• |
ide | kryesore

Basha: Nuk ka shkelje me emërimin e Mark Markut dhe Tritan Shehut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se nuk ka shkelje në emërimin e Mark Markut dhe Tritan Shehut si të deleguar të kësaj partie në qarqe. Pas këtyre emërimeve ishin të shumta reagimet për shkak se Marku kishte qenë pjesë e komisionit që filtroi kandidatët për deputetë dhe Shehu u skualifikua nga anëtarësia në zgjedhjet e brendshme. Por Basha thotë se nuk ka shkelje.

“Asnjë rregull i statutit nuk është shkelur. Komisioni ka mbaruar punë dhe zoti Mark Marku është një propozim i ardhur pothuajse nga të gjithë strukturat e qarkut të Lezhës e jo vetëm. Është njeri me kontribute të jashtëzakonshme, intelektuale akademike dhe tashmë një figurë e mirëpritur në mënyrë unanime jo vetëm nga demokratët e Lezhës por nga të gjithë qytetarët e qarkut të Lezhës.

Ndërsa në rastin e zotit Tritan Shehu, po kështu drejtimi politik i qarkut i është besuar një pedagogu, një akademiku, një mjeku, i cila ka qenë dhe mbetet simbol i kontaktit me njerëzit dhe i shërbimit ndaj njerëzve, padiskutim që vendimet finale për listën e deputetëve i takojnë kryesisë dhe këshillit kombëtar të Partisë Demokratike“, – u shpreh Basha në një intervistë për Syri TV. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Pas shumë largimeve nga LSI drejt PS-së, duket se tashmë kanë filluar largimet edhe në radhët e demokratëve.

    Djali i xhaxhait të kryedemokratit Lulzim Basha, Altin Basha, ka vendosur të anëtarësohet në Partinë Socialiste, duke u pajisur edhe me kartë anëtarësimi.Ky lulzimja nuk beri dot per vete kete cuni ne xhajes,por eshte shume i zoti të pranoje markun dhe prasin tritanit per deputet

  2. Prandaj, në 25 prill, shqiptari normal dhe jomilitant do të pyes veten: Duhet të votoj për ata që dhunuan zgjedhjet e majit 1996, 2009 dhe 2011 apo për ata që akuzohen si mohues të lirisë së zgjedhjeve prej të parëve? Duhet të votoj për ata që e çuan Shqipërinë në katastrofë kombëtare dhe në konfliktin më të gjerë dhe më të thellë shoqëror, politik e ushtarak që nga themelimi i shtetit shqiptar, apo për ata që armën kryesore ndaj kundërshtarëve kanë ironinë; për ata që kanë rrahur e burgosur kundërshtarët politikë, apo për ata që i tallin kundërshatrët e tyre; për ata që kanë vrarë kundërshtarët politikë dhe janë penduar që s’kanë vrarë më shumë, apo për ata që përdorin gazin lotsjellës, si kudo në Evropë, ndaj kundërshtarëve protestues; për ata që iu është vërtetuar korrupsioni 230 milion euro nga Komisioni i Kontrollit të Shtetit dhe Prokuroria dhe që janë kapur me zë e figurë duke planifikuar përvetësimet e fondeve shtetërore, apo për ata që dyshohen për korrupsion

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *