• |
ide | kryesore

Irani paralajmëron Perëndimin: Bëjmë gati armën bërthamore nëse vijojnë sanksionet

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri iranian i Inteligjencës, Mahmoud Alavi, ka paralajmëruar vendet e perëndimit që zgjatja e sanksioneve ndërkombëtare do të “shtyjë” Iranin të prodhojë armë bërthamore, sipas njoftimit të televizionit shtetëror iranian.

Kjo deklaratë e Alavit është e rrallë, ku zyrtarët iranianë përmendin rikthimin e Teheranit në programin bërthamor. Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei kishte rënë dakord që prej vitit 1990 se armët bërthamore do të ishin të ndaluara.

“Programi jonë bërthamor është paqësor, lideri jonë suprem ndalon prodhimin e armëve bërthamore – por nëse Irani detyrohet, kjo nuk do të jetë për fajin tonë”, ka shtuar Alavi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *