• |
ide | kryesore

Skemë kriminale/ Prokuroria zbulon si bashkëpunonte Tirja me infermieret e ‘Shefqet Ndroqit’

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Prokuroria ep informacion zyrtar lidhur me urdhër-arrestet e lëshuara për tre infermiere dhe një sanitare të spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, që lidhen me skandalin korruptiv të sanitares Tire Alldervishi.


Pas hetimeve, Prokuroria ka zbuluar se kemi të bëjmë me një skemë kriminale, me qëllim përfitimin në kurriz të pacientëve të sëmurë me koronavirus.


“Ne vijim te veprimtarise hetimore u kryen sekusetrime, kqyrje, pyetje e personave etj dhe nga gjithe veprimtaria hetimore deri ne stadin aktual, shihet qarte qe persona me detyre infermierre apo sanitare ne Spitalin “Shefqet Ndroqi”, kane krijuar nje skeme te mirefillte me qellimin e vetem kriminal qe te perfitojne sa me shume ne kurriz te pacienteve te semure me semundjen Covid 19 dhe familjareve te tyre”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Njoftimi i Prokurorisë: 
Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.281 datë 13.01.2021 në ngarkim të shtetases Tire Alldervishi për kryerjen e veprës penale të ”Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2 te Kodit Penal.
Shtetasja Eltjana Sinanaj, e cila ka bërë kallzim penal ndaj shtetases Tire Alldervishi e datëlindjes 15.03.1962 pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për ti shërbyer mamasë së kallzueses e cila ishte e shtruar në spital me Covid 19, duke ju prezantuar si inferimiere ndërkohë që ishte sanitare e spitalit. Gjithashtu në emisionin “Stop” të datës 12.01.2021 janë transmetuar pamjet për ngjarjen e ndodhur.

Në datën 28.11.2020 mamaja e kallzueses është shtruar tek spitali universitar “Shefqet Ndroqi” pasi ka rezultuar pozitive me COVID 19 dhe ka nderruar jete po ne kete spital me date 25.12.2020. Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kjo shtetase ishte Tire Alldervishi dhe qe më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital. Që në momentin e parë i ka kërkuar një shumë lekësh prej 2000 lekësh që ti jepja telefonin mamit, duke i thënë që po e bënte për atë edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara. Më pas i thotë që ta presë në lokal. Kur vjen në lokal i ka thënë, meqënëse infermierët e tjerë nuk lejohen të vijnë në lokal, e ka marrë ajo përsipër duke i kërkuar shumën e lekëve e cila ishte 10 000 për doktoreshën dhe 5000 për infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin. Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që kallzuesja ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën dhe përpos tyre i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë. Kallzuesja nuk e dinte a po ja jepnin ilaçet apo jo sepse mami i saj i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnim ata.

Shuma e paguar ne total eshte rreth 800.000 leke te reja pa llogaritur ilacet qe kallezuesja sipas instruktimit te Tire Alldervishit i blinte neper farmaci te ndryshme per t’ia dhene asaj me qellim qe te behej mjekimi i mamase se saj.

Komunikimet ndermjet Tire Alldervishi dhe kallezueses jane bere si verbalisht ashtu edhe nepermjet rrjetit te komunikimi What’s Up.

Eshte ndaluar shtetasja Tire Alldervishi dhe ndaj saj eshte depozituar kerkesa e Prokurorise per vleftesimin e ndalimit dhe caktimin e mases se sigurise “arrest ne burg”
Prokuroria prane gjykates se shkalles se pare Tirane vijoi te kryeje nje hetim te plote dhe te thelluar per te qartesuar nese ndodheshim para nje rasti sporadik apo para nje skeme te mirefillte perfitimi nga personeli mjekesor apo ndihmes ne kurriz te te semureve me semundjen COVID 19 duke mos hezituar te vere para pergjegjesise penale kedo qe do te rezultonte i implikuar.

Ne vijim te veprimtarise hetimore u kryen sekusetrime, kqyrje, pyetje e personave etj dhe nga gjithe veprimtaria hetimore deri ne stadin aktual, shihet qarte qe persona me detyre infermierre apo sanitare ne Spitalin ‘’ Shefqet Ndroqi’’, kane krijuar nje skeme te mirefillte me qellimin e vetem kriminal qe te perfitojne sa me shume ne kurriz te pacienteve te semure me semundjen Covid 19 dhe familjareve te tyre.

Keta persona ne bashkepunim me njera-tjetren, ne kete situate pandemie, ne vend te solidaritetit dhe mbi te gjitha perkushtimit per detyren qe duhej te demonstronin, e trajtonin detyren si nje privilegj nga i cili duhej te perfitonin cdo dite dhe gjithnje e me teper.

Keta persona ne mungese te plote te pergjegjesise qe i ngarkon detyra, ne mungese te plote te solidaritetit, ne shkelje totale te ligjit dhe te moralit shoqeror kane treguar sesi mund te njolloset kemisha e bardhe e cila duhet te perfaqesoje gjithe solidaritetin dhe perkushtimin ndaj pacienteve dhe jo ngritjen ne sistem te abuzimit me detyren dhe perfitmit ne kurriz te pacienteve dhe te familjareve te tyre.

I perket veprimtarise se metejshme hetimore zbulimi eventual i rasteve te tjera apo i personave te tjere te cilet mund te jene te perfshire apo qe kane perfituar ne kurriz te ushtrimit ne menyre te perkushtuar te detyres.

Me Urdher te Prokurorit, nga Policia gjyqsore u krye ndalimi i shtetaseve:
Mira Bushi, e bija e Sifi dhe e Fanije, e datëlindjes 21.07.1969, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal
Sheqerije Koci, e bija e Jonuz dhe e Hatixhe, e datëlindjes 26.10.1960, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal
Sidorela Çela, e bija e Remzi dhe e Fitore, e datëlindjes 17.08.1993, lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal
Rukije Hoxhaj, e bija e Ramazan dhe e Zeqine, e datëlindjes 20.02.1964, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë sanitare e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, për veprën penale të ”Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal

9 Comments

  1. Po doktoret ku jane ketu ? Apo ata nuk dinin gje?
    HAHAHAHAHAAAAAAAAAAAAAAAAAA…….
    Te gjithe e dime se ata jane gjobvenesit e vertete
    Nuk le luani te hajne qent .Shtet kartoni , shtet varikarist
    PTUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU…

  2. “Skemë e mirëfilltë kriminale” ? Skeme kriminale e bere nga pastruese dhe infermiere ???!!!!
    Po i zoti i shtepise , doktori , drejtori , primari nuk dinin gje ? e beson njeri kete mbroçkull ?
    Si ka mundesi qe gjthe ai skandal dhe doktoret nuk paskan ditur gje por vetem infermieret , pastrueset dhe roja? A komandojne doktoret apo pastrueset neper spitale ? Te gjite e dime fenomenin e “çakallizmit” tek doktoret dhe si ka mundesi te dalin gjithmone te paster ? Si ka mundesi qe ne nje shtepi ndodhin skandale te njepasnjeshme dhe te perseritura ne kohe dhe i zoti i shtepise gjithmone nuk eshte ne dijeni ? I keni vene re qe ne te gjithe aksidentet rrugore me pasoje vdekjen , sidoqe te keneqene rrethanat , fajtor del ai qe vdes . Edhe kur rastet jane flagrente dhe te filmuara keta gjobvenesa te drejtesie nuk duan t’ja dine por i japin vendimet sipas qejfit dhe sipas deshires ( kuptohet mbasi eshte dhene nje shume e majme). A e pate se çndodhi me ate vajzen ne vlore ku vdiq shoqja e saj e ngushte , keta gjobevenesa akuzuan se gjoja ne timon ishte ajo qe mbijetoje . Pse e bene do thoni ju? Thjeshte sepse vetem kjo mund te paguaj sepse ajo tjetra vdiq . Keta manipulojne prova dhe gjithçka tjeter , bejne presione dhe shantazhojne vetem te xhvasin kedo qe u del ne shteg . Edhe kur doli filmimi qe ne timon kishte qene vete e ndjera , prape keta gjobevenesa nuk e mbyllin çeshtjen por manipulojne per te perfituar mbi kedo dhe ne gjithçka qe ju ze syri . Keta i shohin njerezit si vlere leku , keta e shohin drejtesine si nje mundesi ku mund te gjobisin dhe xhvasin para nga kushdo , me faj apo pa faj qofte . I thashe keto per te kuptuar sesa poshte kemi rene si popull e si komb qe edhe pse e shohim dhe e prekim perdite padrejtesite e ketyre antihumanoideve me fytyre njeriu , perseri heshtim . Amerikanet kane nje shprehje ku thuhet : Nuk ka me keq sesa te denosh nje te pafajshem sepse humbet besimi ne sistem , prandaj me mire nje 1000 fajtor jashte sesa nje i pafajshem ne burg . Nuk mund te ecet me ne kete menyre , nuk mund te jeshe viktime e sistemit sepse keshtu ja ka endja nje “njeriu” qe eshte veshur me petkun e pushtetit . Nuk ka me keq sesa padrejtesia . Ne çdo kushtetute , ne çdo liber fetar prioritare eshte drejtesia . Edhe ne sistemet diktatoriale apo ato mesjetre ka pasur shume e me shume drejtesi sesa kemi ne sot . Nje vend pa drejtesi eshte si nje peme pa gjethe , eshte si nje peme e kalbur . Eshte vetem çeshtje kohe qe ajo te rrezohet . Nje vend pa drejtesi , anarshia dhe shkaterrimi i atij vendi jane thjesht çeshtje kohe .

    1. Ci keni keto? O vlla ti si duket jeton jashte shtetit. Shko provoje vete shtrohu ne spital e pastaj dil e thuaj “ci keni keto”.

  3. Edhe per 40 milion euro (ose me kursin e kembimit 50 milion leke te reja) te fallsifikimit te tenderit

    te Unazes se Re , fajtor doli nje 26 vjecar recepsionist qe skishte as nje kazme e lopate.Kjo shume

    eshte e barabarte me 6250 here me shume sesa ajo qe kishte marre Tirja dhe per te cilen nuk i

    hyri kujt nje gjemb ne kembe, perkundrazi autoret e vertete te kesaj megavjedhje u graduan ne poste

    me te larta. Kjo eshte reforma ne drejtesi qe u pompua aq shume dhe qe i kushtoi taksapaguesve

    shqiptare qindra milion euro.

  4. A e dini ju o Shqiptar se infermieret e kane rrogen 30 000 Lek shto ketu dhe faktin qe duhet te paguajne nga 5000€ per te filluar pune. Ca prisni ju…. Ketu problemi nuk eshte as Tirja as kto infermieret, problemi i vertete eshte mentaliteti i Shqiptareve secili shef vetem hallin e vet per te tjeret nuk i rruhet fare akoma skan vdek. Shqiptaret edhe kur shkojne jashte shtetit insistojne me i dhene lek Doktorave. Nuk mendojne qe duke i dhene rrushfet Dr. I bejne nje dem te madh atyre qe nuk kane mundesi financiare per te dhene rrushfet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu