• |
ide | kryesore

U ngjit mbi tren, preku kavot e korentit dhe ra me kokë: futbollisti i Veronës në terapi intensive

-Instant, Sport



Verona është në ankth për Andrea Gresele. Mbrojtësi i djathtë i të rinjve verdheblu është në terapi intensive pasi i është nënshtruar një operacioni urgjent për shkak të një hematome në kafkë e shkaktuar nga një rënie prej katër metrash, pasi është elektrizuar nga kabllot e tensionit të lartë të hekurudhës. Gresele, 18 vjeç, dyshohet se u përpoq të ngjitej mbi gardhin e hekurudhës dhe më pas të ngjitej në çatinë e një vagoni përpara se të shkundej nga rryma elektrike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të djeshëm në Porto San Pancrazio ku Gresele dhe disa miq kishin marrë me qira një shtëpi për fundjavën: aty është bërë edhe përpjekja për të hipur mbi vagonin e trenit, elektrizimi, rënia nga lartësia dhe goditja e rëndë në kokë, ndërsa raportohet edhe një frakturë e një vertebre dhe djegie e njërës dorë.

Policia hekurudhore konfirmoi se në zanafillën e tragjedisë është një tentativë ‘trimërie’. Në orët e ardhshme, të gjithë miqtë e të riut do të dëgjohen, në përpjekje për të rindërtuar dinamikën e aksidentit në detaje dhe për të konstatuar çdo përgjegjësi. Teza më e akredituar është ajo e një loje në grup në një situatë të rrezikut ekstrem. Nuk përjashtohet që edhe të rinjtë e tjerë të jenë ngjitur mbi një vagon hekurudhor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *