• |
ide | kryesore

Programi i PD/ Basha: Rrisim pensionet, dyfishojmë asistencën sociale

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar këtë të hënë programin për mirëqenien sociale. Gjatë fjalës së tij kryedemokrati tha se do të prezantojë një plan pune të hartuar nga ekspertët më të mirë, i cili është plotësisht i realizueshëm.  Basha angazhohet se me PD në qeveri do të dyfishohet menjëherë asistenca ekonomike për familjet në nevojë, do të rrisë pensionet për 650 mijë pensionistë, do të subvencionojë në mënyrë të plotë interesat e kredive për 20 mijë familje e çifte të reja.

“Unë angazhohem për rritjen e pensioneve për 650 000 pensionistët shqiptarë, dy herë më shumë se norma e inflacionit dhe të paktën 5% në vit! Ne nuk do t’i braktisim kurrë pensionistët tanë, që i dhanë kaq shumë vendit tonë të mrekullueshëm dhe familjeve tona. Angazhohem të dyfishojmë menjëherë asistencën ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. Nën qeverisjen tonë, askush nuk do të braktiset, shpërfillet dhe nëpërkëmbet.Angazhohem që njerëzit me aftësi të kufizuara do të jenë pjesë reale e vendimmarrjes të qeverisjes tonë dhe jo thjesht përfitues pasivë apo viktima të indiferencës, përbuzjes apo korrupsionit qeveritar”, tha lideri demokrat.

Basha shtoi se familjet që sjellin në jetë një fëmijë, në 5 vitet e para të të porsalindurit do të përfitojnë pagesa mujore nga 3 mijë lekë të reja.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *