• |
ide | kryesore

Lubonja: PD dhe PS e pranuan Celibashin sepse zgjedhjet do vendosen diku tjetër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratën e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, se palët politike nuk kontestuan emërimin e tij si komisioneri i këtij institucioni.

Në një lidhje skype për emisionin “Real Story” në ‘News24’ Lubonja tha se fakti që nuk u kontestua emërimi i Celibashit në këtë detyrë, është për faktin se “lufta” për zgjedhjet ndodh në terren dhe se nuk e përcakton KQZ rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Unë e mendoj kështu. Siç tha dhe zoti Celibashi, se është zgjedhur me konsensus. Pyetja që ngrihet është; si ka mundësi që ndërkohë që ne kemi një konfliktualitet të madh, ku marrëveshja e 5 Qershorit u prish në diçka që lidhet me zgjedhjet, ku ndaloheshin koalicionet, është ruajtur konsensusi lidhur me komisionerin e zgjedhjeve. Këtu ka një paradoks. Kemi një ‘luftë’ që ku t’ja hedhësh tjetrit dhe nga ana tjetër kemi një konsensus për komisionerin.

Për mua, rezultati i zgjedhjeve, është rezultat që nuk do të përcaktohet nga KQZ. Pra, të më fal zoti Celibashi, por mendoj se KQZ dhe komisioneri janë lart në atë shkallën e zhvillimit të ngjarjeve, ndërkohë që ngjarjet, siç është manipulimi i votës, vjedhja e tyre, ndodhin shumë poshtë. Aty ku ata lart nuk kanë akses. Mendoj se një nga arsyet se pse nuk ka pasur një “luftë” lidhur me atë lart, është se figura e Celibashit lidhet si figurë serioze.

Këta në fund fare do të jenë noterë të kësaj gjejë, që do të ndodh poshtë. Unë nuk besoj në asnjë mënyrë që ajo fryma e konsensusi, që të kemi zgjedhje të lira, është në frymën e këtyre bandave, këta të dy që i quaj unë, që këto banda të kontrollojnë ‘territorin’. Është si puna e asaj që thonë se; shqiptarët kanë tolerancë fetare.

Në fakt e vërteta nuk është ajo, por që feja nuk është instrumentalizuar në Shqipëri, pasi kanë qenë të tjera ato instrumente. Në këtë kuptim, KQZ nuk iu prish punë, dhe kështu për të ruajtur atë fasadën demokratike gjoja, s’kanë bërë zhurmë të madhe. Forcat politike nuk kanë pasur besim tek një institucion i pavarur, që nuk bëhet nga të votuarit e partive, dhe e bënë që secili të ruaj njëri-tjetrin. Problemet e mëdha tek ne janë pikat më poshtë”, – tha Lubonja. /BW



3 Comments

  1. Gabohesh ne gjithshka i Nderuar… ! Ai eshte pjelle e tyre dhe Ato jane nje pjelle e vetme…!
    Po te kishim patur njerez me integritet dhe dinjitet ne KQZ-e nuk ishim ketu…!
    Te kishte mbajtur krahun ligjor Ish-kryetari i KQZ-se (duheshin 5 vota) ishte zgjidhur situata ligjore nje here e mire (mirepo edhe Ai e kishte nje gje qe, s’thuhet dhe e hapi krahun)…
    Ka gjithshka ne dore KQZ-ja dhe jo Ajo qe thoni Ju…
    Puna eshte se jane te gjithe bashke dhe Ai eshte nje prej tyre…
    Çfare do te thote qe qenkan dakort dy palet (marreveshje arbitrazhi) dhe qenka imun dhe i shenjte Ai…. fatkeqesi….
    Ai eshte thjesht nje sekretar i bindur… dhe kaq…..
    Nje limon i shtrydhur…. dhe pas asaj çfare i ka ndodh … duhet nje rehabilitim per te…
    Ai veçsa kthehet ne vendin e krimit… (aty fillon ne miniature)….
    Mjerim….

  2. Ps fiton zgjedhjet me “merite” opozita ne shesh . Diplomatet ose me mire mafiozet i kerkojen te njohe rezultatin se permdryshe futet ne listen e zeze dhe mbaron filmi per shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *