• |
ide | kryesore

Policia arreston 3 infermiere dhe një sanitare tek ‘Shefqet Ndroqi’ për skandalin me ‘Tiren’

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka zbarkuar këtë të hënë në spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi” duke arrestuar katër pjesëtarë të stafit mjekësor të këtij spitali që lidhen me rastin abuziv të sanitares Tire Alldervishi.

Në pranga kanë rënë tre infermiere të spitalit dhe një sanitare.

Ndërkohë, 58-vjeçarja Tire Alldervishi u arrestua pak javë më parë, pas denoncimit në një emision investigativ, ku rezultonte se ajo iu kishte zhvatur 8 milionë lekë familjarëve të një pacienteje me koronavirus, por që kësaj të fundit nuk i kishte bërë asnjë shërbim, duke mos i dhënë as bukë, derisa ajo kishte humbur betejën me virusin e rëndë.



1 Comment

  1. Si ka mundesi qe gjthe ai skandal dhe doktoret nuk paskan ditur gje por vetem infermieret , pastrueset dhe roja?
    A komandojne doktoret apo pastrueset neper spitale ? Te gjite e dime fenomenin e “çakallizmit” tek doktoret dhe si ka mundesi te dalin gjithmone te paster ? Si ka mundesi qe ne nje shtepi ndodhin skandale te njepasnjeshme dhe te perseritura ne kohe dhe i zoti i shtepise gjithmone nuk eshte ne dijeni ? I keni vene re qe ne te gjithe aksidentet rrugore me pasoje vdekjen , sidoqe te keneqene rrethanat , fajtor del ai qe vdes . Edhe kur rastet jane flagrente dhe te filmuara keta gjobvenesa te drejtesie nuk duan t’ja dine por i japin vendimet sipas qejfit dhe sipas deshires ( kuptohet mbasi eshte dhene nje shume e majme). A e pate se çndodhi me ate vajzen ne vlore ku vdiq shoqja e saj e ngushte , keta gjobevenesa akuzuan se gjoja ne timon ishte ajo qe mbijetoje . Pse e bene do thoni ju? Thjeshte sepse vetem kjo mund te paguaj sepse ajo tjetra vdiq . Keta manipulojne prova dhe gjithçka tjeter , bejne presione dhe shantazhojne vetem te xhvasin kedo qe u del ne shteg . Edhe kur doli filmimi qe ne timon kishte qene vete e ndjera , prape keta gjobevenesa nuk e mbyllin çeshtjen por manipulojne per te perfituar mbi kedo dhe ne gjithçka qe ju ze syri . Keta i shohin njerezit si vlere leku , keta e shohin drejtesine si nje mundesi ku mund te gjobisin dhe xhvasin para nga kushdo , me faj apo pa faj qofte . I thashe keto per te kuptuar sesa poshte kemi rene si popull e si komb qe edhe pse e shohim dhe e prekim perdite padrejtesite e ketyre antihumanoideve me fytyre njeriu , perseri heshtim . Amerikanet kane nje shprehje ku thuhet : Nuk ka me keq sesa te denosh nje te pafajshem sepse humbet besimi ne sistem , prandaj me mire nje 1000 fajtor jashte sesa nje i pafajshem ne burg . Nuk mund te ecet me ne kete menyre , nuk mund te jeshe viktime e sistemit sepse keshtu ja ka endja nje “njeriu” qe eshte veshur me petkun e pushtetit . Nuk ka me keq sesa padrejtesia . Ne çdo kushtetute , ne çdo liber fetar prioritare eshte drejtesia . Edhe ne sistemet diktatoriale apo ato mesjetre ka pasur shume e me shume drejtesi sesa kemi ne sot . Nje vend pa drejtesi eshte si nje peme pa gjethe , eshte si nje peme e kalbur . Eshte vetem çeshtje kohe qe ajo te rrezohet . Nje vend pa drejtesi , anarshia dhe shkaterrimi i atij vendi jane thjesht çeshtje kohe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *