• |
ide | kryesore

Harry Styles, më i dashuruar se kurrë me aktoren

-Instant, Paparazzi, Slider



Sipas mediave të huaja këngëtari Harry Styles dhe aktorja Olivia Wilde duan që të cojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel.

Burime shumë të afërta të çiftit kanë rrëfyer se marrëdhënia e tyre është shumë serioze dhe se dyshja janë të pandarë nga njëri-tjetri.“Olivia dhe Harry duken shumë serioz për lidhjen e tyre. Ata e kalojnë gjithë kohën bashkë. Ajo është gjithashtu shumë e lumtur me Harry-n”, ka thënë një burim  për “People”.Aludimet  për një lidhje nisën pasi ata u fotografuan të kapur përdore në dasmën e menaxherit të Styles, Jeff Azoof. Më pas në media u publikuan imazhe të tjera që dëshmonin lidhjen e tyre të re. Harry dhe Olivia janë njohur me njëri-tjetrin muaj më parë për shkak të një projekti të përbashkët kinematografik, filmi “Don’t worry, darling”. Gjithashtu po përflitet se këngëtari dhe Olivia kanë filluar një romancë diskrete ndërsa ajo ishte ende e martuar me ish-partnerin e saj, aktorin Jason Sudeikis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *