• |
ide | kryesore

Gazetarja Sara Carbonero, shoqja e Casillas, shtrohet në spital: tumori shfaqet përsëri

-Instant, Sport



Me një privatësi të madhe, gazetat spanjolle fatkeqësisht kanë filluar të merren përsëri me gjendjen shëndetësore të Sara Carboneros. Gazetarja, partnere e Iker Casillas aktualisht është e shtruar në një spital në Madrid, për të kryer një operacion të ri, i nevojshëm për shkak të përsëritjes e së kancerit të vezoreve që e kishte sulmuar rëndë në 2019.

Sipas asaj që është mësuar, gjendja e partneres së ish-kapitenit të Madridit dhe ekipit kombëtar çon në një optimizëm të kujdesshëm, por shqetësimi është i lartë. Sara Carbonero mbushi 37 vjeç disa ditë më parë dhe ishte në formë shumë të mirë: ishte kthyer në Radio Marca, ku filloi karrierën e saj gazetareske, drejtonte një linjë të suksesshme mode e bënte fushata reklamuese për një linjë të njohur kozmetike.

Përsëritja e kancerit ka ndryshuar skenarin në mënyrë drastike. Casillas, nëna dhe motra e saj, si dhe një mikeshë e ngushtë, janë aktualisht në krah të saj. Të gjithë shpresojnë se Sara mund ta mposhtë përsëri sëmundjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *