• |
ide | kryesore

Itali, zbulohet drogë me vlerë 1 milion euro në shtëpinë e emigrantëve shqiptarë

Arkiva, Lajme, Të fundit
20 shqiptarë të arrestuar në Itali, sekuestrohet 3 milionë euro drogë



Policia italiane në komunën e Lodit, ka sekuestruar 35 kg kokainë dhe 700 gram marjuanë në një shtëpi emigrantësh shqiptarë. Në momentin që policia bastisi shtëpinë në via Rossetti në Sant’AngeloLodigiano, kanë gjetur aty një 17 vjeçar me origjinë shqiptare, i cili kishte fshehur sasinë e drogës në shtratin e tij.

Në momentin që policia është paraqitur në derë dhe ka kërkuar të futet në shtëpi, 17-vjeçari nuk i është përgjigjur, por ka telefonuar dikë për ta paralajmëruar. Në atë moment ai ndodhej i vetëm, mamaja i ishte në punë, ndërsa policia ka shpallur në kërkim dy persona. Sasia e sekuestruar është cilësuar si më e madhja e kapur ndonjëherë në zonën e Lodit, pasi vlera e saj llogaritej 1 milionë euro dhe nëse shitej, përfitimet do të ishin 3 milionë euro.

Policia italiane njofton se hetimet po zhvillohen në disa pista. E para ka të bëjë me opsionin se kjo familje ka zgjedhur të ruajë sasinë e drogës për dikë tjetër.

Ndërsa një pistë tjetër implikon pjesëtarët e familjes shqiptare. Megjithatë policia ende po heton çështjen dhe po punon për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, të cilët gjithashtu janë me origjinë shqiptare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *