• |
ide | kryesore

Gafa e Ballës me Llaten/ Nxjerrin fotot e takimit elektoral pa maska, ditën që i çuan policinë Monika Kryemadhit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u gjobit këtë të mërkurë nga një grup policësh për një takim elektoral në Elbasan, ku merrnin pjesë më shumë se 10 veta. Vigjilenca është rritur thonë autoritetet, përderisa numri i të vdekurve dhe i të infektuarve nga covid po shënon rekorde dita-ditës.

“Merruni me bandat një herë ju, merruni me kriminelët, merruni me ata që ju përplasin makinat, pastaj hajdeni na vini gjoba ne për  maskat. Mos u bëni ushtarë, as të Taulantit, as të këlyshëve të Taulantit” u tha Kryemadhi policëve, duke e pranuar gjobën, por edhe duke lënë të kuptohet se policët ia kishte çuar për presion Taulant Balla. Që ky, kontrollon policinë, prokurorinë, administratën qëndrore dhe atë lokale në Elbasan, dihet tashmë prej vitesh.

Në fakt, 6 policët mbërritën kur takimi kishte mbaruar dhe ishte transmetuar live në rrjetet sociale. Jashtë ambjenteve të lokalit ku mbahej takimi, policët thanë se ishin vënë në dijeni “kishte pasur një grumbullim me mbi 10 veta që nuk lejohet në bazë të rregullave të pandemisë”.

Në takimin e LSI, ku ishte Monika Kryemadhi (fotot më poshtë) merrnin pjesë më shumë se 10 persona në një ambjent të mbyllur. Aktiviteti binte ndesh qartësisht me rregullat e pandemisë.

Ndërhyrja e policisë për takimin elektoral të LSI-së, vjen pas një mesazhi të qartë nga ana e kryeministrit Rama, i cili konstatoi me të drejtë rritjen e numrit të viktimave dhe të të prekurve ditët e para të shkurtit. Por në konferencën për mediat me gazetarët, Rama u kujdes të thotë se do të ruhet një standard për ndëshkimet e masave të pandemisë. Disa herë, kryeministri e theksoi se masat nuk do të merren vetëm për PD dhe LSI, por edhe për PS, duke i dalë para keqpërdorimit të policisë në kushtet e pandemisë.

Por çfarë ka ndodhur sot? Në ditën që Monika Kryemadhit i çojnë 6 policë (njëra prej tyre për te filmuar) se kishte shkelur rregullat e pandemisë, vetë drejtuesi politik i PS për Elbasanin, Taulant Balla dhe kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja zhvillonin një takim elektoral në një ambjent të mbyllur dhe pa maska.

Shikoni fotot, të publikuara këtë mbrëmje në profilin në Facebook, të kryetari të Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja. Për të shmangur gjobën apo reagimet, Llatja ka përzgjedhur të postojë në Facebook vetëm ato foto ku simpatizantët e PS kanë dalë vetëm, por duket qartë se kemi të bëjmë me një takim elektoral, të ngjashëm me atë të LSI-së.

Posted by Gledian Llatja on Wednesday, 10 February 2021

Standarti i dyfishtë është i qartë. Për pushtetarët socialistë në Elbasan nuk ka as gjoba, as masa që ndalojnë takimet elektorale. Për ata të LSI-së, gjoba dhe presion policor. Në fakt ky nuk është rasti i parë, kur socialistët tjetër thonë dhe tjetër bëjnë. Raste të ngjashme ka pasur edhe nga deputetët Sadri Abazi, Elisa Spiropali etj. (foto me poshte)

Flagrante ishte pjesëmarrja në një takim partiak të kryetares së Komitetit të Ekspertëve Teknikë, Mira Rakacolli, e cila nuk u gjobit dhe u justifikua se nuk e dinte çfarë po ndodhte.

Ndërkohë edhe vetë Rama nuk ka qenë korrekt në respektimin e masave të pandemisë. Gjatë ceremonisë së 21 janarit, kryeministri ishte në një ambjent të mbyllur në një grumbullim ku merrnin pjesë më shumë se 10 persona, megjithëse rregullat në fjalë ishin në fuqi.©Lapsi.al

 



24 Comments

    1. KURVAT E POLITIKES KANE QENE DHE DO JEN GJITHMONE MBI LIGJIN PER SA KOHE KY POPULL DELE TE DUROJE SUNDIMIN E KURVAVE TE POLITIKES . KWTA LIGJET I BEJNE PER TE TJERE SE VETEN E FUSIN TEK JASHTOKESORET .
      MOS BENI SI BEJ UNE POR BENI SI JU THEM UNE . ME KETE THENIE KE PER TA PATUR NE BYTHE TERE JETEN O POPULL .

    1. Ku e shef ti, beni si them une…?
      Ai qe flet e heq masken. Kur mbaron se foluri e vendos.
      Ndersa trimat dhe burleshat e LSI, nuk pjerdhin per asgje. Ata i bejne karshillek shendetit te tyre. Apo prinderve te tyre, gjysherve.
      Po c,beni mor te mjere? Nuk i merni dot shkollat me Monen.
      Kur s’po e mer dot Kejdi…

  1. DELET E SHQIPERISE VAZHDOJNE E HANE BAR E MUT DHE TUALETI ME SPIRAPJERDHJEN JU SHKELIN ME KEMBE! KEQ E ME KEQ TJU BEHET!

  2. Prandaj, në 25 prill, shqiptari normal dhe jomilitant do të pyes veten: Duhet të votoj për ata që dhunuan zgjedhjet e majit 1996, 2009 dhe 2011 apo për ata që akuzohen si mohues të lirisë së zgjedhjeve prej të parëve? Duhet të votoj për ata që e çuan Shqipërinë në katastrofë kombëtare dhe në konfliktin më të gjerë dhe më të thellë shoqëror, politik e ushtarak që nga themelimi i shtetit shqiptar, apo për ata që armën kryesore ndaj kundërshtarëve kanë ironinë; për ata që kanë rrahur e burgosur kundërshtarët politikë, apo për ata që i tallin kundërshatrët e tyre; për ata që kanë vrarë kundërshtarët politikë dhe janë penduar që s’kanë vrarë më shumë, apo për ata që përdorin gazin lotsjellës, si kudo në Evropë, ndaj kundërshtarëve protestues; për ata që iu është vërtetuar korrupsioni 230 milion euro nga Komisioni i Kontrollit të Shtetit dhe Prokuroria dhe që janë kapur me zë e figurë duke planifikuar përvetësimet e fondeve shtetërore, apo për ata që dyshohen për korrupsion

    1. Deri ne frazen e fundit po me dukej nje koment thjesht patetik, i nje militanti qe po ben thirje te zgjedhim demek me pak te keqen mes 2 kraheve. Po perpiqem te te kthjelloj pak kujtesen e mjegulluar nga propaganda:
      1. E djathta paska vjedhur votat e 96′, 2009 dhe 2001, ndersa e majta vetem akuzohet per “mohues te lirise se zgjedhjes nga te paret”. Mesa duket keshtu quhet ne gjuhen tuaj moderne fakti qe me zgjedhje mono-partiake, PS “arriti” te kishte raste me 6000 votues dhe 8500 vota ne favor.

      2. Katastrofa kombetare dhe konflikti me i gjere social, mendoj qe ekziston vetem ne portalin e Merdos dhe propaganden e peshtire te Top Channel. Me thuaj vetem 1 element qe paska bere e majta per barazine sociale dhe per te shmangur hendekun social- mos e ke fjalen per drogen apo tenderat qe u jepen vetem 10 kompanive? Ajo qe ti e quan ironi, personalisht me duket gjuhe bajate, provinciale dhe vulgare.

      3. Rrahje dhe burgosje e kundershtareve politike? Vrasje dhe jo pendese? Ishte “Demonstruesi” Spartak Ngjela ai qe kerkonte qe te vriteshin 13.000 vete vetem qe te vinte ai me te vetet ne pushtet. Kurse autorin e 4 vrasjeve te 2 Prillit ne Shkoder e ke Kryetar te Parlamentit.

      4. Por pjesa me argetuese e komentit eshte ajo e “korrupsionit te vertetuar”e te djathtes, ndaj atij “te dyshuar” te se majtes. Ketu militantizmi (ose naiviteti) arrin kulmin. Komisioni i Larte i Shtetit ka VERTETUAR qe ne epoken e hajduterise rilindase, arkes se shtetit i eshte shkaktuar dem prej 1.6 miliard EUR…Apo t’i mbase shpreson qe Drejtesia e emeruar nga vete rilindja te certifikoje rrjepjen qe po i behet cdo dite Shqiperise?

      Mund te rrekeni te mashtroni sa te doni me propaganden tuaj te felliqur, por tashme ju besojne vetem militante, drejtore, trafikante dhe oligarke.

      1. Po lodhesh kot duke shkrujt, Shqiptaret jane popull budalla dhe prap ka per te fitu Rama.
        Harrove dicka shume te rendesishme ne analizen tende, PD kur ishte ne pushtet normal qe ka vjedh e ka bo korrupsion, por kto Rilindasit pervecse po vjedhin shume her me shume, mbase edhe 10 here me shume se PD, gjithashtu me PPP qe po japin jane duke vjedh edhe nja 20-50 vite pasi te lene pushtetin. Nuk ka bir robi qe ti japi mo drejtim ktij veni me kto PPP-ra qe po japin kto.
        Pastaj lista ska vetem 2 parti, ka 50…, Nese si perqen PD, PS apo LSI, te votojne dike tjeter.

      2. Se kush fito me 25 prill, e tha Juri Kim sot. Venja veshin.
        Kushti i vetem mos me kene Toma minister….
        Toma minister….sepse deputet mundet me kane…

      3. TI MIRE E KE POR KUJT JA THUA ? DELEVE ” IDIOTEVE ? APO ATYRE QE MEZI PRESIN DATEN TE SHESIN BYTHEN PER NJE THES MIELLE? NE KETE VEND PO NUK NDRYSHOJE SISTEMI NUK KA TE ARDHME NGA ASNJERA PALE .

  3. Kèjo esht nje diktatur e re shikon spiropalin ne ambjent te mbyllur me 80 veta mos me zbatoi vet rregullat i pari pastaj kerko rregull per te tjeret

  4. Kur bejne presione edhe per keto gjera mendoni ku ka shkuar mortja ketyre rilindesave.

    Nuk kuptojne qe ben efektin e kundert, e provoi edhe Ramiz Alia ne 90

    1. Ka nje diference kolosale me ate periudhe, Ne 90 njerezit o do ulnin koken o do rebeloheshin ndaj regjimit, dy rruge kishte a vdekje a liri, ndersa tani eshte shume me e thjeshte, kujt nuk i pelqen ky pacavure ven e ka shume te lehte te iki fare nga Shqiperia.

  5. Ja dhe krrici Balla,

    ky copa e katunarit,

    me goje shtremberuar,

    nga Vegla e Kryetarit,

    simboli pra i servilit,

    dhe injorantit katunar,

    i zellshmi pas bythes,

    se Edi Rames Gomar

  6. Ja dhe krrici Balla,

    ky copa e katunarit,

    me goje shtremberuar,

    nga Vegla e Kryetarit,

    simboli pra i servilit,

    dhe injorantit katunar,

    i zellshmi pas bythes,

    se Edi Rames Gomar

  7. As të tijët, të cilët kanë kurajon të mohojnë dhe xhaxhallarët e Lulit të cilët lehtësisht gjenden në listën e gjendjes civile. Pa folur pastaj që djali i xhaxhait ka zgjedhjet e tij në jetë. Që Lulzim Bashën nuk e voton djali i xhaxhait apo që mund të shkojë me PS, kjo nuk është një çudi sepse Lulzim Bashën nuk e voton as gruaja e tij. Lulzim Bashën nuk e votuan 230 mijë demokratë në vitin 2017. Votë e pastër për PD që ishte hedhur në 2013, në 2017 nuk iu dha Lulzim Bashës.

    Lulzim Bashën nuk e kanë votuar për kryetar të PD as në 2013 dhe as në 2017, në të dyja rastet ka pasur manipulime të zgjedhjeve. Në garën me Olldashin pati dhe mbështetjen e Berishës, në garën e dytë bëri një ngrirje formale, kishte frikë edhe nga vota e Eduart Selamit.O ti loqja e majte e salihut Al ti rresht on pikat e salihut qe akuzonte per te bere politike si e ka pranuar dhe vete o loqe,gramozi ka dale ne gjygj dhe gjygjtari salihut e nxorri të pafajshem,vjedhje të zgjedhjeve jane certifikuar vjedhje nga osbe shba be o loqe qe kurre nuk u poqe,Howe salihun nga truri i vogel o shpellkar

    1. 14:47 – Vazhdojne qurravitjen baxhellat e rrumpalles. Kur te lesh turning shko futi nje byrek me dhalle.

    2. Sa dallojne sufllaqet. Gjysma e pare e shkrimit eshte shume e rregullt. Me ë, me presje, me gramatike. Ja kane dhene ta postoj ashtu sic eshte.
      Ne pjesen e dyte, sufllaqja nuk ruan asgje nga keto. Del ne skene se sa intelekt ka.

      Sa te kete sufllaqe te ketilla ,
      ta harroj se behet Shqiperia.

    3. Vazhdo edhe pak o shpellkari i mami-kurves mavi, se nja 20 vete i njoh une qe kur lexojne vjelljet e tua te felliqura, kane vendosur te votojne te djathten. Ate loqen qe mami-kurva e mban brenda gjithe diten, nderroje sa here qe merrni sufllaqen e dites. Me vjen keq vetem per nje gje, qe kjo toke mban ndyresira si ti.

  8. Vazhdojnë që prej kaq vitesh lehjet e antishqiptarëve, kundër Bashës se medemek ai paskej “vjedhur” paratë e Rrugës së Kombit.
    Eshtë e vërtetuar me fakte se kjo rrugë, vepra më e madhe infrastrukturore e tranzicionit, e në të njejtën kohë vepra më e rëndësishme në kontributin e bashkimit kombëtar, që mori emrin Rruga e Kombit, si një rrugë malore e ndërtuar në terem të vështirë e me një tunel modern të gjatë të niveleve ndërkombëtare, e ndërtuar nga kompania e fuqishme amerikane Bechtel, kushtoi afërsish 9 milionë euro kilometri.
    Është e vërtetë që kjo kosto është më e lartë se kostot mesatare ndërtimit të autostradave në Europë.
    Por ngase ndodhi kjo ?
    Kjo ndodhi ngaqë u ndërprenë punimet e tuneleve meqë u ndeshën në masa të buta e që kërkonin ndryshimin e projektit. Shtesa prej 240 milion eurove ishte e domosdoshme për ta përfunduar tunelin e është tuneli ai që e përgjysmonte distancën e rrugës.
    Ose duhej të braktisej ndërtimi i Rrugës së Kombit, ose të shtoheshin edhe ato para për të përfunduar tunelet, e qeveria Berisha e jo Basha me një vendim të KM shtoi edhe 240 milionë.
    Me tendencë të kjartë politike, socialistët duke pasur të tyrin edhe prokurorinë e përgjithëshme, sajuan akuzën për Bashën sikur ai paskej bërë marëveshje korruptive me kompaninë Bechtel, e ka marë prej saj “miliona euro”.
    Zgjati mbi një vit, edhe jashtë ligjeve hetimi i prokurorisë për Bashën e nuk gjeti asnjë shkelje.
    Tunelet dy drejtimëshme u përfunduan e janë të niveleve më të larta bashkëkohore.
    Jo vetëm kostoja e atyre tuneleve, por edhe e gjithë autostradës, sot pas kaq vitesh thuajse është shlyer nga përdorimi i saj.
    Socialistët që vazhdojnë akoma të përmendin “korrupsionin” e Bashës me kompaninë Bechtel, nëse do të ishin të bindur se kjo kompani bëkërka marveshje korruptive, përse po i besojnë asaj ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës ?
    Mandej duke përmendur faktin se Autostrada e Kombit ka kushtuar 9 milion euro kilometri e vazhdohet të abuzohet me te politikisht, po si nuk doli një prokuror e të hetonte ndaj qindra veprimeve korruptive të qeverisë Rama, ?
    Mjafton të përmendim faktin se vetëm për zgjerimin e Unazës së Tiranës, një kilometër na del me 18 milion euro
    E njejta histori si ajo me “serbin” Damir Faslliç.
    U ngrit një furtunë e madhe kundër Berishës që qenla lidhur me një biznesmen “serb”, ndërkohë që Faslliç si një biznesmen anglo-boshnjak, është deklaruar hapur disa herë publikisht pro pamvarësisë së Kosovës.
    Edhe me “serbin” Faslliç qeveria e Ramës bëri marëveshje për ndërtimin e linjës së Interkonjecionit me Kosovën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *