• |
ide | kryesore

Të mërkurën mbyllemi që në orën 20.00, ndryshojnë rregullat për lokalet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të mërkurën paradite pritet të merret një vendim për masat e reja në Komitetin Teknik të Ekspertëve. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se masat do të shtrëngohen dhe Komiteti pritet të mos e zhgënjejë kreun e qeverisë.

Në disa media po flitet që sot në mbrëmje se Komiteti do të propozojë që shtetrrethimi të fillojë që në orën 20.00 deri në orën 06.00. Të njëjtat burime thanë se do të ketë kufizime edhe për baret dhe restorantet për shërbimin në ambientet e brendshme.

Kjo e martë shënoi edhe një tjetër ditë me shifra të larta të pandemisë. Nga 4562 testime, 1239 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID dhe 16 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Mjeku Alimehmeti e tha qarte qe orari nuk ndikon asgje sepse rreth 70%jane vatra familjare.
    Por ate e di une….. thote Agushi me poture!

    1. Mjeku Alimehmeti, mbase nuk ka lexuar perse mjeket Italiane, Britanike etj etj kane vene karantinen ne raste te ngjashme! Mjafton te lexosh qe sipas statistikave ka 15 persona te vdekur ne dite (realisht ka shume me t eper) per te kuptuar qe situata eshte alarmante!

      1. Here tjeter perpara se te kundeshtosh dike publikisht te pakten mendohu 2-3 here perpara se te shkruash budallalleqe.
        Kur nuk e di se cfare do me thene fjala “Karantine” me mire mos e perdor fare.
        Ora policore qe kemi ne dhe shume vende te tjera nuk quhet karantine. Dhe adobia e saj nuk eshte mbeshtetur ne asnje evidence shkencore, nuk ka as edhe nje studim te vetem qe te faktoje dobishmerine e ores policore.
        Viruset respiratore si puna e Covid eshte e pa mundur ti ndalesh, pervec se po mos ti lesh njerezit te dalin nga shpia per rreth 3 muaj, ne te gjithe rruzullin tokesor njekohesisht, gje qe eshte totalisht e pa mundur.
        Qe ta dishe ti zoterote dhe te tjeret, Karantina nuk zgjidh asnje problem, por thjesht i shtyn ato ne kohe, pa mar parasysh evektet anesore qe shkakton ajo. Pra njerzit njesoj do vdesin.

  2. “… Komiteti pritet të mos e zhgënjejë kreun e qeverisë.” – O “komiteti” e kuptoni mesazhin e koduar te qeverise: “Mos guxoni te dilni kunder kryeministrit. Mbyllini koke-zbathurit prap brenda 4 mureve derisa te cmenden”.

    “Komiteti Teknik të Ekspertëve” == Komiteti i Tellallëve dhe Kukumjackave == Komiteti i Pseudo-Shkencetareve Servilë.

    … Por ama ai Brataj eshte më i qiri i komitetit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *