• |
ide | kryesore

Deklaratat e Ramës/ Basha: Shëndetësia në kolaps, Tirja produkti i vetëm i qeverisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar nga selia blu pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, të bëra sot në konferencë me gazetarët për shëndetësinë. Lideri demokrat u shpreh se Rama vetëm mashtron, pasi sipas tij ka pasur 8 vite kohë që të mbante premtimet e tij dhe të reformonte shëndetësinë. Sipas Bashës, Rama me konferencën e mbajtur kërkon t’i kundërvihet planit të Partisë Demokratike për shëndetësinë. Basha ka thënë se “Tirja” është produkt i qeverisë Rama, që nuk do të ekzistojë pas 25 prillit.

“Ka tetë vite në krye të qeverisë, ka patur 8 vite kohë premtimin për shëndetësinë falas. Le t’i drejtohemi çdo shqiptari? Ku është shëndetësia fals? Pse paguajnë akoma? Taksat u janë marrë, faturat janë rritur. Shqipëria sot ka një sistem shëndetësor në kolaps, me numrin më të ulët të testimeve, me numrin më të ulët të mjekëve për banor, kanë vetëm Tiren. Në fund të 8 viteve del dhe rri tre orë në ekran e tregon se çfarë do të bëjë. Pse e bën sot nuk ka pasur kohë më parë, del për t’iu kundër vënë planin tonë. Vetëm një gjë ka bërë ua ka marrë paratë shqiptarëve dhe ua ka dhënë miqve të tyre”, tha Basha.



3 Comments

  1. sa bajat jeni ber, na hapet barkun me propagand. po pse se din shqiptaret qe sistemi Tire ka qe nga ’90 qe eshte ber solid? kush ka pas eksperienc me spitalet e di shum mir se Tiret aty kan qen e aty jan. e per kete pun fajin nuk e kan tiret po ju bythqira politikan qe e keni ngritur ne sistem vjedhjen. Tire je dhe ti per vete. ato vilat sna the se me ca lekesh i bere. apo dhe ti si like floriri, kishe ca trashegimi nga vjerri, apo si rama qe beri vilen ne surrel me leket e librit. jju jeni njesoj, jeni partner, na jan shpifur surratet tuaja e nuk u shofim dot me fare fare. ishalla u kalbin ne burg e u sekuestrojn pasurit. pa u fut te gjith ju brenda nuk behet ky vend. peshku qelbet nga koka. duhet te kalbeni ju brenda e keni per ta pa se si zbythen gjith tiret nga sistemi.

  2. Pse ja fusni kot. Pse genjeni dhe shpifni ju o njerz kundra lulit dhe pd.
    Ku ka pas tire ne kohen e pd. Ne ate kohe te bekuar ka qen cdo gje perfekte. Se perfeksioni fillonte qe te personi me i rendesishem ne spital. ROJA e porets se jashtme. Qe per respekt i jepje 2 mij lekshin, qe te futeshe mbrenda. E keshtu vazhdonte me radhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *