• |
ide | kryesore

Yuri Kim kundër Tom Doshit, një mandat më pak për Ramën?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ambasadorja amerikane e ka nxjerë më në fund kokën se për kë i ka pasur thirrjet e herëpashershme për mospërfshirjen e të inkriminuarve në zgjedhje, që i shkaktuan disa replika të njëpasnjëshme edhe me kryeministrin Rama. Yuri Kim ka përmendur me emër dhe mbiemër deputetin Tom Doshi duke përmendur se zgjedhësit shqiptarë meritojnë më shumë.
Ky apel i shprehur përmes Twitter-it, përpos anës parimore për të pastruar politikën, ka edhe një ndikim të drejtpërdrejtë në zgjedhje, pasi Doshi garanton një mandat të sigurtë pro Ramës në qarkun e Shkodrës.

Në fakt, selia diplomatike e rrugës së Elbasanit ka prej më shumë se një dekade një llogari të hapur me deputetin milioner. Emri i tij u shfaq për herë të parë në kabllogramet e zbuluara nga Wikileaks. “Ai është i njohur si deputeti më i pasur në kuvend me pasuri të deklaruar prej më shumë se 15 milionë dollarësh dhe dyshohet gjithashtu për trafik lëndësh narkotike,” thuhet në kabllogramën e firmosur nga ambasadori John L. Withers në 9 gusht 2009. Aty Doshi përmendej mes deputetëve të tjerë në materialin që mbante titullin: “Kriminelët që bëjnë ligjin në parlamentin shqiptar”.

Më pas në vitin 2015 amabasada e SHBA u shpreh sërish kundër Tom Doshit pas konfliktit që ky pati me ish kreun e kuvendit Ilir Meta, të cilin e akuzoi se pati dashur ta vriste. Atë kohë Meta dhe Rama ishin ende aleatë dhe PS mori vendim për përjashtimin e Doshit. Ambasada u prononcua menjëherë: “Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale”.

Por me sa duket amerikanët i janë qepur me bukë në trastë Tom Doshit. Në Prrill 2018, as një vit pasi Doshi ishte rizgjedhur deputet në Shkodër, Sekretari i shtetit e shpalli atë dhe familjen e tij “non grata” në Shba.

“Departamenti e shpalli publikisht” z. Doshi si të padëshirueshëm dhe të palejuar për të hyrë në territorin e Shteteve të Bashkuara thoshte deklarata e ambasadës amerikane që shpjegonte: “Ligji lejon që, në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion domethënës ose dhunim të rëndë të të drejtave të njeriut, këta individë dhe anëtarët e familjes së tyre nuk lejohet të hyjnë në Shtetet e Bashkuara”, thuhej në deklaratë.

“Ligji kërkon gjithashtu që Sekretari i Shtetit të dizenjojë zyrtarë të tillë publikisht ose privatisht zyrtarë të tillë dhe familjet e tyre. Përveç dizenjimit të z.Doshi, Departamenti dizenjon publikisht edhe bashkëshortjen e z.Doshi, Xhovana Dhosi, vajzën e tij të rritur Briana Doshi, djalin e tij të rritur James Doshi dhe fëmijët e tij të mitur”.

Ambasadorja Kim bëhet diplomatja e katërt në radhë që merret nominalisht me deputetin e Shkodrës duke kërkuar mospjesmarrjen e tij në zgjedhje. Pas kësaj të folure troç dhe me emër është edhe më e lehtë të kuptohet se përse tensionet u rritën ditën e fundit mes saj dhe Edi Ramës. Përveçse njihet si një njeri i afërt i kryeministrit, Doshi ka dhe vlerë poltike për të, pasi i sjell të gatshëm një mandat pothuajse personal, që me anë të partisë së tij PSD, fiton në Shkodër. Kështu që thirrja e ambasadores Kim, mund të përkthehet edhe si një mandat më pak në favor të Rilindjes.

©Lapsi.al



29 Comments

  1. Kot e ka Ripjerdhja roze pasi jo Tom byth Dosh droga por dhe pidhi i motres se Tomes sikur te kandidoje ne Shkodren loce nuk fiton me .

    1. Sikur nuk ka vllazen Toma?
      Apo djem axhash.
      Dikush ta po kandidon, e po e fiton prep nji mandat.
      Hajt se shifna…
      Apo jo Namyti…
      Mos kujto se je shume budalle.
      Ma budalla prej atyne qe shkrujne ktu, ti je, por ka plot te tjere ma budalle se ti.
      Prandaj, kurajo…

      1. Toma eshte katoliku me Bastard ne veri , vjen nga farefisi me i degjeneruar qe ka pas ndonjehere malsia .
        Ka shitur gjakun e malesoreve per parate e tija te pista ,sherbetor dhe spiu komunist .
        Krishti do e denoje ashper , por per ate Bastard do jete shume vone .

    2. Pa ju sekuestruar miliardat mutin do i hane jetij alabakut te Saliut dhe Rames thotë:

      Pa ju sekuestruar miliardat mutin do i hane jetij alabakut te Saliut dhe Rames

  2. Ka edhe Doshra te tjere brenda PS

    Pastaj cfare ndryshimi shikon midis Rames dhe Doshit, jane e njejta monedhe

  3. Do te marre mandatin e deputetit ne Shkoder nen siglen Psd dhe do te negocioje per here te dyte me Gjinushin per Akademine e Shkencave. Thjesht, paster, bukur.

  4. 21 Janar 2011, me kontributin direkt financiar te Tomes u sollen nga zona tij elektorale ato qe me te drejte moren llagapin KOKPALARET dhe u versulen mbi policine me gure dhe hunj!
    Ishin “indinjuar” nga videoja Meta-Prifti apo joshur nga paret e Tomes kjo merret vesht
    Por Rama pas 2 vjetesh ndan pushtet me Meten dhe Toma deklaron –
    “Ilir Meta ka tentu te me vrase”
    Edi Rama nuk ja mori per baze Tomes kontributin anti-Mete ne 21 janar dhe e beri hasha per hir te Likes.
    Me pas kur Rama thartohet me Meten i bie nder mend per Tomen por…
    …fati i keq per malokun rilindjot eshte se tani na eshte kujtuar amerikania Guvernatore per te!
    Dhe kur flasin Guvernatoret, binden qeveritaret dhe hane hurin ne bythe sherbetoret si Toma

  5. Tani lind pyetja, Skender Gjinushi do ja ktheje parate mbrapsht te partise qe ja shiti Tomes?
    Apo meqe eshte garant Rama do i lejne Akademine e Shkencave ta punoje Toma derisa ti nxjerre leket e veta?

  6. Do ricikloje ndonje tjeter si puna e asaj Lales se Dibres.
    Bandita brenda familjes
    Zonja Kim sa kohe eshte Rama kryetar partie te tille personazhe ke ne parlament

  7. More po të ishte vetëm një dosh i përlyer në PS, kjo nuk do të thoshte asgjë, por sa kodoshër të tjerë ka vënë Rama në listë që janë të përlyer deri në grykë ?

  8. Ku jemi katandis…. ! Çfare “SHTETI” kemi…. !
    Ajo po thote mos kandidoni ER-ne sepse Ai nuk ia ka fishkellyer per TD-ne qe, detyrohet te dale publikisht me emer…!
    Ka kohe qe ia ka thene diplomatikisht…! Tani duhet te flase meqe e ka hap thesin…
    Ne te kunderten eshte me keq se keto…!
    Turpi…

  9. Arritjet e rilindjes Jane te medhaja shume negocjohet me kriminel drogaxhi academia e shkencave te shqiperia root ku ti keni bashke me rilindjen

  10. Partija jon nuk i sakrifikon shoket e luftes se keshtu thone imoerialistet!
    Shoku Tome do ta nxjerre shpaten dhe njehere-o per situaten

  11. PD nuk ka reaguar ende për deklaratën e sotme. As Basha. Nga kush kanë frikë?!

    Fakt është se Sali Berisha dhe Petrit Vasili janë përmendur publikisht se nuk mund të marrin vizë për të udhëtuar drejt SHBA. Pra janë të padëshirueshëm në SHBA.

    Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të PS i kanë sfiduar të dy për një udhëtim në tokën e demokracisë, duke mos marrë asnjë përgjigjie bindëse nga ana e ish kryeministri demokrat dhe numrit dy të LSI. Ku ky i fundit nuk lë rast pa folur, vetëm për këtë rast hesht.Salih karaxhic berisha dhe tit vasili dy mandate me pak per opoziten,titull per shpellkare qe ju kane futur prasin e tritani ne bythe dhe i kane thene qe mbajeni deri ne zgjedhje

  12. Doshi mer akademin e shkencave dhe nenkryetar dako qinushi deputet se e do ruqi ,me nje rrokad i mbyllim gojen koreanes dhe me Kim jongun behet paqe

  13. Po nje mandat me pak nga 27 ne 26 !
    Nese merr nje me shume,ky vend do behet shkretetire ku do kete vetem kafshe dhe rilindas hajdute dhe kuptohet dhe minjte e bodrumeve qe si zakonisht mbrojne Rrapush Xhaferin e Surrelit !

  14. Per ata qe kane mbaruar te pakten arsimin e mesem,jo si roje hashashi te rilindja,te godasesh kaq fort nje nga simbolet e edi rames,do te thote :As me pak e as me shume se Amerika eshte kunder tij dhe logjikes se tij qeverisese !Apo jo edvin ?

  15. Edhe pse PD p.sh, akuzon Ramën përditë se nuk po merr asnjë masë për parandalimin e përhapjes së Covid, vetë shkojnë e bëjnë takime me dhjetëra persona dhe pa asnjë masë sigurie.

    Jorida Tabaku e Grida Duma një ditë më parë, janë kthyer në përhapëse me qëllim të virusit, pasi kanë mbledhur në ambiente të mbyllura dhjetëra persona, pa maska e pa asnjë masë sigurie.Per dy kambere qe i kane ngelur ne dere shpellkarit salih

  16. O Salih Karaxhix Berisha, po per Rrakacoll majmunin ke noj gjo per te thene? Apo kur rilindesit bejne takime partie ne ambjent te mbyllur virusit sja mban te futet ?:)

    Mjeran rilindje!

  17. Dosh mos e rruj fare,derisa te kesh Berishen .
    Nqs Berishen e heqin nga lista(thuhet qe Basha ka vendosur ta heqi me konsensus familjar) e hajduteve atehere ndoshta te vjen edhe rradha edhe TY.
    Derisa te jete Meta president ke te drejten morale dhe juridike te kanditosh per deputet.
    Amerikanet keshtu e kane,
    Llalla dhe familja e tij psh me vendim te sekretarit te shtetit Amerikan,ndalohet te shkoje ne Amerike(mendo me vendim te shtetit,gjeja me e rralle ne bote).
    Por Llalla nuk e rruan fare ,si kacak ferre dhe si profisionist pabesie jeton per bukuri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *