2 vajza të mituara 12-vjeçare janë vetëflijuar në qytezën e Samara në Rusinë jugperëndimore. Ayto janë hedhur nga një ndërtesë 17-katëshe pasi persona të paidentifikuar u kishin bërë “lavazh truri” nëpërmjet një loje të quajtur “Harry Poter” në internet.
Varvara Vlasova dhe Valeria Shirshova bënë një videoklip të shkurtër përpara se të hidhen nga maja e ndërtesës. Ata u panë duke buzëqeshur para se njëra prej tyre të thoshte fjalën “makth” në kamera dhe më pas filluan të qeshnin.
Vajzat ishin shoqe klase nga familje “të pasura” dhe u përshkruan si “studente të shkëlqyera”. Njëra prej vajzave kishte nisur të merrej edhe me modelim. “The Sun” citon mediat vendase që shkruajnë se 2 vajzat e mitura ranë pre e një grupi vdekjeje.
Policia po kontrollon në mënyrë aktive lidhjet e tyre për të zbuluar autorët e këtij krimi. Vitet e fundit Rusia ka shënuar një rritje të numrit të “vetëvrasjeve” të fëmijëve që bien pre e lojërave të rrezikshme në internet.
“Prindërit e vajzave i thanë policisë se vajzat ishin pjesë e një grupi në rrjetet sociale. Aty iu dhanë disa detyra, por sipas të rriturve, ata menduan se ishte e padëmshme. Ndaj ata nuk i jepnin rëndësi hobit të vajzave të tyre” – raportojnë mediat.
Të ashtuquajturat “grupe të vdekjes” veprojnë duke u predikuar të rinjve dhe më pas u vendosin “detyra” të cilat bëhen gjithnjë e më të rrezikshme. Gjeneral-majori Alexey Moshkov, kreu i departamentit të krimit kibernetik në Ministrinë e Brendshme Ruse tha se janë mijëra grupe vetëvrasëse në internet. ©LAPSI.al