• |
ide | kryesore

Kapet 20-vjeçari në kërkim në Sarandë, dyshohet si autori i 10 vjedhjeve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i dyshuar si bashkautor i 10 vjedhjeve të ndodhura në Ksamil dhe Sarandë. Shtetasi P. S., ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale” Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim. Policia njofton se në muajin nëntor është vënë në pranga dhe bashkëpunëtori i tij. Shtetasi P. S. ka rezultuar si autor i 10 vjedhjeve të zbardhura dhe të dokumentuara, në Ksamil dhe Sarandë, të kryera në bashkëpunim me shtetasin S. P. (i ndaluar në datën 23.11.2020) dhe 3 shtetas të mitur të proceduar në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë/ Sarandë

Kapet dhe vihet në pranga një 20-vjeçar, i dyshuar si bashkautor i 10 vjedhjeve të ndodhura në Ksamil dhe Sarandë. Në muajin nëntor është vënë në pranga dhe bashkëpunëtori i tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin: P. S., 20 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale” Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim. Shtetasi P. S. ka rezultuar si autor i 10 vjedhjeve të zbardhura dhe të dokumentuara, në Ksamil dhe Sarandë, të kryera në bashkëpunim me shtetasin S. P. (i ndaluar në datën 23.11.2020) dhe 3 shtetas të mitur të proceduar në gjendje të lirë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *