• |
ide | kryesore

Fushata në Kosovë, Hoti: Qytetarët do t’ua tregojnë vendin atyre që kundërshtuan pavarësinë në vitin 2006

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të mërkurën, në tubimin elektoral në Hajvali të Prishtinës, se ditën e diele më 14 shkurt, qytetarët e Kosovës janë përballë dy alternativave, asaj për demokraci që përfaqësohet nga LDK dhe alternativës së autokracisë që përfaqësohet nga majtistët me shamia të kuqe.

“Qytetarët e Kosovës, të dielën kanë me ua tregu vendit, të kuqve që në 2006-ën, hipur në kamion dhe me megafon, kundërshtonin pavarësinë e Kosovës. Të dielën janë dy opsione, ai për demokraci dhe opsioni për autokraci. Në Kosovë fiton gjithmonë demokracia. Këtyre që me shamia të kuqe po përhapin propagandë, u ka ardhur fundi. Janë pakicë në këtë vend”, tha Hoti.

Kandidati i LDK-së për kryeministër tha si subjekt politik, nuk janë dorëzuar për 30 vjet para këtyre që kanë kundërshtuar të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

“Tani ne kemi projekte për të çuar Kosovën përpara. Kemi Marrëveshjen e Uashingtonit që i siguroi Kosovës 1 miliard euro investime. Situata është si në vitin 2000, i kemi mbi krye krejt këta me propagandë, por me bekimin e qytetarëve të Kosovës, me bekimin e Zotit dhe të miqve tanë ndërkombëtarë, ne do të fitojmë të dielën”, tha Hoti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *