• |
ide | kryesore

“Të thërrasim Karius e të shesim Alisson”: portieri në syrin e ciklonit, Klopp e mbron: “I kishte këmbët të ftohta”

-Instant, Sport

Manchester City është kthyer tek fitorja në Anfield pas 18 vitesh me një poker që i jep fund ëndrrave të Liverpool. Alisson përfundoi në bankën e të akuzuarve dhe me dy rivënie të gabuara iu dhuroi kundërshtarëve të tij dy gola. Megjithatë, Jurgen Klopp merr në mbrojtje portierin brazilian. ‘Nuk mund t’i fshehim (gabimet e Alisson). Por është gjithashtu e vërtetë që nuk i dhamë atij shumë opsione, veçanërisht në rastin e parë. Në të dytën ai e goditi topin keq. Nuk ka asnjë arsye të vërtetë, ndoshta i kishte këmbët e ftohta. Duket qesharake, por mund të jetë kështu. Ali na ka shpëtuar shumë herë, sot ai bëri dy gabime ”.


Të dielën në mbrëmje në Anfield u kthye të frikësojë fantazma e Loris Karius, portieri katastrofik gjerman që i kushtoi Reds një Champions League në 2018. E pikërisht atë verë, Liverpool vendosi të investojë mbi 70 milion euro për të rrëmbyer Alisson nga Roma. Para të shpenzuara mirë, pasi numri 1 brazilian ka dhënë një kontribut të madh si në fitimin e Ligës së Kampionëve, ashtu edhe në fitimin e Premier pas 30 vitesh.


Kundër City, megjithatë, portieri i Seleçaos ka përjetuar një pasdite makth, aq sa përfundoi në shënjestër të mediave sociale. “U transformua në Karius – ishte komenti i shumë tifozëve -. Nuk njihej më, ky nuk është më portieri më i fortë në botë”. “Të thërrasim prapë Karius dhe të shesim Alisson, më duket e njëjta gjë”, ishin komentet më pikante.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.