• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ 2.5 tonë marijuanë nga Shqipëria, arrestohen 24 persona në Mal të Zi

Arkiva, Lajme, Të fundit



24 persona janë arrestuar në Mal të Zi si organizatorë dhe anëtarë të një grupi kriminal që trafikonte sasi të mëdha marijuane nga Shqipëria përmes territorit të Malit të Zi, në vendet e rajonit dhe më tej në vendet e BE-së.

Policia malazeze thotë se janë sekuestruar 500 kg kanabis. I njëjti grup akuzohet për trafikimin e 2.5 tonë marihuanë e zbuluar pak kohë më parë në vendin fqinj.

Gjatë kontrollit, u gjetën dhe konfiskuan 5 automjete, një skaf, një pistoletë dhe një armë gjahu, si dhe një peshore për matje precize, para, disa telefona dhe karta SIM.

“180 oficerë policie morën pjesë në aksionin e gjerë dhe u kontrollua në 30 lokacione. Në Ulqin, anëtarët e Sektorit për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po kontrollojnë shtëpitë e personave të dyshuar” – thuhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *