• |
ide | kryesore

Sharjet e Buffon në Inter-Juventus nuk dëgjohen qartë: prokurori i Federatës heq dorë nga dënimi i portierit

-Instant, Sport



Në pritje të gjykimit për shkeljen e mëparshme gjatë Parma-Juventus (verdikti pritet në ditët e ardhshme), nuk do të ketë asnjë dënim tjetër për Gianluigi Buffon, në lidhje me sharjen e pretenduar pas golit të pësuar nga Lautaro Martinez në Inter-Juve të Kupës së Italisë. Siç është raportuar nga Gazzetta dello Sport, prokurori i Federatës italiane të Futbollit (FIGC) pretendon se audio nuk është aq e qartë sa të vazhdojë me dënimin.

Në tryezën e prokurorëve federalë, në fakt, kishte mbërritur audio e thirrjeve së portierit të Juventusit pas golit të pësuar nga Lautaro Martinez e që nuk u sanksionua nga gjyqtari Calvarese. Por audio nuk është e pastër mjaftueshëm, që të sqarojë nëse shprehja e Buffon ishte në të vërtetë blasfemi dhe, për këtë arsye, Prokurori Federal nuk do të vazhdojë më tej.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *