• |
ide | kryesore

Video/ Rama kapet mat për sulmin e Yuri Kim ndaj Tom Doshit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Edi Rama po i shmanget si djalli temjanit përplasjes më të fundit që ka nisur mes ambasadës amerikane dhe deputetit të PSD që voton gjithmonë kundër qeverisë, Tom Doshi. Nëse në të gjithë herët e tjera  kur Yuri Kim ka folur në përgjithësi për deputetët me rekorde kriminale, kryeministri nuk ka pasur gajle të përgjigjet duke thënë se nuk prej ta mësojë detyrën e tij nga diplomatët e huaj, këtë herë shefi i qeverisë ka bërë të gjitha piruetet e mundshme për të mos u përgjidgjur. Vënia e gishtit të amerikanëve direkt mbi mikun dhe partnerin e tij politik e ka kapur gafil Edi Ramën.

Kryeministri Edi Rama shmangu pyetjen e gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu nëse ka mekanizma për ndaluar kandidimin e Tom Doshi në zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa gazetarja i përmendi deklaratën e djeshme të ambasadores amerikanë Yuri Kim për kandidatët me probleme me ligjin, kreu i qeverisë tha se mediat përdorin si karem ambasadoren për të bërë telenovela dhe për këtë arsye nuk ka një përgjigje.

Lexo me tej:

Yuri Kim kundër Tom Doshit, një mandat më pak për Ramën?

Pra po të shihet me vëmendje videoja e përgjigjes së Ramës poshtë, ajo nuk ka pikë lidhje me thelnib e pyetjes së gazetares i cili qe: “a ka mekanizma ligjorë për ndaluar kandidimin e Tom Doshi”.

Për ti shpëtuar kësaj, kryeministri që nuk guxoi ta prekë asnjëherë me gojë emrin e Tom Doshit u përgjigj vetëm për Yuri Kim dhe spekuloi me shtrëmbërimet e gazetarëve që duan ta kthejnë në telenovele historinë mes tij dhe ambasadores.“Sa herë do më pyesni për ambasadoren amerikane nuk do ju jap asnjë përgjigje sepse keni spekuluar dhe abuzuar, jo ti personalisht, por mediat kanë spekuluar në mënyrën më skandaloze duke krijuar një ngjarje që nuk ekziston. Përgjigjja ime lidhur me pyetjen që m’u bë, nuk ka nevojë të më vini përpara ambasadoren amerikane për të kujtuar mua detyrën që kam unë para ligjit dhe përpara njerëzve se këtë e di vetë. S’ka nevojë që të ma përdorni ambasadoren si karem për të bërë telenovela. Nuk jap asnjë përgjigje sa herë do më pyesni për ambasadoren amerikane sepse është e pakuptimtë që krijoni telenovela të kota në publik dhe dezinformoni publikun”, iu përgjigj Rama, Eksiona Shehut.

Në Prrill 2018, as një vit pasi Doshi ishte rizgjedhur deputet në Shkodër, Sekretari i shtetit e shpalli atë dhe familjen e tij “non grata” në Shba.

“Departamenti e shpalli publikisht” z. Doshi si të padëshirueshëm dhe të palejuar për të hyrë në territorin e Shteteve të Bashkuara thoshte deklarata e ambasadës amerikane që shpjegonte: “Ligji lejon që, në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion domethënës ose dhunim të rëndë të të drejtave të njeriut, këta individë dhe anëtarët e familjes së tyre nuk lejohet të hyjnë në Shtetet e Bashkuara”, thuhej në deklaratë.

Akuzat e Yuri Kim me reagime të ndryshme/ Tom Doshi e ka përgjigjen, Ramës i mbyllet goja

Por ndryshe nga sa bëri sot miku i tij kryeministër, Doshi atëhere ishte treguar më i guximshëm kur u pyet nga gazetaret për futjen familjarisht në listën e zezë të atyre qe nuk udhetojne dot ne Amerike.

“Fëmijët e mi janë nënshtetas australianë s’kanë nevojë as për vizë amerikane, as kanë qenë asnjëherë në Amerikë, as gruaja ime as fëmijët e mi. E gjithë kjo punë është a e merr vizën apo se merr.

E dyta kam aplikuar në ambasadë në kohën që kam qenë në hetim, nuk më është thënë që të refuzohet. Merr një letër nga prokuroria më kanë thënë, dihej që isha në hetim. Nuk më është refuzuar me shkrim, apo me vulë” deklaroi atëherë ai.

Kryeministri nuk veproi si në rastet e Elvis Roshit, Vangjush Dakos, Ndokës apo prengës kur u bazua në fjalët e tyre për ti marrë në mbrojtje. Këtë herë për rastin e Tom Doshit ai po zgjedh thjeshtë të shmanget.

©Lapsi.al

 

 



14 Comments

  1. keta duhen rrasur brenda ne biruce te gjithe nga shoku Gramoz, Berisha, Meta Rama Luli Toma e me rradhe bashke me kllounat e tyre si Zamiri, Sandri etj. Po nuk mjafton pa u sekuestruar prona e pasuri- PO KUSH TA BEJE !!

  2. Nuk guxon ta permendi se i hapet si precedent per emrat e tjere qe ka ne liste ose qe do bashkepunoje per te manipuluar votat.

  3. Doshi asnjehere nuk ka qene anetari i PS dhe asnjehere deputet i kesaj partije. Edhe kesaj rradhe kanditimin do e bej si i zgjedhur nga partia e vet. Keto ceshtje duhet ti zgjidhi komisioni i zgjedhjeve.

    1. Ca flet o sufllaqe? As historine e partise tende nuk e di? Doshi ne 2005 ka dale deputet i PD. Ne 2006 u largua dhe shkoi tek PAA. Ne 2009 ishte deputet i PS. Ne 2011 organizoi njerezit qe sulmuan kryeministrine me 21 janar. Ne 2013 ishte deputet i PS. Ne 2015 pati problemet me Meten per te cilat e vuri ne dijeni nje mik i tij dhe i Rames, ish-deputet qe u largua nga dekriminalizimi. Ne ate periudhe Doshi kercenoi me gjeste Ramen ne Kuvend dhe Rama uli koken dhe u largua me bisht ne shale. Ne ate periudhe, Doshit iu shkaktua edhe nje aksident. Ne 2017, Doshi ka dale deputet i PSD te Gjinushit dhe sot eshte kryetar i PSD. Per sot nuk e perfiton sufllaqen. Meqe kete koment e ke shkruar ne oren 21:48, neser perfiton vetem nje supe, por jo me leng mishi, dhe uje rubineti. Kujdes covidin se uji qe te sjell ne rubinet Veliaj eshte i rrezikshem

  4. Ore po Llalla dhe familja e tij ,ish Kryeprokuror e ka te ndaluar me vendim te Sekretarit te shtetit Amerikan te hyje ne USA,Rrasti me i rralle ne botemcfare te besh kur Krye/pr del hajdut dhe mafioz.
    Berisha dhe Vasili gjithshtu e kane te ndaluar te shkojne ne Amerike.
    Tom Doshi eshte ne fund te listes por derisa keta trimat e Metes e kan te lejuar te zgjidhen deputete, e pse te mos kandidoje ?

  5. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    Ishin dy shokë,gangsteri Tom Doshi dhe drogaxhiu Edvin Escobar D’Rama,antarë të mafias”rilindase”
    – Tom Doshi(i drejtohet Rames): Je peng i Ilir Metës. Është kthyer Ilir Meta në tutorin tënd. Ti kam thënë rastet kur kanë dashur
    të më vrasin mua dhe Fufin por ti s’ke reaguar.(Edi Rama hesht)
    -Tom Doshi: Ti je mosmirënjohës, je bukëshkalë,je qenia më e keqe që unë kam njohur.Më ka thënë Blushi para ca vitesh si
    ka mundësi që ti e beson atë, por unë të besova. Mos mendo që me deputetët që ke atje, (Paulin Sterkaj, Mimoza Hafizi,
    Namik Kopliku) mund të hysh në Shkodër se në 2005 dhe 2009 këta bënin peticione për të të rrëzuar ty.(Tom Doshi braktis mbledhjen).
    Fatmir Xhafaj: Tani kjo është mbledhja më e rëndë që kam kaluar ndonjëherë, por duhet të na shërbejë si një moment reflektimi për problematikat.
    -Ben Blushi: S’do flisja por më ngacmoi Rama që foli për reformat. Sa për debatin me Tomën s’mund të na besh pjesë në këtë punë.
    – Edi Rama: Jo, nuk është kështu.
    -Ben Blushi: Jo, kështu është se s’mund të mbaj unë përgjegjësi njëlloj si ty. Asnjë në grup nuk ka marrëdhënie me Tomën siç i ke ti.

  6. Ramiu ka thirur nen arme per t’ber deputet Pilo Persterin Haxhi Lleshin ,Myslim Pezen,Rroshin,Doshin,Murrizin,Xhozin,Titin, Rudin,dhe Nimut Musain derrin e Patosit,

  7. Elementi i tretë është frika e vetë Partisë Demokratike për të vendosur sipas drejtësisë. Nëse PD, për shembull, përjashton kandidimin e kryetarit Berisha, atëherë kryetari pasardhës Basha, bie. Nëse ndodh e kundërta, atëherë PD pëson goditje të thellë.

    Jemi prapë në kushtet kur demokracia po ha vetveten.Doshi nuk eshte denuar asnjehere o shpellkare,nuk ka as nje ceshtje të hapur nga prokuroria atehere pse nuk duhet te kandidoje,lulzimja ka 5 ceshtje te hapura e fundit lobimi rus ku amerika nuk i ka dhene vize,dhe ky u lejoka te kandidoje

  8. Rama me Doshet, Ndoket, Frroket, e oket e tjere ka marreveshje dhe s’e thyen dot sepse keto sponsorizojne PS-ne dhe e mbajne ne pushtet.
    Si ka mundesi qe gjithe keto kriminele jane pjese e parlamentit dhe kryeministri i ka mbeshtetur gjithmone?
    Krimi e ka marre peng shokun Rama, dhe populli perjeton rilindjen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *