• |
ide | kryesore

Me zë dhe me figurë/ Si i dredhoi Rama pyetjes për Tom Doshin

-Instant, Arkiva, Lajme, Syri i Lapsit, Të fundit



Kryeministri Edi Rama shmangu pyetjen e gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu nëse ka mekanizma për ndaluar kandidimin e Tom Doshi në zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa gazetarja i përmendi deklaratën e djeshme të ambasadores amerikanë Yuri Kim për kandidatët me probleme me ligjin, kreu i qeverisë tha se mediat përdorin si karem ambasadoren për të bërë telenovela dhe për këtë arsye nuk ka një përgjigje.

Lexo me tej:

Yuri Kim kundër Tom Doshit, një mandat më pak për Ramën?

Pra po të shihet me vëmendje videoja e përgjigjes së Ramës poshtë, ajo nuk ka pikë lidhje me thelnib e pyetjes së gazetares i cili qe: “a ka mekanizma ligjorë për ndaluar kandidimin e Tom Doshi”.

Akuzat e Yuri Kim me reagime të ndryshme/ Tom Doshi e ka përgjigjen, Ramës i mbyllet goja

Për ti shpëtuar kësaj, kryeministri që nuk guxoi ta prekë asnjëherë me gojë emrin e Tom Doshit u përgjigj vetëm për Yuri Kim dhe spekuloi me shtrëmbërimet e gazetarëve që duan ta kthejnë në telenovele historinë mes tij dhe ambasadores.“Sa herë do më pyesni për ambasadoren amerikane nuk do ju jap asnjë përgjigje sepse keni spekuluar dhe abuzuar, jo ti personalisht, por mediat kanë spekuluar në mënyrën më skandaloze duke krijuar një ngjarje që nuk ekziston. Përgjigjja ime lidhur me pyetjen që m’u bë, nuk ka nevojë të më vini përpara ambasadoren amerikane për të kujtuar mua detyrën që kam unë para ligjit dhe përpara njerëzve se këtë e di vetë. S’ka nevojë që të ma përdorni ambasadoren si karem për të bërë telenovela. Nuk jap asnjë përgjigje sa herë do më pyesni për ambasadoren amerikane sepse është e pakuptimtë që krijoni telenovela të kota në publik dhe dezinformoni publikun”, iu përgjigj Rama, Eksiona Shehut.

Një ditë më parë, ambasadorja Yuri Kim iu bëri thirrje partive politike në Shqipëri që në zgjedhjet e 25 prillit të mos kandidojnë emra që bien ndesh me dekriminalizimin.

Ambasadorja Kim e shoqëroi apelin e saj me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, që në prill 2018 e shpalli Doshin, person të padëshiruar në SHBA duke i ndaluar hyrjen në territorin e saj.

©Lapsi.al



8 Comments

  1. Rama dridhet para Tom Doshit. A e kujtoni ne parlament kur Doshi i bente shenje qe do te ta perdredh qafen, nderkohe qe Rama ulte koken e bente sikur nuk shihte. Mos i beni me pyetje per Doshin, sepse nuk ka bythe te jape pergjigje.

    1. Te flase ai per Tomen? Po Toma e mbajti me leke gjithe ato vite, drka e dreka me vere 2000 euro shishja. I rekrutoi te ndjerin Prifti qe tia fuste Metes, i dha deputete bandite ne veri dhe qershi mbi torte, i dha pushtetin me 21 Janarin. Pra i ka borxh pushtetin Tomes.

  2. Mekanizmat i ka Rama ne xhep, edhe per njerez qe kan parti te veten! Se keshtu u do puna juve, mos i harxhoni te gjitha baterite se kan akoma dhe shume vite “gazetari”, “informacion”, “ boje”, perpara!

  3. Ha mut ha! Po do me u bo tip Tito/Vuçiçi me nje politike te jashtme midis dy blloqeve Perëndimor apo neo-otoman.
    Ti je thjeshtë nje fundërrine qe nga deiri i madhështisë ke degjeneruar ne skizofreni.
    Nuk shikon me realitetin e mjere qe ke çuar ate vend. Ti, Meta, Basha, Berisha, Mona e sëfundmi Nano, pra ju bijte e nomenklaturës komuniste.
    Mjere ajo toke per ju.
    Zoti dhe haku i te mjereve do bjere mbi fëmijët tuaj brez pas brezi

  4. Po ku piet Udheheqesi Global Pandemik per do gazetare me floke te liera!!!!
    Ne ua kemi treguar vendin diversanteve dhe imperialiste amerikane, qe me Udheheqesin e Madh penderas Enver Hoxha

  5. edi eshte pjelle qe u katapultua nga tos qorri dhe investua nga ilir blloku, eshte femija prostitute e te majtes nga ata e kemi peshqesh derisa femija u rrit dhe hengri qorrin dhe liken,…..PD se ka problem me nivelin qe kane, dhe ky kallaballek ta mbaje me shendet , se nuk eshte me i paket se ai vete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *