Sherri mes Antonio Conte dhe Andrea Agnelli në ndeshjen e Kupës së Italisë mes Juventus dhe Inter ka ringjallur pakënaqësinë e tifozëve të Juventusit ndaj ish-liderit të tyre, fillimisht kapitenit dhe më pas trajnerit të Zonjës së Vjetër. Në këto orë, në platformën online Change.org, ka nisur një peticion për të hequr ‘yllin’ e Conte nga Allianz Stadium. Situata e përsëritur, pas kërkesës që u bë në vjeshtën e 2019-ës.
Pikërisht kështu, sepse kalimi tek Inter i Antonio Contes si trajner nuk është gëlltitur kurrë nga shumica e tifozëve të Juventusit, të cilët që sezonin e kaluar i kishin kërkuar klubit të Juventusit të hiqte yllin me emrin e tij të pranishëm jashtë stadiumit. Conte në tetor 2019 i kishte etiketuar si “injorantë dhe jo tifozë”, duke mos kursyer një shigjetim pikërisht ndaj Andrea Agnelli. Marrëdhënie e tensionuar që u shfaq përsëri në gjysmë-finale të Kupës së Italisë.