• |
ide | kryesore

Fshatrat e Shkodrës 34 ditë nën ujë, Voltana Ademi: Nuk vjen askush nga qeveria!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Moderatorja e Radar në Abc, Sibora Bitri ka realizuar një intervistë me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi në lidhje me situatën që vazhdon prej më shumë se një muaji, pasi disa fshatra mbeten nën ujë. Ademi tha se shkarkimet nga Kaskada e Drinit janë arsyeja që qindra banesa janë nën ujë tashmë prej 34 ditësh, pasi shkarkimet vazhdojnë që prej datës 20 dhjetor dhe nuk janë ndalur. E pyetur nga drejtuesja e Radar në Abc, kryebashkiakja tha se në këto fshatra nuk kanë ardhur më përfaqësues të qeverisë për të marrë përgjegjësitë për situatën e krijuar.

“Herën e fundit që kanë ardhur, ka qenë dita kur u takuam me z.Peleshi dhe znj. Ikonomi. Që atë ditë nuk kam parë asnjë nga përfaqësuesit e qeverisë në terren, siç u tha.  Nuk ka ende asnjë reagim dhe situata do të vazhdojë gjatë, deri në fund të marsit” u shpreh Ademi e cila tha se dëmet janë rreth 4 miliard lekë duke llogaritur sipërfaqen e tokës së mbjellë me bimë dhe dëmtime në banesa që kanë vlerë të konsiderueshme.



3 Comments

  1. ti pra je kryetarja e bashkise Shkoder qe sot perfshine dhe ato fshatra, ca ke bere ti gjith keto vite per keto fshatra qe te mos bien ne uje. Sa para nga taksapaguesit shkodrane me investuar qe te evitohen permbytjet? Eshte e lehte te rrish gjith diten duke hedh fajin te tjereve si me qene top ping pongu nderkohe ti je kryetarja e asaj bashkie dhe mban pergjegjesine kryesore. Pastaj ato 4 miljard deme pse nuk i paguan ti nga buxheti bashkise, pjese e shtetit je dhe ti. Ne vend qe te ndermarresh fushata sensibilizuese qe banoret e atyre fshatrave te bejn mbi te gjitha sikuracione e mos te rrine me syte nga shteti si lypsa cdo dimer, apo qe te ndalohet ne menyre kategorike qe te ndertohet neper fusha duke ditur vershimin e ujrave, fillon ben lojra mizore politike e tall trapin me banoret e shkrete

  2. Po ti moj buce je lepire si kurvat te Bashkia e Tiranes mos te hiqnin, kokrra e karrieristes. Ta lane Bashkine per tu tallur me ty ha mut vemje pa vlere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *