• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Lewis Hamilton rinovon me Mercedes: “Për të fituar akoma më shumë”

-Instant, Sport



Është zyrtare, Lewis Hamilton ka rinovuar kontratën e tij me Mercedes dhe do të garojë në 2021 sezonin e nëntë me skuderinë e Stuttgart, i 15 në F1 në karrierën e tij. Mercedes e ka bërë lajmin publik përmes një komunikate. “Jam i ngazëllyer për idenë e garimit akoma me Mercedes – tha kampioni i botës – ne kemi arritur rezultate të jashtëzakonshme së bashku dhe mezi presim të bëjmë edhe më mirë.”

Kështu, telenovela për rinovimin që nuk po bëhej kurrë ka mbaruar, edhe pse palët javët e fundit kishin specifikuar se ishte thjesht çështje e rregullimit të detajeve. Rinovimi është zyrtarizuar për sezonin 2021 e nuk ka asnjë referencë për sezonin 2022. Marrëveshja, një pikë që Hamilton e kërkonte me ngulm, parashikon një angazhim të ri nga Mercedes për diversitetin dhe përfshirjen, në vazhdën e asaj që u pa vitin e kaluar me pjesëmarrjen e kampionit në fushata sociale të tilla si Black Lives Matter. Por kjo nuk është e gjitha: në njoftimin për shtyp flitet për lindjen e një fondacioni të përbashkët bamirësie, i cili do të ketë misionin e mbështetjes së diversitetit më të madh dhe përfshirjes në të gjitha format e tij në motorsport.

“Duam të vazhdojmë me këto rezultate të jashtëzakonshme – ka thënë Hamilton – brenda dhe jashtë piste, duke u përmirësuar edhe më shumë. Jam i vendosur të vazhdoj këtë rrugë që kemi filluar, për ta bërë motorsportin ndryshe për brezat e ardhshëm dhe e falënderoj Mercedesin që është jashtëzakonisht bashkëpunues dhe mbështetës në arritjen e këtij qëllimi. Jam i nderuar të njoftoj fillimin e këtij fondacioni kushtuar diversitetit dhe përfshirjes. Ndihem i frymëzuar nga gjithçka që mund të ndërtojmë së bashku. Dhe padyshim që mezi po pres të zbres në pistë në mars”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *