• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni autogolin komik të Rudiger: fitorja e Chelsea për pak u komplikua

-Instant, Sport, Video



Keqkuptimet mes mbrojtësit e portierit zakonisht përkthehen në gola të pësuar e ndonjëherë edhe në autogola. Kjo është ajo që i ka ndodhur Rudiger në ndeshjen e javës së 23 të Premier League, mes Sheffield United e Chelsea. Në minutën e 54 të sfidës, kur londinezët kryesonin 0-1 mbrojtësi në tentativë për ti kthyer topin portierit e dërgon në rrjetë në mënyrën më qesharake të mundshme.

Për fatin e Tuchel, Blues arritën të shënonin një tjetër gol për të marrë fitoren 1-2 në transfertë kundër Sheffield United, gjë që nuk ia hoqi humorin e mirë teknikut gjerman: “Sërisht nuk kemi pësuar asnjë gol nga kundërshtarët tanë, e bëmë vetë. Humbëm përqendrimin dhe komunikimin në atë moment. Nuk duhej të ndodhte, por ndodhi e duhet ti pranojmë gabimet”, përfundoi Tuchel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *