• |
ide | kryesore

Arrestohet Mirko Floriri, kërcënoi policinë italiane me Kanunin shqiptar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohet në Zvicër një ish-biznesmen 46-vjeçar italian që kishte sfiduar hapur policinë e vendit të tij. Mirko Rosa, ishte i njohur edhe si “Mirko floriri” pasi në të kaluarën zotëronte disa dyqane të bizhuterive.

Ai ishte në kërkim pas një dënimi me 6 vite burg për disa shkelje, por interesant është fakti se kohët e fundit ai postonte video në rrjetin social “Tik Tok” ku kërcënonte policinë italiane sipas Kaninit shqiptar.

“Nuk më kapni dot. Boll harxhuat paratë” – shprehej 46-vjeçari duke i thurur lavde Shqipërisë dhe Kanunit. Mania e tij për tu bërë i famshëm e “tradhtoi” pasi u zbulua nga videot që publikonte.

Në qeli përfundoi më parë edhe truproja e tij e besuar Jhony Gentian Lohja, një shqiptar me shumë krime që përfundoi në pranga për shit-blerjen e një pistolete të paregjistruar. ©LAPSI.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *