• |
ide | kryesore

Drejtori i “Johnson & Johnson”: Mund të kemi nevojë të vaksinohemi çdo vit

-Instant, Lajme, Planet



Drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane “Johnson & Johnson”, Alex Gorsky, ka deklaruar për CNBC se ndoshta mund të kenë nevojë njerëzit të vaksinohen kundër COVID-19 një herë në vit, ngjashëm sikur kundër gripit.

Sipas tij, sa më shumë që po përhapet virusi aq më shumë po pëson mutacione, transmeton Telegrafi.

 “Çdo herë e më shumë po pëson mutacione, është njëjtë sikur në kompjuter klikoni butonin dhe e shihni variantin tjetër”, ka shtuar Gorsky.

Në anën tjetër, ekspertët shëndetësorë kanë bërë të ditur se ekzistojnë gjasa të mëdha që COVID-19 të bëhet sëmundje endemike, që do të thotë se do të jetë vazhdimisht prezentë – edhe pse në nivele më të ulëta.

Ndryshe, kompania “Johnson & Johnson”, ka njoftuar së fundmi se kanë prodhuar vaksinën që jepet në vetëm një dozë, për dallim nga ajo e Pfizer dhe vaksinave tjera – që kanë nevojë për dy doza.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *