• |
ide | kryesore

Përmbytja në Shkodër/ Arrin në 2 metra uji në tokat bujqësore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bashkia e Shkodrës njoftoi sot se pas reshjeve të fundit, lartësia e ujit në disa toka bujqësore ka shkuar deri në 2 metra.

Hidrometri shënon 6.58 cm, me një rritje prej 3 cm në hidrometrin e Dajçit, 7 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me 1 ditë më parë.

1550 tokë bujqësore është përmbytur në fshatrat Darragjat, Shirq ,Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.

Ka rrugë të bllokuara në Darragjat, Shirq, tek Urrelat e Shirqit, ku lartësie e ujit arrin 100-130 cm në rrugë.

Shtëpi të përmbytura s’ka, por prani uji në121 oborre: në Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 9, Rrushkull 12, Suka 9.

Energji elektrike ka në të gjithë zonën, por me shkëputje.

Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2 metra. Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet parësore,” thekson bashkia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *