana, i kanë dhënë familjes gjithë shumën e nevojshme.

“Tomas tashmë është në udhëtim për në Barcelonë për të kryer disa analiza dhe për të filluar trajtimin e kancerit në spitalin Vall d’Hebron. Faleminderit Georgina dhe Cristiano për ndihmën tuaj, solidaritetin dhe zemrën e madhe. Falenderim pafund që ndihmuat Tomas ti nënshtrohet trajtimit”, shkruan mesazhi që Ivana Rodriguez postoi në Instagram.

Djali i vogël, i cili u diagnostikua me sëmundjen e tmerrshme në shtator 2019, pësoi një përkeqësim tetorin e kaluar. Prindërit, të cilët nuk kanë aftësi financiare për të paguar kujdesin për fëmijën e tyre, kanë bërë një lutje të dëshpëruar për ndihmë. Ata u përpoqën me të gjitha mënyrat të gjenin, përmes solidaritetit, paratë e nevojshme për të paguar kurat e fëmijës. Pastaj, ardhja e CR7 që, siç bën shpesh në fushë, zgjidhi gjithçka falë zemrës dhe bujarisë së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *