• |
ide | kryesore

Është raportuar në 86 vende/ OBSH: Varianti britanik është ashpërsuar

-Instant, Lajme, Planet



Varianti i ri i koronavirusit, i cili u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar tani është identifikuar në 86 vende. Kjo ka qenë deklarata e fundit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në përditësimin javor epidemiologjik, OBSH-ja thotë se varianti britanik ka treguar një rritje të transmetueshmërisë dhe disa prova të rritjes së ashpërsisë së sëmundjes bazuar në gjetjet paraprake.

OBSH-ja ka monitoruar, gjithashtu, dy variante të tjera të koronavirusit që përhapen në mënyrë aktive, atë të Afrikës së Jugut dhe atë në Brazil. Sipas të dhënave, që nga 7 shkurti, varianti afrikan është raportuar në 44 vende, ndërsa braziliani në 15 vende.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *