• |
ide | kryesore

1,496 raste të reja me koronavirus në Greqi, 17 jetë të humbura

Arkiva, Lajme, Të fundit



Regjistrohen 1,496 raste të reja me koronavirus në Greqi, ndërkohë që 795 raste janë identifikuar vetëm në Atikë. Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik, EODY konfirmoi rastet e reja, ku 4 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 167549. Ndërsa 284 pacientë trajtohen të intubuar, 1185 pacientë të tjerë janë larguar nga ICU që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu sot EODY konfirmoi sot edhe 17 vdekje të reja nga sëmundja COVID-19, duke arritur në 6034 vdekje në total në vend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *