Gjatë konferencës ditën e sotme mbi situatën e pandemisë në vend, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nesër do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për të deklaruar masat e reja shtrënguese për kufizimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Sipas Kryeministrit do të ketë shtrëngime të masave, por çështja është që të vijojnë të zbatohen me korrektësi masat aktuale.
“Komiteti do mblidhet nesër, kemi diskutuar do ketë shtrëngim të masave patjetër, por këtu thelbi është se ata insistojnë që duhen zbatuar masat që janë” tha kreu i qeverisë.
Tra la la mendja.
Vl mir me kaq