• |
ide | kryesore

Epidemiologët: Pse zgjatja e karantinës nuk e ndal përhapjen e infeksionit në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti është shprehur kundër ndryshimit të orarit të karantinës sepse sipas tij, orari nuk zgjidh asgjë pasi 70% e vatrave janë familjare.

Gjatë një interviste të dhënë për Fax News mjeku Alimehmeti foli edhe rreth mutacionit të ri të koronavirusit ku u shpreh se akoma nuk është identifikuar ndonjë rast i tillë, por po bëhen verifikimet pranë laboratorëve. Sipas tij ka të njëjtën kohëzgjatje të simptomave dhe të njëjtën mundësi infektimi si varianti i vjetër.

“Nga njëri krah distanca, grumbullimet, higjena ruhet nga persona, ruhet nga popullata, izolimi i atyre që ndjehen të sëmurë të vetizolohen varet prej tyre, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë edhe institucionet detyrat e veta. Gjurmimi, izolimi, trajtimi është në dorën e institucioneve.

Orari nuk zgjidh absolutisht asnjë gjë. 70% e vatrave janë familjare, situata është në transmetim komunitar dhe me intensitet të lartë dhe nuk zgjidh asgjë një orar në 6, në 7, në 5 apo në 4. Njerëzit do të vazhdojnë të bëjnë atë që do të vazhdojnë të bëjnë thjesht do të spostojnë oraret thjesht më herët. Në qoftë se nuk ndjehet popullata partnere orari nuk zgjidhë gjë.

Patjetër që janë dyshime që shprehin organet sepse ende nuk e kanë verifikuar pranë laboratorëve të referencës. Ne kemi të dhënë të tjera direkte dhe indirekte.

Ka të njëjtë kohëzgjatje të simptomave, ka të njëjtën rëndësi të simptomave dhe ka të njëjtën mundësi infektimi si varianti i vjetër. Ka një transmetueshmëri më të lartë, 35% më të lartë sesa varianti i vjetër, por kjo varet nga dinamikat e popullatës” – u shpreh mjeku Alimehmeti.



3 Comments

  1. Besoj se edhe ne Angli, Itali, France burimet e infeksionit jane familjare, por keto shtete arriten te ulin infeksionet me karantine.. Zoteria duhet te heqe dore nga opozita me shendetin e shqipetareve..Mjaft me kaq

    1. Ca beson ti mor, rri shif punet e tuja dhe mos fol per boten, kur nuk mer vesh. Une besoj se nuk do e kesh kaluar ndonjehere kufirin. Anglia, Franca Gjermania, nuk kane strukture familiare si e jona, per shembull ne Gjermani rreth 30% e personave jetojne vetem ne shtepi.
      Ne Europe nuk te le kush me u fut ne supermarket apo autobuz pa maske, ndersa ktu te ne dalin plicat shkerthat tu i vene gjoba njerezve ne rruge.
      Austria, Gjermania kane 3 muaj qe i kane mbyll kafet dhe nuk kerkojne maska ne rruge, ndersa tek ne ndodh e kunderta dhe Rama tall trapin me Shqiptaret (mir ja ben se vete e kane votu).

  2. Po kush i pyt epidemiologet dhe doktoret.

    Ketu behet ca mendo se i leverdis liderit, shef sondazhet, si eshte situata me skandalet, si i eshte me humorin dhe pastaj u jep urdher ta rrisin apo ta ulin kuoten e numrit te infektimeve te deklaruara, sa gjoba do vihen dhe sa here duhet te dalin ne tv dhe cfare te thone komitetasit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *