• |
ide | kryesore

Lekë nga covid/ Pas Ramës, “sistemin e Tires” e mohojnë edhe mjekët

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Mesazhet e publikuara nga prokuroria zbuluan se si infermieret dhe sanitaret e spitalit “Covid 2” koordinoheshin me njëra tjetrën për të përfituar paratë nga familjarët e pacientëve me covid. Por deri ku shkon kjo skemë? A janë të përfshirë mjekë apo infermiere të tjera? A duhet të ketë hetime të thelluara më tej për të vënë para drejtësisë, çdokënd që merr ryshfet në këmbim të kujdesit shëndetësor në spitale?


Përgjimet E PLOTA të grupit të Tires së Sanatoriumit/ “Do ti ndajmë të gjitha bashkë”


Drejtori i Spitalit Shefqet Ndroqi, Perlat Kapisyzi ishte i ftuar në Open për skemën e zhvatjes së pacientëve, që ndodhte nën hundën e tij. Në qëndrimin që mbajti për ngjarjen, Kapisyzi zgjodhi të mohojë dhe të relativizojë historinë e pacientes që vdiq nën mëshirën e Tire Alldervishit. Megjithëse komunikimet mes vartëseve të tij treguan si bëhet pazar me vuajtjet e pacientëve brenda në spital, Kapisyzi foli vetëm për Tire Alldervishin duke thënë se nuk kishte asnjë dijeni për përfshirjen e mjekëve apo infermierëve të tjerë duke nxjerrë një sërë justifikimesh për të evituar përgjegjësitë mbi atë që ndodh në Sanatorium?

Flet drejtori i “Shefqet Ndroqit”: Pse nuk na punon skaneri dhe çfarë ndodhi me sanitaren “Tire”

Justifikimi i parë i drejtorit të spitalit ishte se korrupsion si ai i Tire Alldervishit ndodh në të gjithë globin. Një version i moderuar i deklaratës së dikurshme të Elisa Spiropalit, e cila shprehej se “ngjarje të tilla bëhen edhe filma”. “Korrupsioni në sistemin shëndetësor është një sëmundje botërore. Unë hyra për kuriozitet dhe pashë që e konsideronin sëmundje botërore. Pra është një plagë që ndodh, gjendet, shfaqet në trupin e sistemeve shëndetësore” u shpreh Kapisyzi.

Justifikimi i dytë i drejtorit të spitalit ishte se e gjitha kjo ishte një rastësi, një moment i veçuar kur Tire Alldervishi shfrytëzoi dobësinë e mjekëve: “Fatkeqësi e jona ishte që një personel i brendshëm, hyri dhe e çpengoi atë vigjilencën, duke e konsideruar pacienten si teze dhe pacientja…”

Justifikimi i tretë fajëson karakterin e Tires. Sipas drejtorit Perlat Kapisyzi, ishte karakteri i sanitares që kishte bërë që të ndodhte një ngjarje si kjo, madje kishte qenë ajo që kishte ndikuar tek infermieret e tjera. “Tirja ka shumë vite që punon. Edhe disa vite del në pension. Kuptohet që karakteri i njeriut përcakton edhe fatin e tij. Darvini na ka mësuar që karakteri i njeriut formohet nga ndikimi që bën ambjenti, natyra por edhe shoqëria. Dhe Tirja është një nga ato ku karakteri i saj ka ndikuar edhe tek këto elementë të tjerë, sepse karakteri i saj… Po them që edhe ato kanë pasur pak a shumë edhe karakterin e Tires.”

Justifikimi i katërt që gjeti Kapisyzi ishte edhe mentaliteti i shoqërisë shqiptare dhe tradita për të paguar nën dorë që e kishte nxitur këtë ngjarje. “Nga ana tjetër kanë gjetur një terren ku mentaliteti i shoqërisë është i trashëguar në vite jo vetëm tek ne, por edhe në vende të tjera, ku shërbimi shëndetësor do të bëhet më i cilësor, nëse do japësh ndonjë gjë. Ky mentalitet nuk duhet të na bëjë që ne të ndihmojmë të lulëzojë Tirja dhe disa elementë të tjerë të Tires”

Një përpjekje e fundit e mjekut për ta relativizuar ngjarjen ishte një lexim tjetër i të gjithë historisë, që ne e dimë nga mesazhet e të ndjerës para se të ndërronte jetë. Kapisyzi tha se përgjërimet e të ndjerës për ushqim nuk kishin të bënin me lënien e saj pa ushqyer, por me këmbënguljen për të marrë ushqimin që i sillte e bija. Për këtë ai solli edhe një dëshmi të pacientes tjetër që kishte qenë me të ndjerën Liljanën, e cila pranon se në asnjë moment nuk është lënë pa ushqyer dhe pa u larë. “Dëshmi që e ndjera nuk është lënë pa ngrënë, pa u larë dhe pa u shplarë dhe pa u mjekuar çdo ditë” tha Kapisyzi. Një tjetër provë që pacientja ishte trajtuar sipas të gjitha rregullave ishte se familjarët e saj kishin sjellë një buqetë me lule për doktoreshën që e ndoqi.

Dalin SMS-të e infermieres së Covid 2 me Tiren: Do pimë kafe me familjarët

Qëndrimi i drejtorit të spitalit, Perlat Kapisyzi synon të rrëzojë pretendimet e prokurorisë se në spital funksiononte një skemë shvatjeje për pacientët me covid e ngritur në bashkëpunim mes bluzave të bardha. Duke mohuar dëshmitë që vijnë nga mesazhet e paciente, kamera e fshehtë e emisionit Stop dhe përgjimet e prokurorisë, drejtori i spitalit Perlat Kapisyzi jo vetëm i shpëton përgjegjësisë personale, por edhe i bashkohet politikës së qeverisë se sistemi ynë shëndetësor ishte në nivelin e duhur të përballimit të pandemisë.  Kapisyzi nuk është i pari që synon ta zhbëjë “sistemin e Tires”.

Dy pozicione të kundërta u dalluan menjëherë pas zhurmës, që shkaktoi historia makabër e pacientes me Covid, që vdiq në spitalin Shefqet Ndroqi, në mëshirën e sanitares Tire Alldervishi, e cila i zhvati të bijës 8 milion lekë të vjetra ryshfet.

Lexo edhe: Edi Rama shpjegon korrupsionin me lejet e ndërtimit

Në njërën anë ishte qëndrimi që mbajti kryeministri Rama, që mohoi çdo përgjegjësi mbi mjekët dhe infermierët e spitalit. “Do thoja që nga investigimi nuk ka rezultuar që ajo sanitare të ishte e lidhur me mjekë dhe infermierë të tjerë dhe korrupsioni të ishte zinxhir” tha Rama. 

Në anën tjetër dalloi gjyqtarja e çështjes, Rexhina Memlika. Ajo i kërkoi prokurorit një hetim më të thelluar dhe zbulimin e bashkëpuntorëve të Tire Alldervishit brenda në spital. “Dyshimi që mund të ketë momente të tjera për bashkëpunim por këto i takojnë hetimit. Aq më shumë që prezumohet se është dhënë gjithë ky shërbim. Në referim të vlerave gjykata cmon dhe i sugjeron akuzës se kjo vepër duhet të ndryshojë në akuzën e “mashtrimit që ka sjellë pasoja të rënda”. Kjo ka sjellë pasoja të mëdha edhe te të gjithë shtetasit që përjetojnë një lloj terrori”, tha gjyqtarja Rexhina Memlika.

Mbetet për t’u parë se deri ku do të arrijnë të thellohen hetimet e prokurorisë. E sigurtë është që në vazhdim, do të jenë më të shumtë zërat, që do të mohojnë korrupsionin në spitalet covid për të mbytur zhurmën e provave të prokurorisë. Çështja është që virusi ka treguar se nuk bën dallime dhe fshehja e defekteve të sistemit shëndetësor mund të kthehet në boomerang për këdo që tregohet aq idiot sa të mendojë për propagandën para shëndetit.©Lapsi.al

28 Comments

  1. Ore kur eshte bere Drejtor Urgjence Elton Iliriani?🤪 O Brataj bythqiri, o komunist muti jane hedh 5 vete nga Sanatoriumi dhe ju thoni ndodhe kudo kjo , madje behen dhe filma do thosht Elisa.

    Ju qifsha robt kriminela muti.

    1. Edvini ka marre prane njerzit me te shpifur ne Shqiperi : Komunist , Islamiste – Jugore – filo Turq -BASTARDE.

      1. qe te kategorizosh jugoret, islamistet etj etj paske arritur ne kulmin e trapllikut..Te siguroj qe ti nuk je opozitar, por thjeshte gomar budalla qe nuk i duhesh kujt

  2. Perlat Kapisyzi,adoleshenti që shkërdhen specializantet dhe që është martuar me atë zombien Rakacolli,është shëmbulli klasik i zyrtarit të Rilindjes…..idiot dhe kapadai…..
    Të rrëzohet Rama më 25 Prill!Të këpusë qafën në burg ,dhe të zhduken nga institucionet debilë të tipit Kapikoqja!

    1. KA 10 DITE QE ESHTE DJEGUR LLAMPA E SAKNERIT THOTE KY KURVA E SPITALIT DHE RRI AKOMA E FLET . O KURVE , MERR AVIONIN DHE SHKO PERSONALISHT NE GJERMANI , ANGLI APO KUDO QE TE JETE DHE BEJE FUNKSIONALE NJE SEKOND E ME PARE DHE JO RRI E DERDELLIT STUDIOVE O HAJDUT PACIENTESH . APO KENI NDONJE SKANER PRIVAT DHE KESHTU VIDHNI LEKE NGA TE GJITHA ANET? JU KURVAT E SEKTIT MAVI JENI NJERZIT ME TE PASHPIRT QE KA NJOF KJO TOKE .

  3. Keta kan mohuar numrin e te infektuareve dhe te vdekureve e spo mohokan korrupsionin e shendetesise falas dhe PPP.

    Kur kane marre ndonjehere pergjegjesi rilinsit ?

  4. Humanizmi njerezor eshte zhdukur, per ti dhene ushqim nje te semuri eshte detyre e ç’do njeriu dhe pa pagese por kur paguhet dhe nuk ndihmohet eshte krim nese i semuri vdes nga mungesa e ushqimit eshte vrasje me dashje kush ishte pergjegjes per te semurin ,mjeku duhet ti pyese pacintet per ankesat e tyre dhe jo te beje te paditurin,shume paciente jane hedhur nga dritaret e spitalit dhe kane gjetur vdekjen nuk jane hedhur nga kenaqesia por nga deshperimi deri kur mjeket do ta bejne detyren e tyre pa marre para ne kembim te sherbimit pse nuk mjaftohen me rrogen e tyre po rremojne xhepat e njerezve te varfer

  5. Palaqot me te medhenje jan keta te dy, keta nuku jan mjeke por te smure patologjik te te smurit drogmen Edvin , sikur gjithe bota te thoje se mjeket tane s marin leke e rendesishme eshte se populli e din me mire se qar sherbimi bejne mjeket, infermjret, laborantet, pastrueset dhe gjithe stafi mjeksor.Prandaj mos u merzisni o palaqo mjek se u erdhi fundi dhe ju funderrinave me gjithe krye funderrinen km.

  6. Para nje muaji Simboli servilit dhe katunarit ne politike Taulant Balla se bashku me ministre Manastirlien inaguruan Spitalin Rajonal te Covid-19 ne Elbasan!
    I pa gjithkush neper gjithe TV, e shkruan edhe gazetyat.
    Sot me 9 shkurt ora 09:30 ai Spital Rajonal nuk ekziston si i tille, aty nuk ka as te semure, as paisje O2, as mjeke, as infermiere..ASGJE!
    Te semuret me Covid-19 ne Elbasan trajtohen ne …Repartin e Eurgjences (!) duke rreziku jetet e te semureve tjere aty1
    Kur mashtron paturpesisht ministrja e Shendetesise dhe kreu katunar i Grupit parlamentar rilindjot, mos kerkoni kot ndershmeri atje te sanitaret (qe nuk ju rrit as rroga e premtuar paturpesisht)

  7. Po ky gerdalla Kapisyzi pse se ka vene ne balle simbolin qe vuri ai dr K…,Kalo ne balle Shqiperia buzeqesh?Te vesh ne spital te ky dr do te thot qe te besh arkivolin gati ,jo qe te vjedhin ,po po spate lek te lene qe te qelbesh,dhe ky kalbesira e mbetjeve te komunizmit na tregon pralla,yyyyt vemje te kuq.

  8. I neveriteshem e i peshtire ky fytyr gomari drejtor senatoriumit .Te gjithe keta qener si ky fytyr gomari jane e bejne ashtu si kryemashtruesi Rama .Kam bindjen se Tirja eshte vetem Maja e aizbergut aty do jene pervenire mjek Bashke me kete fytyr gomarin .Nje llogari e thjeshte sa te shtruar ka patur senatoriumi per nje vit shumezoje te pakten me 1000000 lei te vjetera ,e gjithe keto lek nuk i kan mar vetem infermieret.Provoni e vizitohuni ne spitalet publike e u viziton njeri pa paguar10000 e vjetera? Nuk egzistojne spitalet publike ne Shqiperi ,Jane ne minispitale privat

  9. shashka e rradhes , cfare behet me dosjen e ndragetes , se dihet te ky muhabet asnje doktor nuk d ta haje , vetem qyqare di dalin neper lajme

  10. I shikoni nga surrati qe kane ,si te dale nga ndonje kopesht zoologjik ,meri me radhe Piperua,Najada,Rakacolli,Kapisyzi,Kalo a sjane fix si majmun,.E cfar te presesh nga keta pllazma sherim,jo vetem vjedhje jane si agbv te lagjeve komunista muti.

  11. Perlati me kujtoi balln kur policia vrau rashn qe tha ne cdo vend vret policia ,edhe ky kishte lexuar ne intrnet dhe korrupsioni ne shndetsi ishte gjithe andei po ku ne itali greqi ke lexuar apo ne afrik ,ti je jo me pak hajdut e fajtor se ajo sanitarja nga ato lek ke mare dhe ti me shoket e tu

  12. Kjo e korrupsionit ne shendetesi eshte nje plage e madhe dhe e thelle.
    Shihni Nikun e shendetesise qe fiton gjithe tenderat se ka gruzn drejtoreshe ne ministri. Me pak fjale marrin leke titullaret e vazhdon kjo pune edhe poshte deri tek pastrueset
    Marrin drejtoret pastaj mjeket e infermieret deri tek pastrueset.
    Shtrengoini me shume infermiret e do degjoni histori

  13. A e dëgjuat këtë drejtorin e spitalit, bashkëshort i zv/ministres së shëndetësisë se me çfarë “argumenti” kërkonte të mbrohej ?
    Sipas tij dëshmia e punës së tij të mirë si drejtor, mund të gjendet në një letër anonime falenderimi për te, nga një “paciente” të cilën e kishte botuar gazeta Tema e Mero Bazes e revista Java e Lorenc Vangjelit, dy gazetarë lehës të padronit Rama.
    Më rastisi edhe mua ta lexoj këtë “letër falenderimi” në faqen on line të një media tjetër.
    Që në rrjeshtat e para të kësaj letre, vura re se nuk shkruante ndonjë paciente e zakonëshme, por dukej dora e një gazetari të stërvitur për propoganda.
    Kur Kapisyzi përmendi revistën Java, menjëherë më shkoi mëmdja te Lemci i famshëm, që në një nga daljet e tij të shpeshta tek Opinioni iFevziut, deklaronte pa turp se “i ndihmonte” deputetët gjysëm analfabetë të parlamentit aktual, duke ju a shkruajtur fjalimet
    Jam me 100% i sigurtë se ate letër falenderimi nuk e ka shkruajtur ndonjë paciente anonime, por ndonjë gazetar anonim i kallëpit të Lorenc Vangjelit, pasi dukeshëm, ndonëse me mjeshtri gazetareske,me paturpësi bëhej një përpjekje qesharake për ta paraqitur pacienten viktime të korrupsionit në spital, si një grua tekanjoze që nuk pranonte të hante jo vetëm ushqimet e spitalit, por edhe ushqimet që i sillte familja.
    Pra kjo letër përgojonte një paciente të vdekur, të mashtruar nga një sanitare që ju zhvaste para familjarëve të saj.
    A nuk do të ishte e udhës që mediat e prokuroria të zbulonin se kush është kjo paciente ?
    Çfarë lidhje ka ajo me drejtuesit e spitalit apo me ndonjë qeveritar të lartë ?

    1. BRAVO , I KE RENE NE 10 . TE JUSTIFIKOHESH ME TEMEN E MERO KARAKURVES ESHTE AUTOGOL I MADH . QE KETU TREGON SE DREJTORET DHE DOKTORET JANE KOKAT E KORRUPSIONIT DHE ASNJE FIJE FLOKU NUK LEVIZ PA DIJENINE E TYRE .
      BURG BURG BURG PER TE GJITHA KURVAT MAVI

    2. Ke shume te drejte ora 12:25. Nuk cohet falenderim me sms sa tre faqe A4. Vec kesaj, stili i te shkruarit ishte me teper i nje shkrimtari qe ben hartime, se sa ai i nje njeriu qe do te falenderoje. Qe aty emisioni e humbi vertetesine dhe nuk ia vlente ta shikoje me. E vetmja gje e vertete, ishte deklarimi i Brataj se kishte urdheruar urgjencat te shkonin me vonese ne aksidente (!!!) Vetem per kete deklarate, ai duhet te akuzohet dhe denohet per vrasje me dashje.

  14. GERRMONI ME THELLE E DO SHIKONI ÇUDIRA KORRUPTIVE QE NUK JUA KA MARRE MENDJA NDONJEHERE . KORRUPSIONI KETU ESHTE MAKSIMAL NE ÇDO FUSHE TE JETES POR TEK SHENDETSIA ESHTE ME E DEGJENERUAR SE KUSHDO FUSHE TJETER .

  15. Gazetare legene. Pse nuk e pyeti burrin e zv\ministres ku u trajtua per vete nga Covid? Me mire te vdes ne shtepine time tha, por ne spital mos me coni ne asnje menyre. Se e ka shume te qarte cfare spitali ka ngritur dhe cfare do hiqte aty brenda. Dhe meqe permendi akreditimin a e di zoteria se nje nga kriteret e akreditimit eshte qe dyert dhe dritaret e spitalit te jene te tilla qe mos te kene mundesi te hapen e te hidhen pacientet e rrezikuar? Meqe i kish marre anamnezen ky loloja tjeter i urgjences them, qe nuk di se cdonte aty se ska asnje lidhje me spitalin Covid 2

  16. Nuk ja vlem me te harxhosh frymen me keta perverse qe drejtojne kete vend dhe te gjitha institucionet e ketij vendi . Te zhytur kembe e koke ne m*t japin justifikime nga me absurdet dhe perseri tentojne te dalin te paster si qelibari dhe te parfumuar si nje nuse ne diten e dasmes . Valle harruan qe po dalin nga nje grope septike ?
    Te thuash qe fajin e ka Tirja qe eshte bishti i kavallit eshte njesoj sikur te thuash se i gjati ine eshte president i USA-s . E keni trashur aq shume zullumin sa edhe vete zullumit i ka ardh ne maje te hundes nga ju o te pashpirt , o te padin e te paiman . Jeni kthyer ne copa te skalitura akulli qe nuk jua ndjen per asgje perveç parase , jeni kail te kaloni edhe mbi kufoma vetem e vetem te beni para’ .
    Gjene me shume njerzllik tek nje kafshe sesa tek ju , gjene me shume ngrohtesi tek nje gur sesa ne shpirtin tuaj , gjene me shume humanizem tek nje perbindesh sesa ne zemrat tuaja . Gjene me shume dashuri e humanizem tek nje statuje sesa tek nje doktor qe ka bere betimin e hiopkratit . Keni humbur cip , fytyre , moral , karakter dhe çdo gje qe ka lidhje me njerzllikun . Jeni kthyer ne kavije qe ecin , qe flasin dhe qe ne mendjen e tyre kane vetem nje destinacion …… parane . Por me e keqja eshte se keni humbur te Madhin Zot . Keni arritur ne ate pike sa nuk keni me as frike nga Ai . Kur te vije dita e llogarise , dhe te jeni te sigurt se ajo dite do vije dhe do vije shume shpejt , atehere tmerrohuni . Tmerrohuni o vemje te parase , tmerrohuni o antihumanoide me fytyre njeriu dhe shpirt e zemer katrani .

    1. Mire e the shoku, keta jane njerez pa din e pa iman. Nuk marrin vesh nga punet e Zotit keta, kur ta mesojne do ti shqyhet goja nga habia dhe tmerri!

      E di si thone keta satanike me vete? – “Po mer po, bjeri fyellit ti, ne bejme leke, jemi te zgjuar, te shkathet, kemi shoke, jemi te forte, kurse ti na derdellit per Zotin!”. Mendja e tyre e atrofizuar thote: “Zot nuk ka, zot jemi neve”…. – Cfar i keni bere vetes o satanike! Jeni akoma te papjekur, ah sa do mesojne, nuk e njohin Zotin keta akoma, nuk e dine keta se Ai te ben njeri me te q*ra 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu