• |
ide | kryesore

U gjobit me 750 mijë lekë/ Erion Veliaj refuzon t’i bindet KQZ

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



KQZ ka gjobitur kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj me 750 mijë lekë të vjetra për shkelje të rregullave në zhvillimin e aktiviteteve elektorale. Veliaj është gjobitur me 35 mijë lekë për mos raportim të aktiviteteve si edhe 40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara.

Vendimi erdhi pas ankesës nga LSI në lidhje me aktivitetet publike të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Përfaqësuesi i LSI-së tha se në mjaft raste Bashkia e Tiranës i ka kërkuar mediave të caktuara që të publikojnë aktivitetet e kryebashkiakut Veliaj gjatë ditëve të fundit. Ai tha se Veliaj ka shpërfillur parimin e armëve të barabarta që subjektet politike duhet të kenë 4 muaj para datës së zgjedhjeve. Kjo datë përkon me datën 25 dhjetor, ndërkohë që sipas përfaqësuesit të LSI-së Veliaj ka kryer aktivitetet edhe gjatë janarit dhe shkurtit.

Problematikat për të cilat LSI ka paditur Veliajn për masë administrative në KQZ kanë të bëjnë me shpërndarjen e çelësave të shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit si edhe inspektimet e punimeve në zona të ndryshme të Tiranës.

Sa i përket dorëzimit të çelësave, denoncimi i LSI-së përmban 3 raste të tilla, të cilat janë: Vizita e Veliajt në shtëpinë e Hamit dhe Genc Allmuçës në Mumajes të Tiranës me datë 12 janar; vizita në shtëpinë e Mehdi Agës në Vaqarr më datë 27 janar dhe vizita në një shtëpi në Kryevidh të Kavajës më datë 30 janar.

Eridian Salianji si përfaqësues i Bashkisë së Tiranës tha se inspektimi i investimeve nuk përbën shkelje pasi prokurimi i tyre është bërë para datës limit për kryerjen e tyre. Pas dëgjoi palët, denoncimin nga LSI dhe mbrojtjen e përfaqësuesit të bashkisë, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi vendosi gjobitjen e Veliajt me 75 mijë lekë.

“Vendosëm: 1-Sansionin administrativ ndaj z.Erion Veliaj me gjobë në shumëm e 35 mijë lëkëve për shkelje të Kodit Zgjedhor për mosraportim të aktiviteteve publike; 2)Sanskionin administrativ në shumë 40 mijë lekë për shkelje të Komisionit Rregullator“, tha Ilirjan Celibashi.

Por në një lidhje telefonike për ABC, Erion Veliaj tha se gjobën e Komisonit Qendror të Zgjedhjeve do ta apelojë, duke shtuar se nuk do ta ndalojë punën në Tiranë.

“Apeli do të bëjë drejtësinë. Do vazhdojnë përditë me shtëpi, shkollat çerdhet. Për këtë detyrë jemi zgjedhur. Ky nuk është një aktivitet i ndaluar me ligj. Ligji kërkon që në periudhën parazgjedhore të mos prokurohen punë të reja. Këto janë punë që janë prokuruar vjet.

Këtu po lejohet gënjeshtra, vjedhja, që dikush të bëhet me 5 vila dhe nuk lejohet kryetari i bashkisë që të thotë se “Sami Frashëri’ nuk do shkojë në Paskuqan. Ta harrojnë që unë do ndërpres punët në Tiranë sepse Luli me vilat e tij do të bëhet kryeministër”, deklaroi kryebashkiaku.

 



5 Comments

  1. Ky nuk eshte se nuk e paguan por bene gjoja per te treguar qe shiko sa korrekte eshte KQZ-ja sa po na gjobit edhe ne . Thelle thell klo eshte reklame per vete dhe paralajmerim per kundershtarin . Tashme vemjet e ketij sekti jane te lexueshem pa hapur gojen dhe jo me te flasin . Kur mendon se ky njeqelizor mund te jete e ardhmja e ketij vendi atehere destinacioni dhe prespektiva e ketij vendi eshte nje bujo totale .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *